Lajme nga vendi
Portugalia rrit moshën minimale: S’ka më martesë nën 18-vjeç!
Mosha minimale për një person të ri për t’u martuar në Portugali është rritur në 18 vjeç, pasi presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ka autorizuar dekretin e Asamblesë së Republikës që ndalon martesën e të miturve, raporton LUSA. Deri më tani, mosha minimale për martesë ka qenë 16 vjeç, megjithëse kërkohej pëlqimi i prindërve nëse çifti ishte mes 16 dhe 18 vjeç. Në fund të shkurtit, Asambleja e Portugalisë rriti moshën minimale për martesë në 18 vjeç dhe hoqi referencat për emancipimin nga legjislacioni.
De Sousa vuri në fuqi dekretin që ndalon martesën e të miturve dhe e klasifikon atë si situatë të rrezikshme që kërkon ndërhyrje për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.
Dekreti, i miratuar më 20 shkurt, përfshin gjithashtu një rregull kalimi për martesat e bëra para hyrjes në fuqi të ligjit. Ligji thotë se “martesat e fëmijëve, martesat e hershme ose të detyruara, ose bashkime të ngjashme, ku ndodh që një person nën moshën 18 vjeç jeton me një person tjetër në kushte të ngjashme me ato të bashkëshortëve, pa marrë parasysh nëse janë detyruar të hyjnë në një bashkim të tillë, pavarësisht origjinës së tyre kulturore, etnike ose kombëtare”.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

