Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: BDI me bojkot i bën dëm vetes! Pikërisht në zgjedhje duhet të matemi

Published

on

I pyetur për krizën politike që paralajmëroi nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, në rast se preket gjuha shqipe nga Gjykata Kushtetuese, Izet Mexhiti nga VLEN tha se “BDI nëse nuk reformohet, nuk ka se pse të garojë në zgjedhje”, përcjell TV21. Në lidhje me paralajmërimet për bojkot të zgjedhjeve lokale, në rast se preket gjuha shqipe në Kushtetuese, Mexhiti tha se me këtë BDI do t’i bënte dëm vetes.

“Jo, edhe nëse bojkotojnë, vetëm vetes së tyre i bëjnë dëm. Nuk munden asgjë tjetër. Së pari, bojkoti do të thotë në Bashkimin Evropian, edhe te partnerët tanë strategjik, nuk do ta përshëndesin këtë. E dyta, nuk ka asnjë arsye, pse të bojkotojnë? Nëse ata tërë kohën kërkojnë legjitimitet, pikërisht janë zgjedhjet ku duhet të matemi, deri sa afrohen zgjedhjet, gjithë kohës kërkonin zgjedhje të parakohshme, tani kur afrohen zgjedhjet, ngadalë bëjnë thirrje për bojkot”, tha Izet Mexhiti, kryetar i LD-së (VLEN).

Advertisement

Lajme nga vendi

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më së shumti shi në Kriva Pallankë

Published

on

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit, tre gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, 17 litra për metër katror.

Siç informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Llazaropolë, 8 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 9 në Ohër dhe Berovë, 10 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 11 në Vinicë dhe Prilep, 12 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, 13 gradë në Shkup – Petrovec, Strumicë, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi, si dhe 14 gradë në Gjevgjeli.

Deri në orën 8 kanë rënë 15 litra shi për njësi sipërfaqe në Pretor, 12 në Shkup – Petrovec, 10 në Kumanovë, 9 në Kodrën e Diellit, 8 në Tetovë, 7 në Vinicë, 5 në Berovë, 4 në Manastir dhe Gjevgjeli, 3 në Shkup – Zajçev Rid, si dhe një në Veles, Ohër, Krushevë dhe Strumicë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup, pjesërisht vranët, gjatë ditës me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë për vizitë në vendin tonë

Published

on

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga kryetari Kadir Ozkaja, sot do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe takim dypalësh me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjykatësve të tjerë të kësaj gjykate.

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të vizitës, do të bëhet hapje solemne e sallës për mbajtjen e mbledhjeve, ku do të prezantohet pajisja e re për digjitalizim të Gjykatës Kushtetuese.

“Qëllimi i kësaj pajisjeje teknologjike është të promovojë digjitalizimin dhe të sigurojë punë më efikase dhe transparente të Gjykatës. Sistemet e reja mundësojnë: takime hibride me pajisje të integruar audio dhe video – një pjesë e pjesëmarrësve të pranishëm në sallë, ndërsa një pjesë onlajn”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje

Published

on

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat