Lajme nga vendi
BDI: Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që shteti të bëhet aleat i Dodikut, si instrument për të sabotuar Brukselin në rajon
Zhvillimet e fundit të lidhura me agjendën antievropiane në rajon janë tregues i qartë se është në lëvizje një projekt i organizuar, i mbështetur nga qendra të fuqishme proruse dhe prokineze, me qëllim rrëzimin e rendit demokratik në Ballkan dhe ndalimin e procesit të integrimit evropian.
Bëhet fjalë për një projekt të mirëorganizuar dhe të mbështetur politikisht, mediatikisht dhe financiarisht nga forca anti-perëndimore, të cilat duan ta izolojnë rajonin dhe ta kthejnë në një zonë nën ndikimin e autokracive lindore.
Në këtë skenar të rrezikshëm, për fat të keq, pjesëmarrës aktivë janë bërë edhe disa fraksione shqiptare në pushtetin aktual, vasalë të përzgjedhur dhe të kontrolluar nga Mickoski përmes Prokurorisë, me qëllim fshehjen e aferave kriminale që rëndojnë mbi ta.
Këta “partnerë shqiptarë”, të paaftë dhe të korruptuar, nuk mund të jenë mbrojtje legjitime për një projekt kaq të rrezikshëm, antishqiptar dhe antievropian.
E themi qartë: Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që shteti të bëhet aleat i Dodikut, si instrument për të sabotuar Brukselin në rajon.
Nuk do të pranojmë të bëhemi peng i një agjende që do të çmontojë barazinë, demokracinë dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

