Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Bujar Osmanit shiti identitetin tim, s’e respekton as gjuhën shqipe

Published

on

BDI-ja edhe një herë po tenton të kryejë sulm në sistemin e drejtësisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me paralajmërimet e Ahmetit dhe Osmanit për bojkot të zgjedhjeve lokale, por edhe për krizë politike. Deklaratat e tilla të liderëve të BDI-së vijnë në prag të seancës përgatitore të Gjykatës Kushtetuese për ligjin për gjuhët. Deklarata e Osmanit për krizë politike, për kryeministrin Mickoski është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë, por siç tha ai, “njeriu që e shiti identitetin tim nuk e respekton as gjuhën e tij shqipe”.

“Supozoj se kryetari e ka qortuar nënkryetarin e tij sepse po i shkakton dëm të parikuperueshëm me atë deklaratë për dy arsye. Nën një, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të një shteti, që është në kundërshtim me çdo demokraci të njohur nga bota bashkëkohore. Njeriu që negocioi dhe shiti identitetin tim maqedonas dhe gjuhën time maqedonase ka kredibilitetin më të ulët për të folur për shkak se nëse nuk më respekton mua, nuk respekton as gjuhën e tij amtare shqipe”, tha Hristijan Mikoski.

Nga VLEN thotë se paralajmërimet për bojkotin e zgjedhjeve janë për të shpërqendruar nga problemet që i kanë në Fronti Europian dhe frikën e disaftës për shkak të kalkulimeve të brendshme.

“Prandaj, në vend që të de fokusojë opinionin me shqetësim të rrejshëm për gjuhën shqipe, BDI duhet të përgjigjet: A i ka thënë Ahmeti Selës se nuk mund të heqë dorë nga shërbimet e Ramiz Merkos? Skenari i bojkotit nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturin “deshqiptarizim”, për të cilin BDI po mashtron”, thotë VLEN.

Ekspertët me qëndrim se paralajmërimet e Ahmetit dhe Osmanit janë kërcënim serioz që ka disa porosi. Sefer Selimi vlerëson se me këtë dërgohet porosi deri te faktori ndërkombëtar por edhe koalicioni shqiptar në pushtet i cili, siç thotë, arsyeton gjithçka, vetëm e vetëm për të marrë mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet lokale. Ndoshta duhet të ketë krizë politike që të shqiptarët të mos përfundojnë si pakicë e margjinalizuar, tha Selimi.

Advertisement

Në disa tubime partiake kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se po bëhet degradim i shqiptarëve por edhe gjuhës shqipe me çka shtoi se mund të ketë edhe bojkot të zgjedhjeve lokale. Ndërsa Osmani shkoi edhe një hap më tej dhe paralajmëroi krizë të mundshme politike.

Lajme nga vendi

FILIPÇE: INSPEKTIME NË TË GJITHA SISTEMET E UJËSJELLËSIT NË VEND

Published

on

Rasti në Gostivar nuk është i izoluar, por bëhet fjalë për dobësi sistematike dhe joefikasitet institucional, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe.

Në konferencën e sotme për media ai tha se ka informacione se edhe në vende të tjera të vendit ka probleme me cilësinë e ujit, ndërsa institucionet nuk po reagojnë.

Duke iu referuar një raporti të siguruar nga informatorë, Filipçe deklaroi se uji në Spitalin e Specializuar për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz në Leshkë ka rezultuar i ndotur.

“Askush nuk ka reaguar. Bëhet fjalë për dokumente zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Mostra e marrë nga çezma e spitalit në Leshok, ku trajtohen pacientët, ka treguar 51 baktere koliforme në 100 mililitra ujë. Në raport thuhet se uji nuk i plotëson standardet e cilësisë për ujë të pijshëm. A e dinë këta njerëz se çfarë po bëjnë? Çfarë lloj menaxhimi i institucioneve është ky? A është qëllimi të rrezikohet shëndeti i të gjithë qytetarëve në vend?”

Lideri socialdemokrat bëri thirrje që analizat dhe kontrollet të kryhen menjëherë, ndërsa kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi penale për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe të Prokurorisë, duke i akuzuar se kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër

Published

on

Dje në orën 08:10 në DPB Gostivar, një 21-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj kundërligjshëm dhe pa pëlqimin e saj ka marrë fëmijën e tyre 10-muajsh për në Zvicër. Për rastin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe Qendra për Punë Sociale në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

16-vjeçari pa leje drejtimi me veturë përfshihet në aksident,i konfiskohet automjeti

Published

on

Dje rreth orës 14:00 në një hapësirë parkingu në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Poroj. Paraprakisht, ai pa leje drejtimi ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Smart” me targa të Tetovës dhe me automjetin ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa biseda zyrtare me të është kryer në prani të inspektorit për delikuencë të të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat