Lajme nga vendi
Mot me vranësira, reshje të shiut dhe erë e dobët
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të jetë i jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullimë, lokalisht në formë të stuhisë afatshkurtër me reshje më të mëdha të shiut. Për një kohë të shkurtë pritet të bijnë mbi 15 litra shi në një metër katror. Temperatura minimale do të jetë në interval prej katër deri 10, ndërsa maksimalja do të jetë prej 11 deri 18 gradë.
Siç informon DPHM-ja, në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimë, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi me reshje më të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.
Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të jetë lokalisht i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima në formë stuhie, me reshje më të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme. Të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të dielën priten reshje të reja të shiut.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

