Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJËS FITORJA IA SIGURON TITULLIN KAMPION
Kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon të mërkurën me ndeshjet e javës së 31-të të sezonit 2024/2025, ku pritet të vendoset epilogu përfundimtar se cila skuadër do të shpallet kampion. Të gjitha takimet e nesërme fillojnë në ora 17:00.
Ndeshja kryesore e kësaj jave pa dyshim është sfida që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës vendase dhe Rabotniçkit . Me fitoren eventuale kundër romantikëve, skuadra kuqezi edhe matematikisht do të siguronte titullin Kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll të pestin në historinë e këtij klubi që është simbol i futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Për këtë sfidë të rëndësishme ekipi është përgatitur maksimalisht si në aspektin taktiko-teknik ashtu edhe në aspektin psikologjik duke pasur para sysh karakterin e kësaj ndeshje. Kapiteni Besart Ibraimi cili në karrierën e tij ka tre tituj kampion me Shkëndijën, dy me Struga Trim Lum dhe një me Renovën, tha se ekip është i gatshëm edhe për sfidën e nesërme
‘’Të gjithë ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Jemi të përgatitur maksimalisht kur e mendojmë që me fitore edhe matematikisht jemi kampion edhe jemi të gatshëm për lojën e nesërme’’ tha kapteni Besart Inraimi
Përkundër presionit për të dhënë më të mirën sidomos pas dy barazimeve të fundit ekipi i Shkëndija do të del fitues në këtë ndeshje
‘’Çdo herë mendoj se këtu në Shkëndijë është vështirë me presionin që e kemi të gjithë ne të japim çdo herë at që e pret publiku e dimë të gjithë ne që janë të dëshpëruar me dy rezultatet e fundit . Po unë besoj që ne jemi të vetëdijshëm dhe shpresoj që nesër ta fitojmë ndeshjen edhe të shpallemi kampion’’,tha Ibraimi
Kapiteni Besart Ibraimi është futbollist i vetë që në kampionatin e Maqedonisë deri më tani ka gjashtë tituj të fituara, ndaj ai shpreson se titullin e tij të shtatë do t’ua Tetovës dhe Ballistëve
‘’ Po shpresojmë njëherë ta fitojmë dhe normal që do ua dedikoja familjes time që më kanë përkrahë çdo moment, Tetovës , Ballistëve dhe të gjithë tifozëve që janë të pranishëm te ne ‘’ tha Besart Ibarimi.
Sfidë të rëndësishme nesër do të ketë edhe Besa e Dobërdollit në transfertën në Kavadar me Tikveshin, në Shkup, skuadra e vardarit përballet e Struga Trim Lum, nd[rsa Shkupi është mysafire e AP Brera në Strumicë. Të gjitha ndeshjet e nesërme fillojnë në ora 17:00
Sport
BOTËRORI 2026: NESËR ZHVILLOHEN GJYSMËFINALET E PLAY OFF-it
Nesër zhvillohen tetë ndeshje gjysmëfinale të play off-it për kualifikim në Botërorin e futbollit 2026. Në mesin e 16 ekipeve janë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Fituesit nga këto ndeshje kualifikohen në finale të play off-it, ku katër ekipet fituese do të presin biletën për Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Ekspedita e Maqedonisë së Veriut nga dita e djeshme ka arritur në Kopenhagë për duelin e plej off-it ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
Reprezentacioni ynë sipas agjendës sonte në “Parken Stadium” në Kopenhagë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme që fillon në ora 20:45. Përfaqësuesja e Maqedonisë në Kopenhagë ka udhëtuar pa njërin nga futbollistët më të mirë Ezgjan Alijoski i cili mungon shkaku i lëndimit,
Sa i përket kundërshtarit, Maqedonia e Veriut deri më tani ka luajtur vetëm tre herë ka luajtur kundër Danimarkës. Në ndeshjet e para kualifikuese pas mvetësimit në vitin 1994 së pari në Shkup e më pas edhe në Kopenhagë, për kualifikimin në Kampionatin Evropian në Angli 1996. Ndërsa ndeshja e fundit në vitin 2013 ishte miqësore të cilën Maqedonia e fitoi 3-0 me golat që i realizuan Pandev, Agim Ibraimi dhe Novevski.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjysmëfinalen e play off-it e siguroi me ndeshjet e edicionit të katërt Liga e Kombeve ku në grupin katërt të Ligës C ishte me Letoninë , Armeninë dhe Ishujt Faroe. Kjo do të thotë se i gjithë ky sukses u arrit në mandatin e kryetarit Muamed Sejdinit
Me fitore eventuale ndaj Danimarkës reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut më 31 mars do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Çekisë dhe Irlandës
Nesër me fillim në ora 18:00, takohen Turqia – Rumania, ndërsa në ora 20:45, takohen:, Çekia – Irlanda, Danimarka – Maqedonia e Veriut, Italia –Irlanda Veriore, , Polonia – Shqipëria , Sllovakia – Kosova , Ukraina Suedia dhe Uellsi – Bosnja e Hercegovina.
Sport
Gjysmëfinalja e parë mes dy ekipeve shqiptare do të luhet në Tetovë, e dyta në Kumanovë
“Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 prill në Tetovë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 6 maj në Kumanovë”, sqaroi Shkëndija e Haraçinës.
Ekipi nga Haraçina e Shkupit sqaroi se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Kumanovë për shkak se stadiumi është i licencuar me sistemin VAR.
Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Sileksit dhe Ohrit do të luhet fillimisht në Ohër, ndërsa tjetra në Kratovë, në ditën e njëjtë si dyshja tjetër.
Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut pritet të luhet më 20 maj.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.
Sport
VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF
UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it ku do të mësohet edhe kampioni i ri për sezonin 2025/2026. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore radhazi përfundon fazën e play out.
Me ndeshjet e xhiros së 10-të në fazën e play off-it dhe play out përfundoi pjesa e rregullta e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin 2025/2026.
Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Çka të thuhet për ekipin Universiteti i Tetovës e cila në fazën e play off-it në 10-të ndeshje ka pësuar po aq disfata.
Nga ana tjetër në fazë e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të ndikon në renditjen përfundimtare. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore të njëpasnjëshme renditet e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

