Connect with us

Lajme nga vendi

Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi 31 prokurorë të rinj publikë, pesë prokurori pa kandidatë

Published

on

Këshilli i prokurorëve publikë (KPP) sot zgjodhi 31 prokurorë të rinj publikë për 10Pprokuroritë Themelore Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kandidati i regjistruar për prokuroritë në Gostivar dhe Kërçovë nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndërsa në pesë prokurori nuk ka pasur fare kandidat të regjistruar.

Kandidatët e zgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup janë Sasho Palçevski, Burhanedin Nuhiju, Irina Crvenkovska, Jana Risteska, Milena Noveska Latinovska, Kristijan Smilevski, Bojana Vanevska, Ilir Zajazi, Aleksandar Sofronijovski, Dinçe Stojanovska, Marija Sekulovska Velkovska, Marina Galeva, Orhan Arifovski dhe David Nedellkov.

Prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit është zgjedhur Angelina Angelevska Ilievska, ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike të Gjevgjelisë është zgjedhur kandidatja Draginja Avramçeva. Blagoj Mitevski është zgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike në Dellçevë, Eroll Sherif është zgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër, ndërsa Kire Maninski është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Strumicë.

Kandidatët Ivana Javneska dhe Llukman Salihi u zgjodhën në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë, ndërsa Kiril Jovçeski dhe Marija Shokoska në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep. Për prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës janë zgjedhur kandidatët Yllzana Kasami Shabani, Stefan Poposki dhe Blerim Besimi, ndërsa në Prokurorinë  ThemelorePublike  të Shtipit janë zgjedhur Zdravko Keskinov Zhezhov dhe Lucija Kashuba.

Kandidati Arsim Ademi, i cili kandidoi për prokuroritë publike në Gostivar dhe Kërçovë, nuk ka marrë numrin e duhur të votave dhe nuk ka pasur kandidat të regjistruar në Prokuroritë Themelore Publike në Kriva Pallankë, Veles, Strugë, Koçan dhe Radovish. Në Prokurorinë Publike të Resnjës është regjistruar vetëm kandidati që sot Këshilli e ka zgjedhur për prokuror në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat