Lajme nga vendi
“One Stop Shop” e kalon testin, nga 1 prilli nis aplikimi në kufijtë me Kosovë-Maqedoni
Sistemi “One Sto Shop” me Kosovën në kufirin Bllacë-Hani i Elezit e ka kaluar testin e parë dhe më 1 prill, edhe zyrtarisht nis kontrolli i zvogëluar në kufirin më të ngarkuar Kosovë-Maqedoni, shkruan gazeta KOHA.
Dy ditë më parë, dy policitë kufitare, ajo e Maqedonisë dhe Kosovën e kanë testuar procesin me sistemin “One Stop Shop” dhe rezultati është pozitiv, me çka është sjellë vendimi përfundimtar që më 1 prill, të nis funksionimi normal i kalimit me këtë sistem.
Lajme nga vendi
NAFTA MË E LIRË, QYTETARËT E SHQIPËRISË DREJT MAQEDONISË SË VERIUT!
Çmimi i lartë i naftës dhe benzinës në Shqipëri po shtyn gjithnjë e më shumë qytetarët e zonave të juglindjes që t’i drejtohen pikave të furnizimit në Maqedoninë e Veriut, me qëllim uljen e kostove financiare për blerjen e karburanteve.
Ditët e fundit, në pikën kufitare të Qafë Thanës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të automjeteve që udhëtojnë drejt Strugës dhe Ohrit.
Në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, nafta tregtohet deri në 1.4 euro për litër, çka e bën dukshëm më të leverdishme, rreth 60 lekë më pak për litër në krahasim me atë që tregtohet në Shqipëri.
“Po ta llogarisësh, kursen më shumë në krahasim me Shqipërinë”, tha një qytetar.
“Njëherë në muaj vij. Më ulët është këtej, ia vlen”, u shpreh një tjetër.
Ndërkohë, interesi i shtuar i qytetarëve shqiptarë për t’u furnizuar përtej kufirit konfirmohet edhe nga banorët e Maqedonisë së Veriut.
“Vijnë furnizohen në Strugë me naftë”, shprehet një qytetar nga Maqedonia e Veriut.
“Çdo ditë shohim makina me targa të Shqipërisë që vijnë te ne dhe furnizohen”, shton një tjetër.
Në kushtet e diferencave të ndjeshme të çmimeve, ky trend pritet të vijojë, duke përfshirë jo vetëm blerjen e karburanteve, por edhe produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut.
Lajme nga vendi
Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova
Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.
Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.
Lajme nga vendi
Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari
Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.
Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.
Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.
Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.
Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.
Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

