Lajme nga vendi
BUKURIT E SHARRIT ORGANIZUAN MARSH DERI TE GJOLI I GORJANIT
Në organizim të Shoqatës Bjeshkatare Bukuritë e Sharrit të Bogovinës të dielën u organizua marshi tradicional nga fshati Pirok deri te Gjoli i Gorjanit që është 14 kilometra në dy drejtime dhe me naltësi mbidetare 700 metra. Mbi 200 pjesëmarrës të këtij marshi ishin me përgatitje sipas rregullave që kërkon marshi .Në këtë marsh tradicional pjesëmarrës ishin shoqatat bjeshkatare nga vendi, Kosova dhe Lugina e Preshevës. Para nisjes së kryetari i Shoqatës bjeshkatare Bukuritë e Sharrit, Nazmi Zeqiri falënderoj Komunën e Bogovinës për përkrahjen
“Ky organizim nuk do të behej nëqoftëse nuk kishim ndihmën e aktivistëve të fshatit Pirok dhe nëpër gjithësi krejt fshati na ka pranuar shumë mirë. Kemi donatorin e vazhdueshëm Komunën e Bogovinës që gjithmonë na ka dhënë mbështetje. Ne nuk do të ishin sot si Shoqatë nëse nuk do ta kishim atë, Kështu që e falënderoj në emër të Shoqatës, në emër të gjithë anëtarëve për mirësinë dhe ndihmën që na ka dhënë” tha Nazmi Zeqiri kryetar i Shoqatës Bjeshkatare ‘’BURURIT E SHARRIT’’
I pranishëm në këtë event të Bjeshkatarëve ishte edhe kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu pjesëmarrësve iu uroj marshim sa më të lehtë
BESNIK EMISHIU – KRYETAR I KOMUNËS SË BOGOVINËS
“Mirë se keni ardhur në këtë event që organizohet nga Shoqata Bukurit e Sharrit. Unë pasi e shohë që sot është koha e mirë ju dëshiroj që sa më lehtë dhe sa më mirë ta kaloni at agjendë të cilën e keni parapa. Rrugë të mbarë “ tha Besnik Emshiu kryetar i Komunës s% Bogovinës
Kryetari i Unionit të Shoqatave bjeshkatare në Maqedoninë e Veriut Fari Rexhepi para të pranishmëve apeloi tek të gjitha komunat shqiptare që të përkrahin aktivitet e këtilla të Shoqatave Bjeshkatare.
“ Të nderuar të pranishëm nuk mund që të mos përshëndes prezencën e kryetarit të Komunës së Bogovinës të nderuarin Besnik Emshiu I cili vazhdimisht I përkrahë aktivitetet bjeshkatare dhe Shoqatën Bjeshkatare “Bukurit e Sharrit”. Kur jemi këtu të bëjë një apel te kryetarët e komunave shqiptare që të ndjekin apo të marrin shembullin e kësaj komune “ tha Fari Rexhepi kryetar I shoqatave bjeshkatare në RMV
Njëri ndër bjeshkatarët më me përvoj Buran Izairi, anëtari i Shoqatës Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” u shprehë I kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në kët marsh tradicional
“Në këtë tubim marrin pjesë të gjitha shoqatat të cilat gravitojnë në teritorin e Republikës së Maqedoonisë së Veriut, edhe jashtë saj kemi gtë ftuar nga Shqipëria, nga Kosova, nga Lugina e Preshevës. Ky është një manifestim tradicional të cilën e organizon Shoqata jonë” tha Buran Iyairi bjeshkatar
Pjesëmarrsit në marshin tradicional deri në fshatin Rakovec kanë udhëtuar me vetura private, ndërsa marshi nga Rakoveci ka vazhduar ecja deri në vendin e quajtur Shavar ku gjendet Gjoli dhe vila e Gradecit ku janë pritur nga activist të këtij sporti nga fshati Gradec, ndarsa pas kthimit në Rakovec nga ana e Shoqatës ishte përgatitur një drake e përbashkët dhe janë ndarë mirënjohje. TV KOHA


Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

