Connect with us

Lajme nga vendi

AUV: Nuk është refuzuar asnjë ngarkesë me ujë të ambalazhuar nga Kosova

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se deri më tani asnjë ngarkesë e ujit të ambalazhuar nga Kosovës, nuk është refuzuar nga ndonjë shtet.

AUV-i ka njoftuar se si autoritet nuk ka pranuar asnjë informatë zyrtare nga Autoriteti i Maqedonisë se Veriut, për dyshime rreth sigurisë së ndonjë ngarkese me produkt ujë për pije.

Të martën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se është duke i inspektuar të gjitha dërgesat e ujit të importuar burimor nga Kosova, pasi që në analizat laboratorike të kryera në një mostër uji është zbuluar prania e bakterit koliform.

Në këtë kompani nëpërmjet një komunikate kanë thënë se produktet e tyre certifikohen rregullisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) dhe se produktet i kanë kaluar me sukses edhe analizat në Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV).

Por sipas AUV-it, bazuar në analizat labarotorike të kryera në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), 27 ngarkesat e kësaj kompanie të eksportuara nga Kosova këtë muaj, nuk kanë treguar prani të këtij bakteri.

Advertisement

Sipas këtij institucioni uji i ambalazhuar  nga kompania‘’Rugove’’ i plotëson kriteret ligjore dhe është e sigurtë për konsum.

“Nuk është refuzuar asnjë ngarkesë me ujë të ambalazhuar nga Kosova. Pas raportimeve në media mbi dyshimet për sigurinë e produktit ujë ‘’Rugove’’, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur gjurmimin e plotë për prodhimet e brendit në fjalë. Fillimisht si autoritet nuk kemi pranuar asnjë informatë zyrtare nga Autoriteti i Maqedonisë se Veriut, për dyshime rreth sigurisë se ndonjë ngarkese me produkt Ujë për pije. Nga të dhënat e kontrollit kufitar nuk është gjetur se ka pasur ndonjë ngarkesë me ujë të refuzuar apo kthyer nga ndonjë shtet tjetër në ketë periudhë kohore. Autoritete e kufirit qe funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (AUV, Dogant dhe Policia) Bëjnë një trajtim të veçantë në rastet e ngarkesave te refuzuara/ mallrat me origjine dhe të eksportuara nga Kosova. Nga kontrolli i brendshëm i inspektoratit fitosanitar, trup e cila bënë certifikimin e ngarkesave. Nga dita e marrjes se informatës ka nisë gjurmimi e të gjitha të dhënave për ketë operator ekonomik. Në muajin e fundit janë eksportuar gjithsejte 27 ngarkesa. Të cilat janë certifikuar ne baze të rezultatit të analizave laboratorike, të cilat janë kryer në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës. Ne këto rezultate te analizave është i përfshirë edhe parametri lidhur me “prezencën e bakterit koliform”. Ku në secilin rezultat është konfirmuar se nuk është gjetur ky bakter në produktin uji i ambalazhuar i kompanisë “Rugove”. Raportet e Analizave i posedon AUV, rezultatet janë negative ( pa prezencë të baktereve). Nga numri i përgjithshëm i ngarkesave të eksportuar gjatë këtij muaji nga biznesi në fjalë, 12 prej tyre janë eksportuar ne Republikën e Maqedonisë se Veriut (eksporti drejtë këtij shteti është duke vazhduar edhe sot) ndërsa ngarkesat tjera janë eksportuar ne vendet tjera si: Shqipëri dhe France. Secili shtet ka të drejtë të rrisë frekuencën e mostrave për ndonjë produkt të caktuar për një afat të arsyeshëm kohorë. Shtimi i masave të kontrollit nga ndonjë shtet, për një produkte të caktuar, nënkupton rritje të sigurisë për konsumatorët e të gjitha vendeve qe e konsumojnë atë produkte. Nga të gjeturat pas gjurmimit të plotë, fakteve të mbledhura dhe paraqitura me lartë, nuk ka vend për shqetësim. Uji i ambalazhuar ‘’Rugove’’ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum“, thuhet në njoftimin e AUV-it. /21Media

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat