Connect with us

Lajme nga vendi

Ganiu promovoi Portën lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër

Published

on

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot e promovoi zyrtarisht Portën lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër, një projekt me rëndësi të madhe për identitetin urban dhe kulturor të qytetit.

“Ky konstruksion modern i realizuar me çelik dhe xham, shërben si një hyrje funksionale dhe estetike, duke krijuar një lidhje organike mes dy hapësirave tregtare më të rëndësishme të qytetit. Përveç mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike, ky investim pasuron karakterin urban të Çarshisë dhe ruan frymën e një pazari të gjallë e dinamik”, ka thënë Ganiu.
Ai madje theksoi rëndësinë e këtij projekti si një simbol i ndërthurjes mes traditës dhe modernitetit, duke përmirësuar infrastrukturën dhe përvojën e qytetarëve dhe vizitorëve.

“Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për zhvillimin urban dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke ndërtuar një qytet më të bukur dhe më funksional për të gjithë”, thuhet në kumtesën e komunës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Alarm i rrejshëm për bomba në dy shkolla të Tetovës

Published

on

Në dy shkolla të mesme të Tetovës sot kishte alarm të rrejshëm për bomba. Policia është detyruar të largojë nxënësit dhe mësimdhënësit nga objekti. Për dallim nga herët e kaluara, kërcënimi i sotëm ka shkuar direkt në e-mailin e policisë e jo të Shkollës.

“Shkolla e mesme gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” këtu në Tetovë, por edhe gjimnazi “7 Marsi”, që në orën e parë të fillimit të mësimit, sot u detyruan t’i evakuojnë nxënësit nga objektet shkollore, shkaku se erdhi Sektori i Punëve të Brendshme dhe iu tha që ka alarm për bombë”.

Nga SPB e Tetovës thonë se po punohet në zbardhjen e rastit dhe vendin nga ku është dërguar emaili.

“SPB Tetovë ka ndërmarrë menjëherë gjitha masat dhe aktivitetet dhe ka evakuuar shkollën nga nxënësit dhe janë siguruar në pjesët e jashtme. Janë marrë masat për kontroll të objektit, por u konstatua se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm. Viteve të fundit këto alarme janë shpeshtuar andaj MPB ndërmerr masa dhe Sektori për krim kompjuterik dhe forenzik marrin masat për ta locuar personin që ka dërguar këtë email”, tha Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas të dhënave të policisë, e-maili dyshohet të jetë shkruar në gjuhën maqedonase, pastaj teksti është përkthyer në shqip dhe është i ngjashëm me emailet apo alarmet e rrejshme të dërguara në të kaluarën.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN-i kërkon Kod penal që s’guxon më të shërbejë si amnisti!

Published

on

Koalicioni VLEN akuzon ish-pushtetin BDI–LSDM se kanë keqpërdorur kalimin e ligjeve me të ashtuquajturin flamur evropian. Nga VLEN thonë se “nën maskën e “harmonizimit me BE-në”, ata votuan ndryshime në Kodin Penal që sot po ia shohim sherrin e gjithë shoqëria”

“Ky nuk ishte ligj për standarde evropiane, por ofertë amnistie për kapjen e shtetit, e nënshkruar nga BDI në emër të shqiptarëve, por në interes të Gruevskit, Mijallkovit dhe klikave që kanë plaçkitur edhe shqiptarët, edhe Maqedoninë e Veriut. Ky vend ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për ligje të qepura sipas hallit të politikanëve që tremben nga përgjegjësia. Përpilimi i Kodit të ri Penal kërkon analizë të thelluar, harmonizim profesional dhe përfshirje të ekspertizës më të mirë juridike, prandaj VLEN mbështet qasje të përgjegjshme dhe të mbështetur në parime evropiane. Qasja jonë është e qartë vendi ka nevojë për një Kod Penal modern, të ndërtuar mbi parimin e barazisë para ligjit dhe me kapacitet të vërtetë për të siguruar ndëshkim efektiv për korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin. VLEN ka qenë e para që ka kërkuar rritje të përgjegjësisë për korrupsionin e lartë, përmes amendamentit kushtetues. Prioriteti ynë është i thjeshtë, një sistem penal që mbron qytetarët dhe drejtësinë, jo ata që për vite të tëra e përdorën ligjin për të pastruar vetveten nga skandalet”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zgjidhet kryetari i Këshillit komunal në Bërvenicë,me votat e VMRO-DPMNE-së -LSDM-së ndërsa VLEN dhe AKI abstenuan

Published

on

Në seancën e dytë të përbërjes së re të Këshillit të Komunës së Bërvenicës, për kryetar Këshilli është emëruar Robert Milloshevski, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë nga VMRO-DPMNE, parti nga e cila vjen edhe kryetari i komunës, Jovica Ilievski.

Miloshevski u emërua me tetë vota “pro”, të cilat i siguruan gjashtë këshilltarë të VMRO-DPMNE-së dhe dy nga koalicioni i LSDM-së. Shtatë këshilltarët e tjerë – katër nga koalicioni VLEN dhe tre nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim abstenuan. Këshilli ka gjithsej 15 anëtarë.

Me zgjedhjen e Milloshevskit si kryetar i Këshillit dhe me ndarjen e vërtetimit për kryetar komune, u kompletua formimi i vetëqeverisjes lokale në Komunën e Bërvenicës.
Pas dy raundeve zgjedhore dhe skadimit të afateve për paraqitje të ankesave dhe kundërshtimeve, Komisioni Komunal Zgjedhor i Bërvenicës i dorëzoi Jovica Ilievskit vërtetimin për kryetar të zgjedhur të komunës. Me këtë, Ilievski vazhdon mandatin e dytë si kryetar komune.

Komisioni Komunal i Bërvenicës më 10 nëntor u ndau vërtetimet gjithsej 15 këshilltarëve të zgjedhur, pas së cilës u mbajt edhe seanca konstituive, por pika për zgjedhjen e kryetarit u shty për seancën e dytë. (koha.mk)

Continue Reading

Më të lexuarat