Connect with us

Lajme nga vendi

MEXHITI: PO FINALIZOJMË PROPOZIM-LIGJIN PËR VEPRIM KLIMATIK

Published

on

 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministës i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ.

Në takimin përmbyllës, ku folën edhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, koordinatori qeveritar për Fondin e Gjelbër për Klimën, Dame Dimitrovski dhe menaxheri i projektit në Zyrën e GIZ-it në Shkup, Mark Barret, Mexhiti theksoi rëndësinë e luftës kundër ndryshimeve klimatike, që siç tha ai, nuk ka të bëjë vetëm me teknologjitë, por edhe me infrastrukturën, dhe politikat.

‘Bëhet fjalë për ti siguruar individët, komunitetet dhe institucionet me njohuri, aftësi dhe mënyra të të menduarit, të nevojshme për të nxitur ndryshime të rëndësishme dhe të qëndrueshme. Ndryshimet klimatike, si një qëllim i veçantë i zhvillimit të qëndrueshëm, paraqesin një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Për ti trajtuar në mënyrë efikase këto sfida, duhet të investojmë në kapitalin njerëzor – aftësinë tonë kolektive për t’u përshtatur, për të inovuar dhe për të ndërtuar shoqëri të qëndrueshme’, tha Mexhiti.

Para së gjithash, shtoi zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, arsimi luan një rol kyç në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike dhe njohuritë i fuqizon individët të marrin vendime të informuara dhe të zbatojnë zgjidhje të qëndrueshme.

Në aktivitet u diskutua edhe për krijimin e “profesioneve të gjelbra” të reja, të cilat do t’u japin të rinjve mundësinë për të punuar në sektorë që janë në përputhje me tendencat më të fundit klimatike.

Advertisement

“Ne jemi veçanërisht krenarë që ky projekt ka hedhur themelet për nxitjen e vendeve të gjelbra të punës dhe avancimin e politikave të përfshirjes sociale. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se Plani Kombëtar i veprimit për mbështetjen e zhvillimit të punësimit të gjelbër, inteligjent ndaj klimës, punësimit të ndjeshëm ndaj gjinisë dhe gjithëpërfshirës në sektorët kyç ekonomik në vend përmban masa specifike për përshtatjen e tregut të punës me tranzicionin e gjelbër”, tha Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Koordinatori i Qeverisë për Fondin e Gjelbër për Klimën, Dame Dimitrovski, vuri në dukje se ndryshimet klimatike janë të vendosura lartë në agjendën e qeverisë dhe se sektori i arsimit, mbrojtjes sociale dhe shëndetësisë njihen si sektore kyçe të agjendës së gjelbër.

Mark Barrett, menaxher projekti i Agjencisë Gjermane të Bashkëpunimit Ndërkombëtar GIZ, vuri në dukje se një e treta e portofolit është në të vërtetë zbatimi i projekteve që kontribuojnë në përshtatjen e sektorëve të bujqësisë dhe transportit, dekarbonizimin e sektorit të energjisë, përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave publike dhe menaxhimin e përmbytjeve si dhe forcimin e sektorit privat.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat