Lajme nga vendi
Tragjedia e rradhës në Kumanovë, spitali nga vend shpëtimi u bë shkak i vdekjes!
Thuajse tragjeditë në kanë fund, apo janë normale në këtë shtet tragjikomik që njerëzit viktimizohen dhe askush nuk mban llogari. Pas tragjedisë në Koçan ku i gjithë vendi u trondit e rajoni e më gjërë, derisa jemi në ditë zie në qytetin e Kumanovës ka ndodhur një tragjedi tjetër. Mbase, bëhet fjalë vetëm për një viktim nuk nënkupton se nuk duhet të flitet apo tragjedia është e parëndësishme. Po flasim për jetë njerëzish, nëse kështu humbin njerëzit po humbet edhe kuptimi i të jetuarit në këtë vend ku je i rrezikuar në çdo moment, shkruan Zhurnal.
Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin –
“Për dy minuta ma kanë marr djalin, ai e ka hetuar menjëherë, se ka pasur dhimbje e ka ndal vetë, por deri sa e qova unë ti jap pak ujë aty te çezma ta freskoj, djali më shkoj.”
Babai i të ndjerit Vedat Ademi rrëfen për TV21 tmerrin që kanë përjetuar në Spitalin e Kumanovës. Amet Ademi thotë se nga terapia që i kanë dhënë, djali ka pasur reaksion të fortë alergjik dhe ka ndërruar jetë.
Ata akoma pa u bërë 24 orë kthehen te spitali duke treguar se një gabim mjekësor i mbyti djalin në lule të rinisë. Ai tha se e çoi djalin në këmbë të veta për ta shëruar, ndërsa nga spitali e nxorën në arkivol.
Mesditë e së hënës ndodhi ajo që nuk duhej të ndodh tha drejtori Stefan Trajanovski. Sipas tij askush nuk do t’i ikë përgjegjësisë, por fillimisht pritet raporti i autopsisë nga Instituti i mjekësisë ligjore. Ndonëse në librezën e shëndetësisë ka shkruar se 32 vjeçi është alergjik nga analgetikët, terapia intravenoze me infuzion i është dhënë pikërisht me këtë substancë analgini që dyshohet se i solli edhe vdekjen klinike.
Familjarët pretendojnë se spitali ka dashur ta fsheh rastin duke e thirrur menjëherë shërbimin mortor, për ta dërguar në murg. Por, me insistim të prindërve rasti është denoncuar edhe në polici.
“Me datë 17.03.2025 në ora 11.35 në Stacionin Policor të Kumanovës është marrë njoftim nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se në gjendje të rënduar shëndetësore në spital është sjellë V.A. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, ndërsa nga zyrtarët policorë është bërë kontrolli dhe intervistimi i të gjithë personelit mjekësor të pranishëm. Rasti është duke u zbardhur.”
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë formuar komision të posaçëm, të cilët do të iniciojnë një kontroll të jashtëzakonshme nga Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor për të zbuluar lëshimet e mundshme nga personeli mjekësor, raport i cili do ti dorëzohet prokurorisë për hetim të mëtutjeshëm të rastit. Ndryshe varrimi i të ndjerit u bë dje në qytetin e Kumanovës!
Vedati nën dhe hetimet vazhdojnë!
Pavarësisht përfundimit apo epilogut të hetimeve i ndjeri nuk kthehet më. Edhe sa persona apo viktima të tjera duhet të largohen nga kjo për tu vendosur mbarë e mirë sistemi i funksionimit brenda këtij vendi? Spitalet janë vende ku qytetarët kërkojnë shpëtim e tragjedia ndodhë atëherë kur këto vende shndërrohen në tmerr të pacientëve, në vende ku hynë duke ecur e të nxjerrin në arkivol.
Një situatë e tillë ka qenë evidente gjatë pandemisë ku pacientët që hynin në spitale nuk dilnin të gjallë, një pjesë dërrmuese. Prandaj, edhe ky realitet zbutej me faktin se po bëhet propagandë mediatike kinse e vërteta është ndryshe. Por, jo në fakt kjo ishte e vërteta që numër i madh i pacientëve që hynin në ato dyer si pasojë e pakujdesisë mjekësore e shërbimeve jo cilësore nuk dilnin më të gjallë.
Shëndeti është brenga jonë e përditshme, mbase nuk i atakon vetëm të moshuarit pasi kohëve të fundit probleme të shumta shëndetësore po shfaqen edhe tek të rinjtë. Pra, nga lindja e deri në vdekje kujdesi shëndetësor na ndjek pas me ose pa dashje. Meqë, shëndeti është pjesë e pandashme e jona ka rëndësi dhe peshë të veçantë për secilin prej nesh. Përgjegjësia institucionale duhet të jetë në nivelin e duhur për të ofruar shërbime shëndetësore më produktive. Me fjalë të tjera nevojitet të rritet besimi në institucionet e shëndetësisë. /Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Azizi: Asnjë kryetar komune në Ballkan, s’mund të krahasohet me Bilall Kasamin
Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për televizionin 21, ka deklaruar se VLEN-i po bën përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet e jetës së qytetarëve shqiptarë.
