Connect with us

Lajme nga vendi

Poshetat e nikotinës nuk janë “snus”: një produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Published

on

“Reduktimi i dëmit të duhanit” është një strategji e shëndetit publik që synon të minimizojë ndikimet negative shëndetësore të pirjes së duhanit.

Dihet gjerësisht se pirja e duhanit shkakton rreziqe serioze për shëndetin. Mënyra e vetme për të shmangur këto rreziqe është të mos filloni fare ta pini duhanin ose ta lini plotësisht. Megjithatë, jo çdo duhanpirës është gati të lërë duhanin.

Koncepti i reduktimit të dëmit nga duhani njeh rolin e rëndësishëm që alternativat pa tym, të cilat mbartin rreziqe më të ulëta për shëndetin*, u ofrojnë duhanpirësve, të cilët përndryshe nuk mund të vendosin të lënë duhanin. Prandaj, ata që përndryshe do të vazhdonin të pinë duhan duhet të inkurajohen të kalojnë plotësisht në produkte pa duhan. Produktet më të njohura pa tym janë poshetat e nikotinës, cigaret elektronike me ose pa nikotinë dhe produktet e duhanit jo të djegshme.

Këto produkte relativisht të reja janë ende të panjohura për publikun e gjerë dhe dëmshmëria e tyre shpesh barazohet me atë të shkaktuar nga cigaret, por ka një numër të madh studimesh të pavarura që vërtetojnë se produktet pa tym janë shumë më pak të dëmshme* sesa cigaret.

Suedia, e cila u bë vendi i parë “pa duhan” në botë në vitin 2024, ka qenë gjithmonë një hap përpara në luftën kundër dëmeve të lidhura me duhanin, duke u bërë pioniere në uljen e rrezikut përmes përdorimit të produkteve alternative të nikotinës.

Advertisement

Një nga produktet që është më pak i dëmshëm* për shëndetin e përdoruesve të nikotinës janë poshetat me nikotinë.
Ato janë të destinuara për përdorim oral dhe janë të dizajnuara për t’u vendosur nën buzën e sipërme ku nikotina përthithet përmes mishrave të dhëmbëve. Nuk duhet të përtypen apo gëlltiten.

Publiku shpesh ngatërron poshetat e nikotinës me poshetat e duhanit, të quajtura gjithashtu “snus”. Ndërsa snusi është i ndaluar për shitje në vendet e Bashkimit Evropian (përveç Suedisë, ku lejohet), poshetat e nikotinës, të cilat nuk përmbajnë fare duhan, janë të ligjshme për shitje. Poshetat legale të nikotinës nga kompani të njohura botërore janë bërë nga përbërës të cilësisë së lartë. Ato përmbajnë nikotinë, ujë, përbërës bimor, aromatizues dhe ëmbëlsues. Ka posheta nikotine me shije të ndryshme dhe doza të ndryshme nikotini.

Ndër markat më të famshme të poshetave të nikotinës që vijnë nga Suedia është Velo, i cili është një opsion modern, i krijuar ekskluzivisht për duhanpirësit e rritur dhe përdoruesit e nikotinës, për ata që duan të shkëputen nga pirja tradicionale e duhanit, duke ofruar një alternativë më pak të dëmshme* për shëndetin. Ky produkt revolucionarizoi tregun duke siguruar konsumin e nikotinës pa pasur nevojë për tym ose substanca të dëmshme. Ai është projektuar gjithashtu për një mënyrë jetese dinamike, duke u ofruar përdoruesve një zgjidhje të shpejtë, praktike dhe më pak të dëmshme*.

Velo është pjesë e një strategjie më të gjerë për të ndërtuar një të ardhme ku tymi i cigares i përket së kaluarës. Me një vizion të guximshëm për të transformuar mënyrën se si konsumatorët mund të plotësojnë nevojat e tyre për nikotinë, produkti është pjesë e një revolucioni global drejt reduktimit të dëmeve të duhanit. Misioni i Velo shkon përtej shitjes së një produkti; Është një angazhim për të krijuar një botë ku zgjedhja e konsumatorit është më e përgjegjshme, më pak e dëmshme* për shëndetin dhe në përputhje me kërkesat e një brezi që kërkon ndryshim.

Velo ripërcakton konsumin e nikotinës për një brez që vlerëson shëndetin dhe zgjedhjet e zgjuara.

Advertisement

*Bazuar në peshën e provave dhe supozimin e kalimit të plotë nga pirja e duhanit. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe shkaktojnë varësi.

Advertisement

Lajme nga vendi

Jetëgjatësia rritet, por Maqedonia e Veriut po zbrazet! Saraji dhe Çairi kryesojnë me rritje natyrore pozitive në vend

Published

on

Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe në vitin 2024 ka arritur mesatare në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rënie të popullsisë për shkak të rritjes natyrore negative.

Sipas të dhënave nga “Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një rënie të popullsisë prej 4.140 banorësh. Vetëm rajoni i Shkupit ka shënuar rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve ka tejkaluar ndjeshëm numrin e lindjeve.

Jetëgjatësia mesatare është rritur nga 75,32 vjet në vitin 2023 në 76,63 vjet në vitin 2024. Gratë jetojnë më gjatë, me një mesatare prej 78,86 vjetësh, ndërsa burrat 74,48 vjet.

Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, vendi ka pasur rritje natyrore negative. Vetëm brenda një viti, numri i lindjeve të gjalla ka rënë për rreth 700, nga 16.737 në vitin 2023 në 16.061 në vitin 2024. Në dhjetë vitet e fundit, lindjet kanë rënë nga 23.002 në vitin 2016.

Rajoni i Shkupit ishte i vetmi me rritje pozitive natyrore, veçanërisht në Saraj (+8.4) dhe Çair (+5.5 për 1.000 banorë). Rënia më e madhe natyrore u regjistrua në Novosellë (-14.8), Novac (-13.7), Nagoriçan i Vjetër (-13.6) dhe Kratovë (-12.8).

Advertisement

Shkaqet më të shpeshta të vdekjes janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (36.6%), kanceret (19.6%) dhe sëmundjet endokrine e metabolike (7.7%).

Vitin e kaluar, numri i martesave ka rënë për 1.600 dhe ka arritur në 11.066, ndërsa shkurorëzimet janë rritur për 259, duke arritur në 2.024. Mesatarisht, në nivel shtetëror janë regjistruar 183 shkurorëzime për 1.000 martesa, me normën më të lartë në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -14 deri -6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga -4 deri 6 gradë celsius.

Për ditën e shtunë moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet buxheti i Tetovës, mbi 17 milionë euro për projekte kapitale

Published

on

Me 27 vota pro, Këshilli Komunal ka miratuar buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2026. Propozim-buxheti kap vlerën mbi 44 milionë euro, nga të cilat rreth 17 milionë euro janë të dedikuara për projekte kapitale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se buxheti për vitin 2026 është më i madh krahasuar me vitin paraprak dhe se bëhet fjalë për një buxhet zhvillimor.

“Për herë të parë, rreth 40 për qind e buxhetit është e dedikuar për investime kapitale. Në buxhetet e mëparshme, 70 deri në 80 për qind shkonin për paga dhe shpenzime operative. Ky buxhet parasheh ndërtimin e shkollave të reja, pishina, rrugë, kanalizim, ujë të pijshëm dhe projekte të tjera në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, deklaroi Kasami.

Ai sqaroi se janë paraparë mbi 200 mijë euro për projektimin dhe depërtimin e një rruge të re në fshatin Shipkovicë, e cila do të jetë pjesë e lidhjes rrugore Tetovë-Prizren.

“Në Shipkovicë do të ndërtohet një qarkore, në mënyrë që rruga të mos kalojë përmes fshatit, pasi rruga ekzistuese nuk i plotëson kushtet. Janë ndarë mbi 200 mijë euro për projektimin dhe depërtimin e kësaj qarkoreje. Segmenti nga Tetova deri në Shipkovicë i plotëson kushtet, ndërsa pjesa nga Shipkovica drejt fshatrave të tjera do të zgjerohet”, shtoi Kasami.

Këshilltari nga Lista Më Mirë për TetovënAgron Arifi, kritikoi disa zëra të buxhetit, duke theksuar se në të janë përfshirë mjete për rrugë që, sipas tij, janë realizuar gjatë fushatës zgjedhore.

Advertisement

“Bëhet fjalë për projekte që janë realizuar gjatë vitit 2025 dhe që do të paguhen nga buxheti i vitit 2026. Gjithashtu, kemi punësime me kontrata në Komunën e Tetovës, me një vlerë rreth 570 mijë euro. Propozova një amendament për rregullimin e fushës sportive në Gjimnazin ‘Kiril Pejçinoviç’, por nuk u pranua me arsyetimin se aty do të ketë investim privat”, tha Arifi.

Gjatë seancës, këshilltarët e Aleanca Kombëtare për Integrim akuzuan se edhe për vitin 2026 është paraparë një buxhet i konsiderueshëm për punësime, të cilat i cilësuan si punësime të militantëve partiakë. Këto akuza u hodhën poshtë nga kryetari Kasami, i cili deklaroi se në Komunën e Tetovës askush nuk merr pagë pa kryer punë. Po ashtu, këshilltarët e AKI-së kërkuan që të ndahen mjete edhe për rrugën në fshatin Gajre, duke theksuar se ajo është lënë në harresë dhe ndodhet në gjendje të rënduar infrastrukturore./TV KOHA/

Continue Reading

Më të lexuarat