Lajme nga vendi
Shteti lulëzon kur llogaridhënia e përgjegjësia funksionojnë!
Ajo për të cilën më së shumti kanë pasur nevojë qytetarët e këtij vendi ka qenë funksionimi i shtetit. Mungesa e vullnetit për jetuar në vend ka qenë kryesisht nga mos funksionimi sistematik i shtetit, ku pothuajse në çdo sektor kishte një kollaps e ngërç pa zgjidhje gjërat nuk shkonin si duhej. Por, kjo ndodhte për një arsye shumë të qartë nuk kishte përgjegjësi dhe askush nuk jepte llogari për të bëmat apo edhe mos të bëmat. Tani mesa ngjanë veprimet e fundit të kësaj qeverie po dëshmojnë të kundërtën, shkruan Zhurnal.
Mickoski: Do t’i hapim rastet për Spitalin Modular në Tetovë dhe Llaskarcën, do shkojmë deri në fund – O Maqedonia, o mafia
Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e djeshme në edicionin qendror të lajmeve në “Tema e Ditës”, deklaroi se do të hapen të gjitha rastet e mëparshme, duke përfshirë spitalin modular dhe aksidentin në Llaskarcë dhe shtoi se do të shkohet deri në fund dhe do të ketë përgjigje për atë që saktësisht ka ndodhur. Siç tha ai, ose do të fitojë Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët.
“Të gjitha këto raste që përmendët, do t’i ndjek nga afër. E di në cilën fazë janë dhe pres që Prokuroria ta zgjerojë hetimin shumë qartë dhe të identifikojë jo vetëm shoferin e autobusit apo drejtuesin e subjektit juridik, por të shohim edhe në cilin qendër testimi është është thënë se ai mjet ishte teknikisht i sigurt, kush e ka lejuar atë qendër të funksionojë ahstu siç ka funksionuar.
Pse në spitalin modular është ndryshuar ministria nga njëra në tjetrën gjatë procesit të prokurimit publik? Pse paska fajin kablloja? Kush e ka bërë projektin dhe a mungojnë ndoshta elemente, atje ku mendoj se mungojnë? Për të gjitha këto do të ketë përgjigje, do të ketë epilog. Nuk do të lëmë asgjë pas dore. Ju thashë, kemi nisur dhe nuk do të ndalemi. Tani do të shkojmë deri në fund.
Ose ata, ose ne. Në jetë ka vetëm dy mundësi, o ai, o ti. Nuk mund të mbijetojnë të dy. Ose do të mbijetojmë ne – Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët. Nuk ka më vend për të dy palët,” tha me vendosmëri Mickoski dhe shtoi:
“Kur vendos të hyj në një betejë, ose unë, ose kundërshtari. Nuk mundet të dy.”
Pas konstatimit të gazetarit se do ta mbajë për fjalë për këtë, kryeministri Mickoski u përgjigj:
“Po, më mbani për fjalë.”
Llogaridhënia dhe përgjegjësia u dëshmuan në dy rastet e fundit –
Në tragjedinë e Koçanit brenda 24 orëve ka pasur veprime të menjëhershme për ta izoluar fajësinë. Viktimat nuk kthehen më, të lënduarit nuk shërohen më shpejt nëse gjendet fajtorët, por shërohet sistemi i kalbur i llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Prandaj, veprimi i menjëhershëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme drejt zbardhjes së plotë të rastit është e mira e kësaj të keqe kolektive.
Përmes zbardhjes sëë rasteve në kohë rekorde, qytetarët ndjehen më të sigurt dhe më të qetë për të jetuar në vend. Kjo mbase është edhe ppërgjegjësia e organeve të sigurisë për të garantuar siguri dhe qetësi, e kjo bëhet duke kërkuar përgjegjësi nga autorë të krimit dhe duke i detyruar të japin llogari për veprimet që bien ndesh me ligjet e këtij shteti.
Rasti tjetër që ka qenë tragjedi në vete ishte vdekja e të riut nga Kumanova në Spitalin e qytetit ku sipas familjes ka ndodhur përshkak të pakujdesisë së mjekut që në infuzion i kanë shtuar analgin ndaj të cilit i ndjeri ka qenë alergjik. Kjo gjë nuk kaloi pa përgjegjësi dhe veprim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dje para mediave në qytetin e Kumanovës tha se pas shkarkimit të drejtorit të Spitalit të Kumanovës si masë tjetër e menjëhershme ka qenë formimi i Komisionit prej pesë mjekëve profesionit të cilët do të analizojnë në detaje dokumentacionet.
Kjo qasje e veprimit në kohë rekorde tregon përgjegjësinë dhe seriozitetin për zbardhjen e rastëve ku të dëmtuar mbesin qytetarët. Kjo praktikë e re e funksionimit ndikon pozitivisht në rikthimin e shpresës se edhe ky shtet mund të bëhet. Se edhe në këtë vend mund të jetohet, por assesi me qasjen kur vriten njerëzit, ndodhin vjedhjet, thyhen makinat, e çka tjetër në fund të ditës me lajmin se hetimet vazhdojnë e ky vazhdim është me afat të pa skaduar.
Kjo gjë nuk i shërbente as institucioneve të vendit e aq më pak qytetarëve të maltretuar dhe keqtrajtuar nga ky sistem i pistë që minonte dëshirën, vullnetin por edhe mundësinë për të parë perspektivë pozitive brenda vendit. Prandaj, tani kur shihet veprime që rikthejnë shpresën e të jetuarit në vend qytetarët do të mendohet më shumë se njëherë në mundësinë e parë që do ta kenë për ta lëshuar vendin.
Kujtojmë që, siguria është njëri nga kushtet themelore që duhet plotësuar për të garantuar një mirëqenie të mirë sociale. E për këtë pjesë ekzistojnë edhe organet e sigurisë që me kompetencat e tyre duhet ta garantojnë një gjë të tillë. Por, në Maqedoninë e Veriut ngjanë sikurse këto organe janë në gjumë e pasive në funksionim. Pasi ndodhin raste të shumta por përfundojnë pa zbardhje dhe pa asnjë epilog dhe kjo krijon ndjenjën e pasigurisë dhe frikës te qytetarët. /Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

