Connect with us

Lajme nga vendi

Rreth 400 persona akoma janë “të padukshëm” në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Pas më shumë se 13 vjet një vajzë nga Shuto Orizarja e Shkupit pajiset me dokumente, gjegjësisht vjen nga Vërtetimi nga libri amë i të lindurve dhe me këtë bëhet e dukshme për institucionet dhe pandërprerë t’i realizojë të drejtat e saj dhe të regjistrohet në shkollë, raporton MIA. Avokati i Popullit Naser Ziberi sot në konferencë për media tregon se ky nuk është rast i izoluar dhe ju bën thirrje institucioneve që të animohen dhe ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm” të cilët kanë kërkuar vërtetim sipas ndryshimeve ligjore në vitin 2021.

Edhe pse për zgjidhjen e problemit nevojitej vetëm dokument nga spitali ku ka lindur fëmija, rasti mbyllet pasi përfshihet Qendra ditore, organizatat joqeveritare dhe Avokati i Popullit. Është interesante, që edhe vetë Avokatit të Popullit i kanë kërkuar më shumë dokumente dhe i duheshin rreth dy muaj që ta zgjidhin këtë rast.

Udhëheqësja e Qendrës ditore në Shuto Orizarë, sqaroi se procedura fillon nga viti 2023, kur te ata drejtohet nëna e vajzës. Problemi, siç tha, është ai se edhe pse vajza ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, babai nuk jeton në shtet, ndërsa nëna nuk ka arritur ta regjistrojë në librin amë.

Avokati i Popullit Ziberi informoi se problem me regjistrimin në evidencën e librave amë dhe marrjen e vërtetimit kanë shumë persona. Në thirrjen e parë nga 700 të paraqitur, të animuar dhe të nxitur janë 400 të parashtrojnë kërkesë që të evidentohen. Prej tyre, 268 kishin hyrë në procedurë, ndërsa 60 deri më tani kanë arritur të marrin numër amë.

“Problemi ka qenë i kahershëm dhe në vitin 2021 janë bërë një sërë ndryshimesh ligjore, të cilat krijuan kushte që regjistrimi të kryhej sipas detyrës zyrtare. Megjithatë, gjërat janë të ndryshme në praktikë. Dëshmi se nuk po funksionon në mënyrë optimale është se në vitin aktual, edhe pse është më pak se dy muaj, kemi ankesa nga kjo zonë. Një nga shembujt më të spikatur është kur nëna dhe fëmija nuk janë të regjistruar dhe janë praktikisht të padukshëm për institucionet”, sqaroi Ziberi.

Advertisement

Ziberi, theksoi se në rekomandimet e raportit vjetor do të tregohet se Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë duhet të jetë më azhure.

Ndryshe, sistemi jo konsistent i shkëmbimit të të dhënave të institucioneve, numri i madh i procedurave burokratike dhe ligjet e krijuara keq çuan në faktin që mbi 700 persona në vend nuk kanë shtetësi. Shpesh të quajtur në publik si persona “fantom”, këta persona nuk kanë pasur akses në të drejtat elementare të njeriut – sigurim shëndetësor, posedim të letërnjoftimit dhe përdorimin e ndihmës sociale deri në hapjen e llogarisë së transaksionit.

Ligji për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullon mënyrën dhe kushtet për fitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimin e shtetësisë, organin kompetent shtetëror për zgjidhjen e këtyre rasteve, vërtetimin e shtetësisë dhe mbajtjen e evidencës së qytetarëve të Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në dhjetor të vitit 2023, janë shpërndanë certifikata për personat që nuk janë të regjistruar në librat amë. Kjo, sipas ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zgjidh problemin dhjetëvjeçar me të cilin përballen qindra qytetarë të lindur në territorin e vendit tonë, por të pa regjistruar në regjistër dhe pa certifikata lindjeje.

Advertisement

Lajme nga vendi

ASH konteston zbatimin jo uniform të paketës “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Në ditën e hyrjes në fuqi të ligjeve, Aleanca për Shqiptarët ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese aktet ligjore që përfshihen në paketën “Safe City”.

