Connect with us

Lajme nga vendi

Këshilli i Prokurorëve publik nesër do të zgjedh 47 prokurorë

Published

on

Zgjedhja e gjithsej dyzet e shtatë prokurorëve në tetëmbëdhjetë prokurori publike është në rend dite në seancën e 20-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:30.

Më së shumti, gjegjësisht 14 prokurorë, duhet të zgjedhen në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Në Prokuroritë Themelore Publike në Veles, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Radovish, Resnjë dhe Strugë do të zgjedhet nga një prokuror publik.

Nga dy prokurorë publikë do të zgjedhen në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë.

Në Prokuroritë Themelore Publike në Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Shtip do të zgjedhen nga tre prokurorë publikë.

Advertisement

Në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë duhet të zgjedhen katër prokurorë.

Lajme nga vendi

Mickoski: S’do të befasohesha nëse vijmë edhe deri te 100 tonë marihuanë të sekuestruar! Çështja do të jetë shumë më e madhe

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi kontrolle shtesë nëpër kompanitë që merren me prodhimin e kanabisit mjekësor. I pyetur sasa marihuanë është sekuestruar nga aksionet e fundit, Mickoski tha:

“Disa dhjetëra tonë, nuk do të befasohesha nëse vijmë edhe deri te 100 tonë marihuanë të sekuestruar”, tha Mickoski.

I pyetur se kush ka qenë ministër i Shëndetësisë gjatë periudhës kur këto kompani kanë marrë licencë, Mickoski tha:

“Dihet kush ka qenë. Mund të paramendoni që në periudhë të caktuar ministër atje është edhe Venko Filipçe, por licencat janë punë tjetër. Puna e dytë është se është sjellë rregullore që është akt nën ligjor, me të cilin lejohet të prodhohet lule kanabisi, që nuk i plotëson normat GMP, dhe këtë kanë qenë të vetëdijshëm që e kanë bërë dhe nëse nuk i plotësojnë ato norma, është e logjikshme se gjatë përdorimit të ekstraktit nuk mund të licencohet dhe të gjendet në…të lëshohet për shitje”, tha Mickoski.

Kryeministri tha se janë siguruar shumë prova për këtë skandal dhe se “çështja do të jetë shumë më e madhe”.

Advertisement

“Kjo është vetëm fillimi, është vetëm fillimi nga ajo që e kemi si indikacione, por edhe nga ajo që MPB po e bën në hetim, disa celularë, disa biseda, dhe kështu me radhë, prova të tjera. Çështja do të jetë shumë më e madhe, shumë më e madhe”, theksoi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami në takim me studentët: Provimi i jurisprudencës do jepet edhe në gjuhën shqipe

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka realizuar takim me nismëtarët e iniciativës për dhënien e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kasami thotë se ka siguruar studentët që provimi në fjalë do të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
“Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi.
Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore.
Përkrahim studentët në këtë iniciativë dhe do të përkujdesemi që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski thotë se ligji aktual nuk e lejon provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe: Jam i gatshëm ta rregullojmë

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që sot të përfundojë debati mes ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov dhe zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali, në lidhje me kërkesën për provim të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. Mickoski tha se ka vullnet politik që kjo çështje të zgjidhet dhe tha se gjatë ditës së nesërme do t’i ftojë në takim palët e përfshira.

“Kushtetuta është e qartë dhe precize. Kushtetuta thotë se gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe në përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase, por gjithashtu, me përshkrimin më poshtë, ashtu thotë neni, gjuhë zyrtare në këtë rast është edhe shqipja, respektivisht bashkësia që është më tepër se 20%. Në këtë rast është gjuha shqipe. Dhe në një pjesë të amendamentit 5 që e zëvendëson nenin 7 të Kushtetutës shumë qartë qëndron, thotë komunikimi në institucionet shtetërore mund të zhvillohet edhe në gjuhën. në këtë rast të bashkësisë që është më tepër se 20%, pasi që kjo të rregullohet me ligj, dmth ne duhet që këtë proces të provimit fillimisht ta përcaktojmë me ligj. Ligji kështu siç është, nuk lejon provim të tillë, unë jam i gatshëm që këtë ta rregullojmë me ligj, dhe jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për gjuhët e të gjithë popujve që janë përmendur në preambulën. Nëse duam që kjo të ndodhë, duhet të bëhet ligj. Unë jam i gatshëm që të bëhet ligj, të dorëzohet në Komisionin e Venecias, nëse ligji është në përputhje me Kushtetutën ose jo. Fakt është se kur është bërë Ligji për Gjuhët, Komisioni i Venecias, për pjesën e gjyqësorit dha mendim negativ”, deklaroi Mikcoski.

Continue Reading

Më të lexuarat