Sport
MAQEDONIA PRETENDON TË VAZHDOJË SERIN POZITIVE
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nesër zhvillon ndeshjen e parë kundër Lihtenshtajnit në Vaduz të vlefshme për kualifikim Botërorin 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Në prag të kësaj përballje të rëndësishme sot para gazetarëve folën seleksionuesi Blagoja Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi. Trajneri Milevski potencoi se ka një respekt maksimal për kundërshtarin dhe nuk dëshiron që të nënvlerësojë askënd, por me punë maksimale do të arrijë deri te rezultati pozitiv.
“Secili trajner ka filozofinë e tij dhe trajneri i Lihtenshtajnit ka eksperiencë dy vjeçare dhe kjo nuk do të thotë se ai do të shtrojë formacionin e njëjtë si edhe në ndeshjet e kaluar. Kemi një respekt të veçantë për të dhe kombëtaren e Lihtenshtajnit. Andaj do të japim maksimumin në këtë përballje. Ende e kam vështirë që të flas për tragjedinë në Koçanë dhe është një moment i vështirë që të flitet në këtë temë. Shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi”. Deklaroi Milevski
Kapiteni i reprezentacionit fillimisht para gazetarëve shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave në Koçani
“Fillimisht ngushëllime për të gjithë familjarët dhe familjet që janë goditur nga kjo tragjedi. Jam i prekur nga ana emocionale dhe besoj se në këtë shtet duhet të japim dahsuir, të japin përkrahje dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.
Duhet të vazhdojmë mentalitetin fitues dhe e edijmë se çka na pret, ndeshje të forta. Është një fillim i ri për ne dhe do të ishte mirë që të nisim me rezultat pozitiv”. Deklaroi kapiteni Enis Bardhi
Sa i përket epilogut të ndeshjes së nesërme kundër Lihtenshjtajnit kaptteni Enis Bardhi tha se në futboll nuk ka favorit
‘’Nuk ka favorit në futbollin modern dhe nuk mund të dish se në cilën pjesë je më i fortë, dhe detyra ynë është që të punojnë si ekip dhe secili në kahje individuale të jep maksimumin dhe të shpresojë që të arrijmë rezultat pozitiv për nisje të mbarë. Duhet elan, energji pozitive dhe të japim maksimumin dhe 3 pikë janë të rëndësishme dhe kemi kualitet të mjaftueshme për të mare 3 pikë dhe nesër do të jetë në ditë e mbarë për ne që të arkëtojmë 3 pikë dhe nisim një rrugë të mbarë në këto eliminatore’’. tha Enis Bardhi
Pas pres konferencës ekipi zhvilloi séance e fundit zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet mdeshja e nesërme.Ndeshja Lihtenshtajn – Maqedoni zhvillohet në stadiumin “Rheinpark Stadion” në Vaduz me fillim në ora 15:00
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
Sport
Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen
Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.
Ja si do ndeshen ditën e martë:


Lajme nga vendi
Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!
Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.
Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.
Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.
Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.
Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.
“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.
Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.
Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.
Shihemi në Dablin…
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

