Connect with us

Lajme nga bota

Zyrtare: Shtëpia e Bardhë ia heq ndihmat Ukrainës, bisedime vetëm për paqe

Published

on

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën.
Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes.
Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së Zelensky.
“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.
“Ishte fantastike që kamerat po xhironin, sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren Presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.
Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk po përjashton ndalimin e të gjitha dërgesave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake në Ukrainë, me vlerë miliarda dollarë.
Advertisement

Lajme nga bota

Sulmi me armë në Michigan, katër të vrarë/ Eliminohet pas ngjarjes ekzekutori, çfarë dihet deri më tani

Published

on

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur dhe zjarrvënie në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në qytetin Grand Blanc, gjatë një shërbese të mbajtur të dielën paradite.

I dyshuari, Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, nga Burton, Michigan, hyri me makinë në ndërtesën e kishës rreth orës 10:25 të mëngjesit (ora lokale), hapi zjarr me një pushkë sulmi ndaj besimtarëve dhe më pas i vuri flakën ambientit. Ai u vra nga policia vetëm tetë minuta pas sulmit, në parkingun e kishës.

Sipas shefit të policisë së Grand Blanc Township, William Renye, dy nga viktimat humbën jetën nga plagët me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë u gjetën më vonë pa jetë brenda godinës. Hetimet janë ende në vijim, pasi disa persona rezultojnë të zhdukur dhe kisha ka pësuar dëme të mëdha nga zjarri.

Sanford, një ish-pjesëtar i Korpusit të Marinës Amerikane, kishte përdorur benzinë si përshpejtues për të nxitur zjarrin në ambientet e brendshme të kishës, ku ndodheshin qindra besimtarë, përfshirë fëmijë. Policia dhe dëshmitarë okularë kanë theksuar “heroizmin” e disa anëtarëve të komunitetit që strehuan të vegjlit gjatë momentit të panikut.

Hetimi po udhëhiqet nga FBI, që ka angazhuar mbi 100 agjentë për të ndihmuar në mbledhjen e provave, kontrollin e banesës së të dyshuarit dhe analizën e të dhënave të telefonit të tij celular. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë, por autoritetet e kanë klasifikuar incidentin si një “akt dhune të synuar”.

Advertisement

Zëdhënës të Policisë Shtetërore të Michigan-it konfirmuan gjithashtu se po përballen me kërcënime të tjera me bomba në zona të ndryshme, të cilat janë pastruar dhe konsiderohen të sigurta.

Continue Reading

Lajme nga bota

Çmimi i arit arrin rekord, tregjet presin ulje të normave të interesit në SHBA

Published

on

Indekset evropiane dhe amerikane të bursës janë kryesisht në rritje sot, ndërsa çmimi i arit ka kaluar 3.800 dollarë për uncë (1 uncë = 28,3495 gramë), duke arritur një rekord të ri. Kjo është pasojë e dobësimit të dollarit dhe pritjeve në rritje se Rezerva Federale e SHBA-së mund të ulë normat e interesit deri në fund të vitit, raporton Reuters.

Tregjet aktualisht vlerësojnë se mundësia për ulje të normave të interesit në SHBA gjatë muajit tetor është 90 përqind, ndërsa shanset për lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare në dhjetor llogariten rreth 65 përqind.

Sipas të dhënave të 9:30, indeksi DAX i bursës së Frankfurtit u rrit për 0,25 për qind, duke arritur në 23.790,76 pikë; indeksi francez CAC 40 u rrit për 0,15 për qind, në 7.882,03 pikë; britaniku FTSE 100 u rrit për 0,49 për qind, në 9.330,75 pikë, ndërsa indeksi rus MOEX ra për 0,46 për qind, në 2.712,85 pikë.

Continue Reading

Lajme nga bota

BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit

Published

on

Kompania gjermane e automjeteve, BMW, ka njoftuar tërheqjen masive të mbi 196,000 automjeteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një defekti në starterin e motorit.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë Rrugore dhe Trafikut (NHTSA), problemi lidhet shkaktim të nxehjes së tepruar dhe shkurtimit të qarkut elektrik, duke rritur rrezikun për zjarr, raportoi Reuters të dielën.

Tërheqja prek disa modele të BMW-së, përfshirë Toyota Supra dhe BMW 230i të vitit 2022.

Kompania ka njoftuar se do të ofrojë zëvendësimin e starterit të motorit pa pagesë për të gjithë pronarët e automjeteve të prekur.

Për të parandaluar rreziqe të mundshme, BMW-ja ka ftuar të gjithë pronarët e automjeteve të prekur të vizitojnë pikat e autorizuara të servisimit, ku do të realizohet zëvendësimi falas i pjesës me defekt./zhurnal.mk/

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat