Connect with us

Sport

CHAMPIONSI: INTERI APO BARCELONA DO TË KUALIFIKOHEN NË FINALE ?

Published

on

Sonte do zhvillohet  ndeshja e kthimit e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve  Evropian të futbollit. Në stadiumin ‘Xhuzepe Meaca’ në Milano  skuadra e  Interit dhe Barcelona do të luajnë për të prerë  biletën e finales së madhe që do të luhet në Munih.

Kujtojmë se  sfida parë javën e kaluar në ’Camp Nou’ në Barcelonë, në  përballje  dramatike  dhe  e  cilësisë së lartë përfundoi me  barazim  3-3, që  do të  thotë se  epilogu nga takimi i sotëm do të vendos se cila skuadër do të kualifikohet në  finalen madhe.  Përballja e  sotme  mes  këtyre  dy  skuadrave gjigante është e  14-ta, me  radhë  me Barcelonën që ka 6 fitore, kundrejt Interit me  2  fitore ndërsa pesë takime  kanë përfunduar me barazim ashtu siç përfundoi edhe  ndeshja e parë gjysmëfinale  në Barcelonë 3-3.

 Dy  ekipet në fushë  do të zbresin me formacione jo te  kompletuara  shkaku  i lëndimeve . Takimi Interi – Barcelona fillon në ora 21:00 dhe  zhvillohet  në  stadiumin ‘Xhuzepe Meaca ’ në Milano që ka kapacitet  prej 80 mijë ulëseve , ndërsa  drejtësinë  do ta  ndaj  arbitri nga  Polonia Marciniak.

Sport

FUTBOLL: STRUGA TRIM LUM DHE VARDARI FITOJNË NË TRANSFERTË

Published

on

Në  dy ndeshjet hapëse  të xhiros  së dytë  të sezonit të në Ligën e parë të  futbollit  vendor  Struga Trim Lum  dhe  Vardari në cilësinë e mysafirit regjistruan fitore  në përballjet me  Arsimin  e Çegranit gjegjësisht Tikveshin në Kavadar  me rezultat  identik 1-2

 Ndeshja  mes  Arsimit  dhe  Struga  Trim  Lum  që  u  zhvillua  në  pas ditën e  së premtes  në stadiumin e qytetit në Gostivar  për  vendasit  ishte  historike  pasi  për here pare  si  anëtare e elitës së  futbollit vendor  luajtën para  publikut tѱ vet  të  cilët ishin  mbi  1000 veta  në tribunat e  stadiumit.  Ndeshja  pas 90 minutave   ku  u luajt  në ndeshje  tipike  kampionale  përfundoi me  fitoren e  skuadrës  mysafire  1-2. Të parët  në epërsi kaluan vendasit  në pjesën e pare me  një  gol të bukur  të  futbollistit  në minutën e  42-të.  Në pjesën e dytë  fillimisht loja  ishte e  barabartë por  pas dy gabimeve  të mbrojtjes  vendase  struganët me golat e Radeskit dhe Kampaores përmbysën rezultatin  dhe  fituan  2-1 . Pas ndeshjes trajneri i  Arsimit Vildan Saliju disfatën e ekipit të tij e arsyetoi    me mungesën e përvojës

 Mendoj se e paguam faturën e përvojës, sigurisht zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, shumë agresive, ku përveç golit kishim edhe tre-katër raste shumë të mira për shënim. Pastaj pjesën e dytë sikur ekipi u tërhoq pak pas, ndoshta e respektuam më shumë kundërshtarin se sa duheshe, mendoj se nuk ka vend për dëshpërim, jemi ekip e re, pas kësaj humbje besoj do të dalim më të fortë, do mësojmë prej këtyre gabimeve që ndeshjeve të radhës mos na përsëriten, sigurisht Struga është një ekip me përvojë, një ekip e cila është ndërtuar për të qenë kampion i shtetit, dhe është vështirë me e përballuar. Jam i kënaqur me angazhimin e gjithë lojtarëve, sigurisht ne duhet edhe ta analizojmë ndeshjen pastaj të shohim se ku çalojmë, tash jemi edhe në afekt dhe mund të japim edhe ndonjë vlerësim gabim. Megjithatë humbja do të na bëj më të fortë, dhe unë jam i sigurt se do të kthehemi më të fuqishëm. “ deklaroi Vildan Saliju

Nga ana tjetër trajneri i Struga Trim Lum, Bledi Shkëmbi tha se fitorja  e ekipit të tij erdhi si  pasoj  e  cilësisë dhe përvojës  së lojtarëve të tij  dhe  se  Struga edhe në ndeshjet e radhës do të vazhdon  këtë; rrugëtim të  fitoreve në sezonin e ri

 “”Për fat të mirë arritëm të kthejmë rezultatin, nuk është se jam i kënaqur shumë me skuadrën, pjesën e parë vuajtëm shumë, nuk luajtëm nëatë mënyrën që duhet të luajmë, por për pjesën e dytë mendoj që djemtë meritojnë komplimentet për kthimin e rezultatit.
Duhet të punojmë shumë, jemi mbrapa me disa lojtar që nuk janë në gjendjen fizike më të mirë, jemi një skuadër e ribërë, na duhet kohë, duhet të punojmë, shpresoj të vazhdoj kështu
.” Deklaroi Bledi Shkëmbi

Advertisement

Me  rezultat  identik  si  në  Gostivar ka  përfunduar edhe ndeshja  në Kavadar mes Tikveshit dhe Vardarit. Autor  të golave  ishin Ivanovski për Tikveshin , ndërsa Matiq  dhe  Mato për Vardarin . Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me dy ndeshje tjera si Makedonija Gjorçe Petrov që pret Shkëndijën e Tetovës, ndërsa  Rabotniçki është nikoqire e Bashkimit. Të dielën është paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje, me Shkupin që po përballet me probleme të vazhdueshme dhe ende nuk  dihet  se a do ta  zhvillohet  ky takim  dhe ku .Jva e dytë e  sezonit të ri  mbyllet  të hënën  me  ndeshjen AP  Brera – Pelisteri.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

KURDISËN NDESHJEN KOZHUF – BASHKIMI, PADI PENALE KUNDËR SHTATË PERSONAVE

Published

on

Ndeshja e shumë përfolur ndërmjet Kozhufit dhe Bashkimit rikthehet sërish temë diskutimi, por kësaj radhe me detaje më të hollësishme nga Ministria e Punëve të Brendshme. Këta të fundit kanë njoftuar sot se kanë pasur bastisje në dy vende dhe kanë privuar nga liria një person për këtë duel që dyshohet për trukim.

Dje më 15 gusht 2025, zyrtarë policorë nga Departamenti për Policinë Kriminale, me urdhër të siguruar paraprakisht nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë, kanë kryer bastisje në dy lokacione te P.Gj. nga Gjevgjelia, drejtor sportiv i KF ‘Kozhuf’ nga Gjevgjelia dhe pas zhvillimit të një procedure paraprake hetimore, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, Departamenti për Krim të Organizuar ka dorëzuar kallëzim penal kundër B.H., kryetar i KF ‘Bashkimi’ nga Kumanova për veprat penale ‘mashtrim’ sipas nenit 247 paragrafi 6 të Kodit Penal, ‘dhënie e paautorizuar e dhuratave’ sipas nenit 253-a paragrafi 4 të KP-së dhe ‘bashkëveprim’ sipas nenit 22 të KP-së, si dhe kundër P. Gj., drejtor sportiv i KF ‘Kozhuf’, për veprat penale ‘mashtrim’ sipas nenit 247 paragrafi 6 të KP-së, ‘pranim i paautorizuar i dhuratave’ sipas nenit 253 paragrafi 4 të KP-së dhe ‘bashkëveprim’ sipas nenit 22 të KP-së, si dhe kundër A.J., futbollist i KF ‘Bashkimi’, S.G., trajner i KF ‘Kozhuf’, B.K., J.P. dhe K.S., të tre futbollistë të KF ‘Kozhuf’, për veprat penale ‘mashtrim’ sipas nenit 247 paragrafi 6 dhe ‘bashkëveprim’ sipas nenit 22 të KP-së”, thonë nga MPB.

I kallëzuari i parë B.H., në cilësinë e kryetarit të KF ‘Bashkimi’, me qëllim që klubi i tij futbollistik të arrijë plasman në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë apo në ndeshjet e barazhit për hyrje në këtë ligë, në ndeshjen e zhvilluar më 06.05.2025 në Gjevgjeli ndërmjet ekipeve KF ‘Kozhuf’ dhe KF ‘Bashkimi’, ka mashtruar Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe klubet e tjera anëtare të federatës, duke fshehur fakte që lidhen me një ndeshje të trukuar apo rezultat të rregulluar të lojës sportive, përmes dhënies së paautorizuar të dhuratave për të kallëzuarin e dytë P. Gj., me qëllim që ky i fundit të neglizhojë interesat e KF ‘Kozhuf’ dhe të Federatës së Futbollit të Maqedonisë që ka organizuar ndeshjen, për të arritur një rezultat që nuk varet nga loja sportive dhe rregullat e ndeshjes.

“Në këtë mënyrë, i kallëzuari i parë përmes të kallëzuarit të tretë A.J., ka organizuar një takim dhe ka siguruar kontakt telefonik me të kallëzuarin e dytë P. Gj., në të cilin takim kanë marrë pjesë të kallëzuarit i parë, i dytë dhe i tretë, ku i kallëzuari i dytë është pajtuar të pranojë dhe ka pranuar një dhuratë nga i kallëzuari i parë, para në vlerë prej 10.000 eurosh, për veten dhe persona të tjerë. P. Gj. pas pranimit të shpërblimit, përmes S.G. ka ndikuar te B.K., J.P. dhe K.S., të cilët kanë pranuar të mos angazhohen mjaftueshëm në ndeshje sipas aftësive të tyre sportive dhe lojës futbollistike, duke neglizhuar interesat e KF ‘Kozhuf’, në favor të KF ‘Bashkimi’.

Si rezultat, në ndeshje është arritur rezultati 1:2 në favor të KF ‘Bashkimi’ dhe me këto tre pikë të fituara, i kanë mundësuar KF ‘Bashkimi’ të renditet në vendin e tretë në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë, gjë që u ka dhënë mundësinë të luajnë në barazh për plasman në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Njëri nga të kallëzuarit, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, është privuar nga liria për sigurimin e provave shtesë dhe është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

NESËR FILLON KAMPIONATI I RI FUTBOLLIT TË FEMRAVE

Published

on

Kampionati i  ri 2025/2026  në   futbollin e femrave  starton  nesër me ndeshjet e  xhiros  së parë. Në kampionatin e ri  që  do të zhvillohet  me  sistemin tre rrethor  garojnë 10  ekipe.

  Me ndeshjet e javës  së  parë që  në program  janë nesër në orët e pas ditës .  Në kampionatin  e ri 2025/2026 do të garojnë 10  ekipe    dhe  do të  luhet me  sistemin  tre rrethor.  Kampioni  në  fuqi  klubi i  futbollit   të femrave  Luboteni i Tetovës  edhe  në  këtë kampionat  konsiderohet  favorite  krejt  duke  u bazuar  në përforcimet  që ka  sjell në këtë afat kalimtar. Skuadra e vetme shqiptare klubi i futbollit të femrave  AS Junajted  nga  Struga  kësaj  radhe  krahas  përgatitjeve  cilësore  në radhët e veta  ka  sjell  edhe   3  futbolliste  nga Brazili  dhe një nga  Argjentina   me  shpresë  se  do ti  bën  ballë  skuadrës së Luboteni. Trajner  Astrit Merko shpreson se ekipi i  tij me  kushtet  që  disponon mund  të jetë konkurrente  për  titullin kampion. Këtë  pritet ta  dëshmojnë edhe në  ndeshjen  parë  nesër kundër  ekipit Atletiko në Manastir.

Në xhiron e parë të  kampionatit të  ri takohen: Tiveria Brera – Top Gol, Koçani – Skopje, Kamenica – Reçica , QS Istatov 2015 – Luboteni dhe KFF Atletiko – AS Juanjted

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat