Connect with us

Lajme nga vendi

SHQIPËRIA BINDSHËM MUNDI ANDORËN  3:0

Published

on

Shqipëria shënon fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit 2026, mposht Andorrën në shtëpi  me  rezultatin 3-0

Kombëtarja  e Shqipërisë pas humbjen ndaj Anglisë në ‘’Wembley’’,  në raundin e parë    në Grupin K  për kualifikim në  Botërorin  2026, mbrëmë në Arenën Kombëtare  në kuadër  të raundit të  dytë regjistroi fitore të pastër 3 me 0 ndaj Andorrës, duke i’u gëzuar fitores së parë në këtë fushatë eliminatoresh.

Shqipëria e nisi menjëherë vrullshëm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit.  Autor të golave  për  kombëtare   shqiptare  ishin  Manaj 2 gola dhe Uzuni  1.  Futbollisti i kombëtares  Kristijan Asllani  pas ndeshjes  ka deklaroi se u  nuk  shënon në pjesën e parë me këto kundërshtar është rëndë

 ‘’E dimë  shumë mirë se kur nuk i zhbllokon këto ndeshje  sidomos  nga  pjesa e parë të bëjnë vështirësi këto skuadrat edhe jemi të lumtur se duheshin këto tre pikë’’.

 

Advertisement

Tashmë Shqipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tre pikë dhe ndez “motorët” për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45.

Lajme nga vendi

39 persona të ndaluar për zjarrvënie, masa të reja për parandalim

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga data 01.04.2025 deri më 18.08.2025, në lidhje me zjarret në hapësira të hapura janë ndaluar gjithsej 39 persona, ndërsa pas marrjes së masave janë paraqitur 25 kallëzime penale.

“Është konstatuar se shumica e zjarreve të ndodhura janë shkaktuar nga faktori njeri, për motive të ndryshme, dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rasteve dhe zbulimin e ndonjë ndërlidhjeje eventuale mes tyre”, thonë nga MPB.

Gjithashtu nga MPB informojnë se nga data 01.07.2025, kur është vendosur ndalesa për lëvizje në pyje, deri më 30.07.2025, pa leje të shkruar për lëvizje në pyje janë kapur 22 persona. Kundër tyre do të parashtrohen procedurat përkatëse sipas Ligjit për Pyje.

“Në drejtim të parandalimit të hershëm të zjarreve, shërbimet policore po përdorin dronë për të monitoruar brezat pyjorë në territorin e shtetit. Me zbatimin e këtyre masave operative është rritur efikasiteti në paralajmërimin e hershëm dhe lokalizimin e zjarreve të mundshme, si dhe në detektimin e shkaqeve apo shkaktarëve të tyre”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ahmeti prezanton logon e Aleancës Kombëtare për Integrim: Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti shkruan se nevojitet bashkim mes të gjithë shqiptarëve. Sipas tij kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimi evropian.
“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.
Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më së pari mes gjithë shqiptarëve, që duhet të bëhen bashkë për njëri-tjetrin, por edhe mes të gjithë atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta mbajmë gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe europiane.
Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian.
Duart e bashkuara janë mesazhi ynë: vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, ka shkruar Ahmeti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

IRM-ja me nismë deri te Gjykata Kushtetuese kundër faturave paushallë për rrymë elektrike

Published

on

Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (IRM) ka paraqitur një nismë deri te Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 31 nga Rregullat për furnizim me energji elektrike dhe rishikimin e pjesëve të nenit 185 nga Ligji i ri për energjetikë. Arsyeja, siç theksojnë nga IRM, është praktika e vazhdueshme e lëshimit të të ashtuquajturave “fatura paushallë për rrymë”, ndërkaq sipas tyre, që nga 29 maji 2025 ligji kërkon që faturat të bazohen ekskluzivisht në konsumin real të matur përmes leximit të matësve.

“Në faturat e EVN-së është vendosur një kolonë e titulluar “Metoda e leximit të matësit: O = Leximi; M = Gjendja e vlerësuar”, ku konsumatorëve u faturohet rryma bazuar në vlerësime dhe jo në konsumin real. Kjo përbën shkelje të ligjit, pasiguri ligjore dhe rrezik që qytetarët të shkëputen padrejtësisht nga rrjeti si debitorë. Me këtë veprim, është ndërmarrë një hap i fundit në përballje me arbitraritetin e EVN-së dhe nga Gjykata Kushtetuese kërkohet t’i japë fund praktikës së faturimit paushallë. Deri te opinioni dhe institucionet është vendosur link për tekstin e plotë të nismës”, theksohet në kumtesën e IRM-së.

Continue Reading

Më të lexuarat