Lajme nga vendi
Shtëpia botuese e Tiranës akuzon Komunën e Tetovës për plagjiaturë, reagojnë nga komuna
Pronari i shtëpisë botuese “Onufri” nga Tirana akuzon Komunën e Tetovës dhe kreun e saj Bilall Kasami, për blerje të librave nga një shtëpi botuese e cila nuk i ka të drejtat për botimin e librave të Ismail Kadaresë. Bujar Hudhri i shtëpisë botuese “Onufri” në prokurorinë e Tetovës, dorëzoi padi ndaj komunës por edhe kreut të komunës Bilall Kasami, për shkelje të të drejtave të autorësisë.
“Arsyeja pse unë vij këtu të padis komunën është se, është skandaloze që shteti të merr një mall të vjedhur dhe ta dhuroj. Unë do padis komunën e Tetovës sepse unë nuk njoh dikë që e ka bërë. E atë që thoni se e kanë blerë shkollat, e ka blerë komuna dhe i dhuron. Libri i Ismail Kadaresë, libri ikonë i tij Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur është botuar me kopertinë tjetër dhe me emër shtëpia botuese Rilindja, kurse gjithë e dimë se Onufri ka të drejtën ekskluzive të Kadaresë”, tha Bujar Hudhri, Shtëpia Botuese “Onufri”.
Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës hodhi poshtë akuzat, duke thënë se ata as nuk kanë blerë e as nuk kanë shitur libra. Zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Albion Alili, tha se kryetari i komunës, Bilall Kasami vetëm ka bërë shpërndarjen e librave.
“Komuna e Tetovës dhe kryetari i saj as ka porositur e as blerë libra. Librat janë blerë nga vetë shkollat e mesme, me mjetet e tyre, dhe janë blerë nga shtëpia botuese Çabej në Tetovë. Ne si komunë nuk kemi blerë libra, e aq më pak kreu i komunës. Një postim i tij në rrjetin social thotë se kreu i komunës ka shitur libra dhe kjo është një e pa vërtetë e madhe”, u shpreh Albion Alili,
Nga Komuna e Tetovës madje kërkuan nga drejtuesi i shtëpisë botuese “Onufri” që të kërkoj falje publike, përndryshe paralajmërojnë kundër padi.
Lajme nga vendi
Studentët në RMV sot në protesta, kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe
Studentët shqiptar të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sot duke filluar nga ora 12:30, do të protestojnë, ndërsa kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.
Për shkak të protestës, do të ketë kufizime në trafik. Studentët kanë thënë se se rruga e lëvizjes do të jetë nga përpara sheshit “Karposhovo Vostanie”, rrugës “11 Mars”, përmes Urës së Gurit, dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Nikola Vapcarov” dhe do të përfundojë në rrugën “Dimitrije Çupovski” përpara Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.
“SPB Shkup – Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura maksimale që arrijnë 23 gradë, sipas informacionit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Deri në fund të ditës, moti do të mbetet i qëndrueshëm, me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.
Nesër pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me temperatura minimale nga 0 deri në 9 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 19 deri në 25 gradë.
Lajme nga vendi
NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