Ai përmendi kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, për të cilin tha se është politikani më i sukseshëm që angazhohet maksimalisht për të zgjidhur problemet e qytetarëve në komunën që drejton.
“Ne çdo ditë mundohemi dhe luftojmë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve. Ne nuk jemi në Qeveri për interesat tona, siç ka ndodhur në të kaluarën me paraardhësit tanë. Ju e shihni Bilall Kasamin, i cili është kryetari më i suksesshëm i komunës, jo vetëm te ne, por edhe në gjithë Ballanin, nuk besoj se ka kryetar komune më të suksesshëm”, tha Azizi.
Lajme nga vendi
Lençe Ristovska jep dorëheqje nga pozita e prokurores publike!
Lençe Ristovska njoftoi dorëheqjen e saj nga pozita e prokurores publike, duke argumentuar se nuk sheh hapësirë për të vepruar në përputhje me parimet e saj. Në njoftimin për mediat, Ristovska theksoi se gjatë karrierës së saj ka përballuar ndikime dhe presione politike dhe institucionale, por gjithmonë ka punuar për mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit.
“Duke mos parë hapësirë për punë në përputhje me parimet e mia, sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e prokurores publike”, tha mes tjerash Ristovska.
Lajme nga vendi
Mickoski: Shtëpia është i vetmi vend ku mund të jesh – Të rinjtë që e lanë Maqedoninë do të kthehen
Gjatë periudhës së tranzicionit në vend, pamë se si shumë njerëz të varfër u bënë jashtëzakonisht të pasur, dhe për këtë arsye ka zhgënjim dhe emigracion të madh, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij si mysafir në “Macedonia Morning” në MRT. Megjithatë, ai tha se do të vijë koha kur të rinjtë që e lanë Maqedoninë për arsye të ndryshme do të kthehen në shtëpi, dhe ne duhet të luftojmë këtu sepse, siç theksoi ai, vetëm shtëpia është shtëpi.
Mickoski tha se kur vendi po bëhej i pavarur, kur po ndahej nga ish-federata, brezat që ëndërronin për një shtet të pavarur maqedonas, disa prej tyre dhe prindërit e tyre e paguan me jetën e tyre, disa prej tyre përfunduan në burgjet e atëhershme jugosllave sepse kishin ide të përparuara, progresive, pro-maqedonase, dhe e gjithë kjo la gjurmë në identitetin dhe kujtesën kolektive maqedonase.
-Kur erdhi pavarësia, tranzicioni erdhi kur kapitali shoqëror u transformua brutalisht në kapital privat dhe kur nga shumë të barabartë, disa u bënë jashtëzakonisht të pasur. Kjo mbeti në atë kujtesë kolektive, një numër i madh i prindërve tanë humbën vendet e punës brenda natës, u kthyen në shtëpi me pritje të tradhtuara, plot zhgënjime, me një pamje drejt së ardhmes që ishte e pasigurt në atë kohë dhe nuk e përjashtoj mundësinë që shumë prej tyre i këshilluan fëmijët e tyre, aq të zhgënjyer, të kërkonin lumturinë e tyre diku jashtë, tha Mickoski.
Ai theksoi se atëherë brezi i ri erdhi me sfida të ndryshme, por në atë kohë ata që drejtuan shtetin udhëhiqeshin kryesisht nga interesat e tyre personale dhe kështu i zhgënjyen më tej ato breza.
-E gjithë kjo është, do të thoja, një mozaik ngjarjesh që kanë mbetur të gdhendura në vetëdijen kolektive dhe jo të gjithë mund ta pranojnë ashtu siç duhet, me vetëdije dhe me maturi dhe të luftojnë me ato sfida. Disa për fat të keq vendosën të shkojnë jashtë vendit, disa prej tyre qëndruan atje, disa ka shembuj të tillë që kthehen në shtëpi. Disa nga të rinjtë mendojnë sot se kudo që të shkojnë do të bëhen njerëz shumë të suksesshëm brenda natës, se do të jetë e menjëhershme, por kur përballen me realitetin e vërtetë atëherë kuptojnë se janë të margjinalizuar në ato shoqëri, theksoi Kryeministri.
Në këtë kontekst, ai dërgoi një mesazh se pavarësisht sa e vështirë është, pavarësisht sa shumë ato kujtime, pavarësisht sa shumë ajo kujtesë kolektive nga e kaluara shtyp, ne jemi mësuar si popull të luftojmë dhe duhet të luftojmë nga shtëpia për veten tonë mbi të gjitha, për familjen tonë dhe natyrisht për atdheun tonë.
-Ne duhet ta rikrijojmë atë përkatësi ndaj atdheut, ndaj identitetit. E di që pati shumë zhgënjime për shkak të njerëzve të dështuar që udhëhoqën vendin, por duhet ta kapërcejmë këtë, sepse ne jemi një nga kombet më të vogla në Evropë dhe e vetmja mënyrë për të pasur sukses është nëse i respektojmë ato vlera. “Nëse nuk i respektojmë këto vlera, kam frikë se ndonjë brez i ardhshëm i yni do të përballet me sfidën e mbijetesës dhe nëse ne do të ekzistojmë fare”, tha Mickoski.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga bota7 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni7 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni

