Connect with us

Lajme nga vendi

Sot qeveria shqyrton propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski

Published

on

Në seancën e sotme të qeverisë pritet të miratohet propozimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski. Siç njoftoi dje kryeministri Hristijan Mickoski, procedura mund të zgjasë disa javë apo muaj, sipas ligjit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e djeshme për media nëse në seancën e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet dhe do të pranohet propozimi për shkarkimin e Kocevskit, ai ka sqaruar se Qeveria nuk mund ta shkarkojë atë, por vetëm mund ta inicojë procedurën.

“Ne si Qeveri absolutisht nuk mund ta shkarkojmë atë, por mund ta inicojmë procedurën. Me sa di unë letra duhet t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe aty duhet të presim mendim brenda 15 ditëve. Kjo procedurë do të marrë kohë, nuk do të përfundojë menjëherë. Kështu është ligji”, tha Mickoski.

Prokurori Publik i Shtetit, siç thuhet nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në rastet në të cilat, sipas dispozitave ligjore, ka pasur rrethana që kanë ngritur dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe ka pasur konflikt interesi, dhe rrethanat për të cilat është dashur t’i dijë dhe nga të cilat është dashur të përjashtohet.

Prokurori republikan Kocevski mohon pretendimin se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se ka zbatuar ligjin dhe afatet në të. Ai ka thënë se për propozimin për shkarkimin e tij do të flasë pasi Qeveria ta dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristijan Mickoski për largim nga detyra, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi të shohë arsyet e parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike. Nëse vërtetohet se ka vërtet shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se do të japë dorëheqjen vetë.

Advertisement

Lajme nga vendi

ASH konteston zbatimin jo uniform të paketës “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Në ditën e hyrjes në fuqi të ligjeve, Aleanca për Shqiptarët ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese aktet ligjore që përfshihen në paketën “Safe City”.

Abidin Abduli, avokat i angazhuar nga Aleanca për Shqiptarët, deklaroi:
“Siç paralajmëruan deputetët tanë nga foltorja e Kuvendit, ligjet e paketës ‘Safe City’ do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese në ditën e hyrjes së tyre në fuqi. Këto iniciativa i dorëzuam me qëllim që çdo ligj të vlejë për të gjithë qytetarët, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Në lidhje me deklaratën e Ziadin Selës, një pyetje e ngritur nga gazetarët, deputeti Halil Snopçe theksoi:
“Serioziteti për ‘Safe City’ matet me veprime konkrete dhe jo me deklarata politike. Neni 9 i Kushtetutës garanton barazi për të gjithë qytetarët, ndërsa zbatimi i ligjit vetëm në tre qytete nuk është i barabartë dhe nuk siguron uniformitet. Deputeti Rijad Shaqiri paralajmëroi nga foltorja e Kuvendit se Aleanca për Shqiptarët do të dorëzonte ankesë, ndërsa Ziadin Sela nuk ishte i pranishëm gjatë votimit të ligjit.”

Aleanca për Shqiptarët thekson se çdo ligj duhet të jetë i drejtë, i barabartë dhe të garantojë të drejta të njëjta për të gjithë qytetarët, pa përjashtim.

Aleanca për Shqiptarët

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: “Safe City” është politizuar pa nevojë, ligji nuk ka karakter ndëshkues

Published

on

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, ka deklaruar se Ligji për kundërvajtje, i njohur si sistemi “Safe City”, është politizuar pa nevojë, duke u shoqëruar me dilema, propagandë dhe përpjekje për etnizim të tij. Sipas Fetait, “Safe City” është një sistem i konceptuar për të vendosur rend në qarkullimin publik dhe për të ulur numrin e aksidenteve fatale në trafik. “Bëhet fjalë për një sistem që synon të vendosë rend në qarkullimin publik dhe të ulë shkallën e vdekshmërisë në aksidentet rrugore. Ai është menduar dhe dizajnuar mbi bazën e statistikave që shteti disponon lidhur me aksidentet e trafikut në nivel vendi”, ka deklaruar Fetai.

Zëvendëskryeministri ka theksuar se qasja e Qeverisë është parandaluese dhe jo ndëshkuese, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se qëllimi është mbledhja e gjobave për mbushjen e buxhetit. “Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë qytetarët apo të mbledhim para për buxhetin, siç u paraqit nga një pjesë e opozitës. Qasja është parandaluese dhe ka të bëjë me sigurinë publike”, tha Fetai.

Ai sqaroi se ligji ende nuk zbatohet plotësisht dhe se aktualisht sistemi ndodhet në fazë testuese. Sipas tij, operacionalizimi i plotë i sistemit, përfshirë edhe shqiptimin e dënimeve, do të nisë nga data 1 shkurt. Fetai po ashtu nënvizoi se dërgimi i njoftimeve përmes SMS-ve është ende në fazë testimi dhe se Qeveria ka garantuar respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. “Kemi qartësuar se do të respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve dhe njoftimet do të dërgohen në dy gjuhë. Këtë e garantojmë”, theksoi Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Diploma false, ministrja Janevska: Ka kallëzime penale, po veprohet

Published

on

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emisionin “Click Plus” deklaroi se aktualisht institucionet po veprojnë mbi kallëzimet për diploma të falsifikuara, duke theksuar se ligji në fuqi për momentin parashikon vetëm masa ndëshkuese.

Ajo shtoi se së shpejti pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të mundësojë procedura të reja për trajtimin e këtyre rasteve.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të përcaktuar disa fakte që kanë ndodhur në të kaluarën, por ka indikacione se raste të tilla po ndodhin edhe tani, megjithëse në një përqindje më të vogël. Më vjen keq të them se ligjet tona ekzistuese për arsimin e lartë kanë disa mangësi, të cilat nuk na lejojnë ta përmbyllim plotësisht këtë problematikë, ndonëse do të kishim mundësi. Kemi ndërmarrë hapa dhe aktualisht po veprojmë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, i cili, edhe jashtë planit të rregullt, po zhvillon një sërë hetimesh. Për momentin po punohet mbi kallëzimet e paraqitura dhe të gjitha ato që na janë dorëzuar janë proceduar. Ligji nuk është i qartë se si duhet vepruar pas përfundimit të procedurave. Një pjesë e madhe e rasteve janë zgjidhur me shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë kryer shkeljet. Në këtë proces do të duhet të përfshihet edhe Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë”, deklaroi Janevska.

Continue Reading

Më të lexuarat