Lajme nga vendi
Nivele të larta të ujit në të gjitha lumenjtë e vendit
Sipas të dhënave të mëngjesit nga stacionet hidrologjikë, të larta janë nivelet e ujit të të gjithë lumenjtë në vend, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK), duke iu referuar informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
“Për shkak të reshjeve të dendura gjatë ditës së djeshme në disa vende janë regjistruar derdhje lokale të lumit Markova në disa vende përgjatë rrjedhës së lumit. Gjatë ditës pritet ulje graduale e nivelit të ujit, stabilizim i situatës së nivelit të ujit dhe tërheqje graduale e ujit. Dukshëm i lartë është niveli i ujit të lumit Vardar përgjatë gjithë rrjedhës së tij, nga pjesa e lartë në luginën e Pollogut, në qytetin e Shkupit dhe përmes Vodnos në drejtim të Velesit në pjesën e mesme dhe të poshtme të pellgut në Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Gjatë ditës niveli i ujit pritet të mbetet i lartë sidomos në pjesën e mesme dhe të poshtme të pellgut”, theksohet në kumtesën e QMK-së.
I lartë ka qenë edhe niveli i ujit Treska, ku rreth lokalitetit Plasnicë, është bërë e mundur dedhja e lumit dhe përmbytja e livadheve në rrethinë.
“Gjatë ditës pritet stagnim gradual i nivelit të ujit të lumit Treska, por, ai do të vazhdojë të jetë i lartë. Gjithashtu, niveli i ujit të lumit Strumicë është i lartë përgjatë gjithë rrjedhës së lumit, ndërsa shkak të reshjeve në Kosovë edhe lumi Lepenec shënon nivel të lartë të ujit gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes, i cili pritet të ulet gjatë ditës. Nëse sot, në vende të caktuara, reshjet janë të mëdha, mund të pritet rritje e shpejtë e nivelit të ujit të lumenjve më të vegjël”, shtojnë nga QMK-ja.
Prej aty këshillojnë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

