Lajme nga vendi
VLEN: Mbështetje prej 40 milionë euro për masat për punësim, angazhohemi që të punësojmë sa ma shumë
Qeveria në seancën e fundit me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës miratoi Planin operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025 që ka për qëllim kryesor përfshirjen më të madhe dhe më cilësore të të punësuarve në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut.
Nga VLEN thonë se këtë vit për masa të punësimit janë ndarë më shumë se 2,5 miliardë denarë, respektivisht 40 milionë euro, që është për 7,5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak dhe është shumë rekorde e mbështetjes, ndërsa me Planin operativ do të përfshihen gjithsej 16.507 persona.
“Kjo është shenjë se Qeveria VLEN dhe Ministria e Ekonomisë janë të përkushtuara për përmirësimin e tregut të punës në vend si dhe zgjidhjen e nevojave të ndryshme të fuqisë punëtore të biznesit. Me Planin operativ për vitin 2025 theksi i veçantë vihet te të rinjtë e papunë deri në 29 vjeç, të papunët afatgjatë si dhe te përdoruesit e ndihmës së garantuar minimale. Kujtojmë që, për herë të parë kemi masa të synuara për mbështetjen e të rinjve”.
“Masa – Mbështetje për vetëpunësim e cila ka të bëjë me personat e papunë me minimum arsim fillor për të filluar biznesin e tyre, shuma e mbështetjes financiare është 7.000 euro mjete të pakthyeshme për fillimin e biznesit, që është për 1.000 më shumë në krahasim me një vit më parë. Risia e këtij viti është nën-masa Mbështetje përvetëpunësimin e të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç, me ç’rast shuma e mbështetjes financiare arrin 10.000 euro mjete të pakthyeshme për themelimin e biznesit”.
“Vazhdojmë me tutje me masën Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike, që ka si qëllim kryesor krijimin e vendeve të reja të punës dhe sivjet do të përfshihen 1540 persona. Përsëri, gjatë punësimit të personave deri në 29 vjeç, shuma më e lartë e mbështetjes sigurohet deri në 250.000 denarë për person, me çka edhe një here tregohet angazhimi i Qeverisë për mbështetjen e të rinjvetë papunë që të mbeten në shtet”.
“Si masë të re këtë vit e kemi masën Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret dhe përmirësimi i mjedisit jetësor në nivel lokal, respektivisht pyllëzim. Kjo masë parashikon përfshirje sociale të 400 personave që punësohen më vështirë të cilët do të marrin 24.000 denarë”, thonë nga VLEN.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

