Lajme nga vendi
Subvencionet për energji elektrike për familjet në nevojë në RMV, janë përpunuar 745 aplikime – pagesat priten në qershor
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale po finalizon verifikimet administrative të aplikimeve të marra pas njoftimit publik për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për kategoritë vulnerabël të familjeve në vitin 2025.
Deri më tani, janë pranuar dhe shqyrtuar fillimisht gjithsej 745 aplikime nga të dy kategoritë e përdoruesve:
- Për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara, u morën 488 aplikime, nga të cilat 344 dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm dhe 144 u refuzuan për arsye të ndryshme.
- Për familjet kujdestare, u morën 257 aplikime, nga të cilat 110 kishin dokumentacion të rregullt dhe 102 u refuzuan.
“Komisioni që e zbaton procedurën është tashmë në fazën përfundimtare të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura, pas së cilës do të kryhet një kontroll shtesë i të dhënave me DAP-in, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe EVN Houm. Presim që listat përfundimtare për të dy kategoritë e amvisërive të publikohen në qershor 2025, pas së cilës do të fillojë pagesa e subvencioneve”, thuhet në kumtesën.
Sipas Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025, çdo amvisëri që i plotëson kriteret do të marrë një subvencion prej 1.000 denarësh në muaj për të mbuluar një pjesë të kostove të energjisë elektrike, për një periudhë prej 12 muajsh.
Kjo mbështetje financiare, siç theksohet, është pjesë e angazhimit të Ministrisë për ndihmë sistematike dhe të barabartë për familjet e cënueshme, me masa të synuara qartë që ulin drejtpërdrejt kostot e energjisë të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