Abidin Abduli, avokat i angazhuar nga Aleanca për Shqiptarët, deklaroi:
“Siç paralajmëruan deputetët tanë nga foltorja e Kuvendit, ligjet e paketës ‘Safe City’ do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese në ditën e hyrjes së tyre në fuqi. Këto iniciativa i dorëzuam me qëllim që çdo ligj të vlejë për të gjithë qytetarët, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Në lidhje me deklaratën e Ziadin Selës, një pyetje e ngritur nga gazetarët, deputeti Halil Snopçe theksoi:
“Serioziteti për ‘Safe City’ matet me veprime konkrete dhe jo me deklarata politike. Neni 9 i Kushtetutës garanton barazi për të gjithë qytetarët, ndërsa zbatimi i ligjit vetëm në tre qytete nuk është i barabartë dhe nuk siguron uniformitet. Deputeti Rijad Shaqiri paralajmëroi nga foltorja e Kuvendit se Aleanca për Shqiptarët do të dorëzonte ankesë, ndërsa Ziadin Sela nuk ishte i pranishëm gjatë votimit të ligjit.”

Aleanca për Shqiptarët thekson se çdo ligj duhet të jetë i drejtë, i barabartë dhe të garantojë të drejta të njëjta për të gjithë qytetarët, pa përjashtim.

Aleanca për Shqiptarët

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: “Safe City” është politizuar pa nevojë, ligji nuk ka karakter ndëshkues

Published

on

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, ka deklaruar se Ligji për kundërvajtje, i njohur si sistemi “Safe City”, është politizuar pa nevojë, duke u shoqëruar me dilema, propagandë dhe përpjekje për etnizim të tij. Sipas Fetait, “Safe City” është një sistem i konceptuar për të vendosur rend në qarkullimin publik dhe për të ulur numrin e aksidenteve fatale në trafik. “Bëhet fjalë për një sistem që synon të vendosë rend në qarkullimin publik dhe të ulë shkallën e vdekshmërisë në aksidentet rrugore. Ai është menduar dhe dizajnuar mbi bazën e statistikave që shteti disponon lidhur me aksidentet e trafikut në nivel vendi”, ka deklaruar Fetai.

Zëvendëskryeministri ka theksuar se qasja e Qeverisë është parandaluese dhe jo ndëshkuese, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se qëllimi është mbledhja e gjobave për mbushjen e buxhetit. “Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë qytetarët apo të mbledhim para për buxhetin, siç u paraqit nga një pjesë e opozitës. Qasja është parandaluese dhe ka të bëjë me sigurinë publike”, tha Fetai.

Ai sqaroi se ligji ende nuk zbatohet plotësisht dhe se aktualisht sistemi ndodhet në fazë testuese. Sipas tij, operacionalizimi i plotë i sistemit, përfshirë edhe shqiptimin e dënimeve, do të nisë nga data 1 shkurt. Fetai po ashtu nënvizoi se dërgimi i njoftimeve përmes SMS-ve është ende në fazë testimi dhe se Qeveria ka garantuar respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. “Kemi qartësuar se do të respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve dhe njoftimet do të dërgohen në dy gjuhë. Këtë e garantojmë”, theksoi Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Diploma false, ministrja Janevska: Ka kallëzime penale, po veprohet

Published

on

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emisionin “Click Plus” deklaroi se aktualisht institucionet po veprojnë mbi kallëzimet për diploma të falsifikuara, duke theksuar se ligji në fuqi për momentin parashikon vetëm masa ndëshkuese.

Ajo shtoi se së shpejti pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të mundësojë procedura të reja për trajtimin e këtyre rasteve.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të përcaktuar disa fakte që kanë ndodhur në të kaluarën, por ka indikacione se raste të tilla po ndodhin edhe tani, megjithëse në një përqindje më të vogël. Më vjen keq të them se ligjet tona ekzistuese për arsimin e lartë kanë disa mangësi, të cilat nuk na lejojnë ta përmbyllim plotësisht këtë problematikë, ndonëse do të kishim mundësi. Kemi ndërmarrë hapa dhe aktualisht po veprojmë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, i cili, edhe jashtë planit të rregullt, po zhvillon një sërë hetimesh. Për momentin po punohet mbi kallëzimet e paraqitura dhe të gjitha ato që na janë dorëzuar janë proceduar. Ligji nuk është i qartë se si duhet vepruar pas përfundimit të procedurave. Një pjesë e madhe e rasteve janë zgjidhur me shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë kryer shkeljet. Në këtë proces do të duhet të përfshihet edhe Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë”, deklaroi Janevska.

Continue Reading

Më të lexuarat