Lajme nga vendi
Shkup, një 37-vjeçar përdhunoi një grua në makinën e babait të tij, Prokuroria kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore Publike Shkup për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ka nisur procedurë hetuese kundër një 37-vjeçari nga Shkupi.
Më 21 shkurt, i dyshuari ka dhunuar me forcë një grua në veturën në pronësi të babait të tij, duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës dhe pëlqimit të saj. Viktima i ka rezistuar gjatë gjithë kohës prekjeve të tij, por e ka goditur me grusht në kokë dhe në trup, si dhe e ka goditur me shkelma në fytyrë, pas së cilës asaj ka filluar t’i rrjedhë shumë gjak. Së fundi, ai e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale, edhe pse viktima ka tentuar të shkëputet dhe të arratiset pa sukses.
Duke pasur parasysh se në rastin konkret ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së veprës nga i dyshuari, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: FITON SHKËNDIJA HUMBIN KV UT DHE LIRIA
Klubi i volejbollit Shkëndija e Tetovës kthehet me tre pikë nga Strumica pas fitores kundër Makedonija Xhio 3-1 n sete, ndërsa Universiteti i Tetovës dhe Liria pësuan humbje
Këtë fundjavë u zhvilluan java e pestë e sezonit vjeshtor në ligën e parë të volejbollit vendor në kategorinë e meshkujve. Ekipi i UGD Shtipi mbetet skuadra e vetme e cila ka të fituara pesë fitore dhe 15 pikë maksimale, ndërsa ndiqet nga kampioni në fuqi Strumica dhe Rabotniçki. Skuadrat tetovare edhe këtë javë shënuan rezultate jo të mira, pasi ishte Shkëndija e vetmja skuadër që shënoi fitore dhe atë në transfertë me Makedonija Xhio në Strumicë duke fituar 1- 3në sete 18-25, 25-21, 19-25 dhe 18-25.
Skuadra e Universitetit të Tetovës në cilësinë e vendasit ka pësuar nga Boreci i Velsesit 0-3, ndërsa Susheva ka shënuar fitore kundër ekipit Liria 3-1
Rezultatet e javës së pestë të sezonit vjeshtor: Strumica – Skopje 3-0, UGD Shtipi – Janta Volej 3-0, Makedonija Xhio – Shkëndija 1-3, Vesna Probishtip – Rabotniçki 0-3, Universiteti i Tetovës – Boreci 0-3 dhe Susheva – Liria 3-1
Lajme nga vendi
Mickoski me lajme të mira: 55.000 studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike
“Sot është shpallur thirrja publike dhe i ftoj të gjithë studentët të aplikojnë, mendoj se janë 55.000 në numër. Atë që premtojmë, e përmbushim – 15.300 denarë merr secili student për blerjen e një pajisjeje elektronike”, tha sot kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.
Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025. Nga Ministria për Transformim Digjital sqarojnë se studentët që figurojnë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë aplikimit nuk kanë nevojë të ngarkojnë asnjë dokument.
Hapat për aplikim për studentët që janë në evidencën e MASh-it
(linku i shërbimit: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5980)
Studenti kyçet në uslugi.gov.mk dhe dorëzon aplikimin për shërbimin “Thirrje Publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike”. Në procesin e aplikimit nuk është e nevojshme të ngarkohen dokumente. Pas dorëzimit të suksesshëm, sistemi gjeneron një dokument – Vauçer me vlerë. Me vauçerin e marrë, dokument identifikimi dhe nënshkrimin e Deklaratës për përdorimin e vauçerit (në sallonin e shitjes së operatorit ekonomik), studenti mund ta tërheqë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur, më së voni deri më 31.12.2025, informojnë nga Ministria për Transformim Digjital.
Ata, gjithashtu, e sqarojnë edhe procesin e aplikimit për studentët që nuk janë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Nuk duam të bëjmë ashtu si shumë qeveri që vepronin në të kaluarën, ta bëjmë këtë para zgjedhjeve që të mos shihet si sjellje jo-etike nga ana e Qeverisë, prandaj pritëm që zgjedhjet të përfundojnë zyrtarisht me vendimin e KSHZ-së. Prandaj i ftoj studentët të aplikojnë në këtë thirrje publike, e cila është e hapur deri më 1 janar 2026,” deklaroi Mickoski.
Lajme nga vendi
Alarm i rrejshëm për bomba në dy shkolla të Tetovës
Në dy shkolla të mesme të Tetovës sot kishte alarm të rrejshëm për bomba. Policia është detyruar të largojë nxënësit dhe mësimdhënësit nga objekti. Për dallim nga herët e kaluara, kërcënimi i sotëm ka shkuar direkt në e-mailin e policisë e jo të Shkollës.
“Shkolla e mesme gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” këtu në Tetovë, por edhe gjimnazi “7 Marsi”, që në orën e parë të fillimit të mësimit, sot u detyruan t’i evakuojnë nxënësit nga objektet shkollore, shkaku se erdhi Sektori i Punëve të Brendshme dhe iu tha që ka alarm për bombë”.
Nga SPB e Tetovës thonë se po punohet në zbardhjen e rastit dhe vendin nga ku është dërguar emaili.
“SPB Tetovë ka ndërmarrë menjëherë gjitha masat dhe aktivitetet dhe ka evakuuar shkollën nga nxënësit dhe janë siguruar në pjesët e jashtme. Janë marrë masat për kontroll të objektit, por u konstatua se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm. Viteve të fundit këto alarme janë shpeshtuar andaj MPB ndërmerr masa dhe Sektori për krim kompjuterik dhe forenzik marrin masat për ta locuar personin që ka dërguar këtë email”, tha Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.
Sipas të dhënave të policisë, e-maili dyshohet të jetë shkruar në gjuhën maqedonase, pastaj teksti është përkthyer në shqip dhe është i ngjashëm me emailet apo alarmet e rrejshme të dërguara në të kaluarën.
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi2 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

