Connect with us

Sport

REPREZENTACIONI “A”. NISI PËRGATITJET PËR DY NDESHJET E QERSHORIT

Published

on

 Në pritje  të dy ndeshjeve kualifikuese kundër Belgjikës dhe Kazakistanit  për “Botërorin 2026”, reprezentacioni  “A” i Maqedonisë ka filluar përgatitjet në kampin stërvitor te shtëpia e futbollit në Shkup. Dje pas dite u zhvillua seanca e parë stërvitore.

 Në prag të  dy ndeshjeve kualifikuese  për “Botërorin 2026” dje  në orët e pas ditës kanë arritur futbollistët e ftuar të cilët janë pritur nga seleksionuesi Bllagoja Milevski . Në grumbullimin e parë pothuajse kanë arrit  të gjithë  futbollistët e ftuar andaj  në  orët e pasdites është  zhvilluar séanca e parë stërvitore në kampin stërvitor të FFM-së.  Në grumbullimin e  parë i pranishëm ishte edhe tanimë ish futbollisti i Hajdukut i cili është në kërkim të angazhimit  në ndonjë ekipi tjetër. Trajkovski i cili mbahet mend  me  golin  që e shënoi kundër Italisë; andaj   të gjithë duhet të   fokusohen  për të dhënë të mirën

“ Tani është  fundi i sezonit në të gjitha klubet, por ky cikël është shumë i rëndësishëm për ne  dhe patjetër maksimalisht të fokusohemi  në këtë cikël. Ndeshja e pare zhvillohet në shtëpi me Belgjikën , e pastaj  shkojmë në Kazakistan, mendoj se të gjithë maksimalishisht duhet të vihen në funksion të ekipit. Ndoshta është rëndë pasi është fundi i sezonit, por pas këtyre  dy ndeshjeve mund të pushojmë . Shpresojë në më të mirën . Filluam mirë, shpresoj   se kundër Belgjikës  do të tregojmë më tepër përqendrim  deri në fund të lojës , të nxjerrim mësim nga  ajo ndeshje me Uellsin”  deklaroi futbollisti  Aleksandër Trajkovski

  Ndeshja Maqedonisë e Veriut – Belgjikë  do të zhvillohet më 6  qershor në arenën “Todor Proeski” në Shkup me  fillim në orën  20 e  45 minuta. Federata e  futbollit tani më ka nxjerr në shitje biletat  për ndeshjen me  Belgjikën. Çmimi i biletave  do të jetë  300 dhe 500 denar dhe atë kryesisht online përmes etiket.ffm.mk.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat