Connect with us

Lajme nga vendi

Pasnesër fillon pagesa prej 11 milion euro për kompanitë nga kredia hungareze

Published

on

Transha e parë në vlerë prej rreth 11 milionë euro, nga mjetet e dedikuara për mbështetje të kompanive të siguruara me kredinë hungareze, do të paguhet pasnesër, gjegjësisht mjetet do të transferohen nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, njoftoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Në një deklaratë për mediat në Budapest, ajo theksoi se kërkesa e kompanive për shfrytëzimin e mjeteve është disa herë më e madhe se shuma e kredisë dhe se fondet janë në dispozicion të të gjitha kompanive.

“Komform kushteve të vendosura nga Qeveria, të gjitha kompanitë kanë të drejtë të kenë qasje në këto fonde, me përjashtim të atyre që merren me prodhimin e pijeve alkoolike, prodhimin apo tregtimin e duhanit, si dhe aktivitetet që lidhen me lojërat e fatit, kazinotë dhe sipërmarrjet ekuivalente”, tha ministrja, duke shtuar se nuk ka asnjë pasqyrë të drejtpërdrejtë në vendimet e bankave se cilat projektet mund të mbështeten, po se nëse ka lëshime bankat munden edhe një herë t’i shqyrtojnë aplikacionet dhe t’i marrin parasysh  bilancet e kompanive.

Ajo u përqendrua edhe në pjesën e kredisë të tërhequr nga Hungaria për të mbështetur komunat dhe u shpreh e kënaqur me realizimin e këtyre mjeteve.

“Pres që do të kemi realizim të shkëlqyeshëm, duke pasur parasysh se kemi një vit zgjedhor dhe se çdo kryetar komune, pavarësisht se nga cila parti politike është, do të ketë dëshirë që të realizojë më shpejt projektet për të cilat do të aplikojë”, tha ministrja.

Advertisement

Ministrja e Financave, dje dhe sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrat e qeverisë, morën pjesë në Samitin maqedono-hungarez në Budapest.

Advertisement

Lajme nga vendi

ANKETA: 41.3% NUK I BESOJNË ASNJË POLITIKANI!

Published

on

Gati gjysma e të anketuarve vlerësojnë se vendi nuk lëviz në drejtim të duhur, kurse 41.3% nuk i besojnë asnjë politikani. Qytetarët vazhdojnë të kenë besim më të madh tek VMRO-DPMNE-ja dhe liderin e kësaj partie, Hristijan Mickoski, ka treguar anketa e fundit e MKD.MK dhe Agjencisë Market Vision. Anketa ishte zbatuar nga 2 deri më 18 mars.

41.3% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk i besojnë asnjë lideri të partive politike. Kështu flasin rezultatet e anketës së zbatuar nga Time.Mk dhe Agjencia “Market Vision”. Shifra mbase flet për zhgënjimin e qytetarëve nga politikanët duke marrë parasysh përballjen e tyre me sfidat para së gjithash ekonomike.

Një e katërta e të anketuarve apo 25.2% më shumë i besojnë liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, që ndiqet nga Ali Ahmeti me 5.6%.

Në pyetjen tjetër për preferencat partiake 28.1% janë prononcuar se nuk do të votojnë, 24% se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 5.1% për VLEN-in, 4.9% për LSDM-në dhe 4.8% për BDI-në.

Në pyetjen nëse jeni për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE me status të vendit mbikqyrës, respektivisht anëtare e BE-së pa të drejtë vetoje, 52% e të anketuarve deklaruan se janë për hyrje në BE pa të drejtë vetoje.

Advertisement

46.9% e të anketuarve vlerësojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar kundrejt 36.2% që vlerësojnë se drejtimi është i duhur.

Anketa ishte zbatuar nga 02 deri më 18 mars me përdorimin e metodës CATI – anketimit telefonik me ndihmën e kompjuterit me 1.200 të anketuar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

A DO TË PRIVATIZOHET EDHE UJI NË KOMUNË TË TETOVËS?!

Published

on

Do të shitet uji i pijshëm në Tetovë. Këto janë akuzat e opozitës ndaj Komunës së Tetovës. Këshilltari Berat Murati përmes një video adresimi tha se edhe uji do të ketë fatin e njejtë, si ndriçimi publik dhe mbeturinat, pra duke aluduar në privatizim. Ai përmes një video kërkon që të mos privatizohet uji pasi që sipas tij, qytetarët do të përfundojnë në përmbarues.

Por drejtori i ndërmarrjes komunale Sharri, Valon Zeqiri siguron qytetarët që ujësjellësi nuk do të privatizohet. Ai madje thotë se as qytetarët nuk do të përfundojnë në përmbarues shkaku i partneritetit që pritet të ndodhë me ndonjë kompani private. Sipas tij, uji vetëm se do të reduktohet në raste se nuk paguhet ndërsa tani duke shmangur përmbaruesit.

Opozita gjithashtu ka akuzuar se rrjeti i ujësjellësit për shkak të vejtërsisë, humb rreth 60% të sasisë së ujit që vjen nga malësia. Por nga Komuna e Tetovës thonë se kjo nuk qëndron pasi që sipas tyre, 60% e ujit që vjen është rreth 240 litra në sekond dhe thonë se nëse do të kishim rrjedhje në sasi kaq të madhe, do të dukej edhe me sy të thjeshtë. Nëse çështja e ujit do të ketë fatin e mbeturinave dhe të ndriçimit publik, mbetet të shihet në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski: Është konstatuar parregullsi te veprimi i zyrtarëve policorë

Published

on

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, në intervistën për Alsat, konfirmoi që Kontrolli i brendshëm ka gjetur parregullsi në veprimin e zyrtarëve policor, lidhur me denoncimet e të ndjerës Ivana Stojanovska. Parregullsi janë konstatuar edhe në veprimet e Qendrës për Punë Sociale në Shkup. Ndërkaq Gjykatën e Shkupit të hënën fillon gjykimi kundër Stojançe Jovanovskit, i akuzuar për dhunë në familje, kërcënim dhe nxitje për vetëvrasje pasi bashkëshortja e tij Ivana Jovanovska i dha fund jetës së saj së bashku me vajzën e tyre gjashtëvjeçare, duke u hedhur nga ballkoni në lagjen Karposh të Shkupit.

“Është hapur rishqyrtim të punës nga ana e Departamentit për Kontroll të Brendshëm, sipas asaj që e kam si informatë, është konstatuar mospërputhje, paligjshmëri në kuadër të veprimit nga ana e një pjese të zyrtarëve. Edhe në MPB? Ashtu është. Dhe do të ndërmerren masa procesuese përkatëse edhe në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe nga ana e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. / Alsat.mk.

Continue Reading

Më të lexuarat