Connect with us

Lajme nga vendi

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare

Published

on

 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga Drejtori Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Nikolas Markier, i shoqëruar nga përgjegjësi i IFC-së për Maqedoninë dhe Kosovën, Visar Perani, përgjegjësja për investime në sektorin e energjisë për Ballkanin Perëndimore Milica Sredanoviç dhe  Vadim Sherbakov, përgjegjës i Investimeve në Sektorin e Energjisë për Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e punës, IFC prezantoi modelin për mbështetjen e sektorit privat përmes partneritetit publiko-privat, si dhe bashkëpunimin potencial afatgjatë dhe mundësitë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në zbatimin e agjendës së gjelbër si një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Mexhiti i njoftoi përfaqësuesit e IFC-së për prioritetet e Qeverisë dhe aktivitetet e ndërmarra në këtë drejtim, duke vënë në pah ndotjen e ajrit dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit në zonat urbane si prioritet kyç.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, tha Mexhiti, po fokusohet në identifikimin e shkaqeve të ndotjes, jo të pasojave. Mexhiti informoi për mbështetjen e deritanishme të BE-së dhe Bankës Botërore në këtë fushë, por theksoi se ka hapësirë për realizimin e një partneriteti publiko-privat në një fazë të mëvonshme.

Duke marrë parasysh se shkaktarët kryesorë të ndotjes janë ngrohja e amvisërive dhe ndotja nga trafiku, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje të mëdha për realizimin e projektit të gazifikimit, si një nga zgjidhjet kryesore, i cili synon që qytetarët të përdorin metoda ngrohëse miqësore me mjedisin, të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes për 50-70 për qind, tha Mexhiti.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ulen çmimet e produkteve shkollore – Prindërit kursejnë deri në 2000 denarë

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tregtarët janë duke e respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimit të produkteve shkollore, shkruan Alsat.

Ai rikthekson rregullat për tregtarët. Qeveria mëson se me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor.

“Bazë është çmimi nga 1 korriku 2024. Është detyrë e tregtarëve është caktojnë se cila ka qenë çmimi atëherë dhe nga ajo të sigurojnë lirim prej 10-15% dhe të vendosin në hyrjen e dyqanit mbishkrim “Më pak shpenzime, më shumë për ju”. Inspektorati i tregut është në terren dhe shikon nëse respektohet. Tani nuk kemi arsye të besojmë se dikush nuk është duke e respektuar”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paraqitet e zhdukur 17 vjeçarja nga Kumanova

Published

on

Është paraqitur si e zhdukur, kumanovarja 17 vjеcare,. Paraqitjen e saj ne organet kompetente (Polici) e ka bërë babai i saj
“Sot në Stacionin policor të Kumanovës (SPB), në ora 01:30, personi me incialet S.I. (47) nga Kumanova, ka denoncuar se vajza e tij A.I. (17), është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Organi përkatës ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta zbardhur rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vajza 14 vjeçe nga Maqedonia, përdhunohet në Pejë,arrestohet 36 vjecari nga Kosova

Published

on

Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin 36 vjeçarit nga Peja, i cili dyshohet për përdhunimin e 14 vjeçares nga Maqedonia e Veriut.

Një burrë nga Peja e Kosovës gjendet në paraburgim, që kur para 3 ditësh u arrestua nga policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e koshte përdhunuar 14 vjeçaren nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuar i moshës 36 vjeçare, është arrestuar gjatë uikendit, pasiqë paraprakisht policia e Kosovës kishte gjetur gjurmë të cilat çonin deri tek i dyshuari, ndërkohë që dëshmia e vajzës ishte kyçe për ta arrestuar personi në fjalë, raportojnë mediat e Prishtinës.
Viktima dhe nëna e sajë, rastin e denoncuan në polici, me ç’rast vajza në detaje e kishte rrëfyer rastin, i cili kishte ndodhur në një shtëpi të braktisur në Pejë të Kosovës.

Sipas dëshmisë, tanimë i arrestuari, vajzën e kishte detyruar me dhunë për marrëdhënie seksuale.
Përfaqësues të prokurorisë nga Peja, bëjnë të ditur se procesi hetues është në rrjedhë e sipër. Nëse i akuzuar dënohet, sipas legjislaturës së Kosovës, të dyshuarit i kanoset burg deri në 10 vite heqje lirie.

Continue Reading

Më të lexuarat