Connect with us

Lajme nga vendi

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2024/2025

Published

on

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2024/2025 dhe deri më 31 gusht do të jenë në pushim veror.

Për maturantët mësimi përfundoi më 16 maj, ndërsa nesër (11 qershor) do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern të maturës shtetërore. Pjesës së parë – provimit të detyrueshëm në gjuhën amtare, mbi 15.000 maturantë iu nënshtruan më 31 maj.

Gjysmëmaturantët, këtë muaj duhet të regjisrohen në vitin e parë në arsim të mesëm.

Regjistrimi bëhet përmes linkut https://euslugi.mon.gov.mk/ me paraqitje të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesit në schools.mk.

Në qershor do të ketë dy regjistrime elektronike për nxënësit. Sipas Konkursit të MASH-it, i pari do të jetë nga ora 00:00 e datës 14 qershor deri në orën 23:59 të datës 17 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla – më 18 dhe 19 qershor.

Advertisement

Regjistrimi i dytë në afatin e qershorit do të bëhet më 30 qershor, ndërsa dokumentet do të dorëzohen ditën tjetër, më 1 korrik.

Lajme nga vendi

SHKOLLA E SELLCËS ME KUSHTE MESJETARE

Published

on

Për dhjetë vjet numri I nxënësve në Sellcë të Tetovës ka rënë për më shumë se 200 nxënës, ndërsa në shkollat periferike të kësaj shkolle në Llacë dhe Vicë numri I nxënësve është përgjysmuar. Kjo shkollë edhe ndërtuar në vitin 1954 dhe kushtet në të cilat mësojnë  nxënësit nuk I plotësojnë as kushtet elementare.

MUHAMER ASANI – DREJTOR I SHKOLLËS RILINDJA

“ Të ju them të drejtë është e dhimbshme të thuhet por  nga 580 nxënës që kemi pas nga viti 2006- 2014  kemi rënë në 367 nxënës. Në këtë shkollë kushtet janë mizerie, nuk kemi as kushte elementare , shkolla është ndërtuar në vitin 1954 me gurë edhe baltë,ka pasur riparime të herë pas hershme por aq mund të qëndrojë një objekt që afatin e ka të skaduar.”

Për Asanin objekti i ri do të ishte shpëtim sepse presin që objekti të mbaroj sa më shpejtë.

MUHAMER ASANI – DREJTOR I SHKOLLËS RILINDJA

Advertisement

“ Neve na gëzon fakti se në bazë edhe të bisedave që kemi pasur, e kanë vizituar edhe objektin, është bërë një punë shumë kualitative dhe flitet se së shpejti por afat të caktuar nuk kemi. Ne presim me padurim të kyçemi në  objekt të ri dhe nxënësit ti gëzohen një infraktukture  që do ti plotësoj të gjitha standardet.”

I pyetur për këtë objekt kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami  lëshoi akuza ndaj BDI, sepse sic tha BDI e ka lënë këtë shkollë në këtë gjendje.

“ Shembulli më tipik i keqpërdorimit dhe korrupsionit të qeveris paraprake të BDI-së që e dini që një objekt mbeti skelet dhe tani u ndërrua lokacioni. Tani punohet në objekt të ri në bashkëpunim me ministrin e arsimit punohet intensivisht që ky objekt të përfundohet në kohë.  Edhe pse pati disa probleme administrative gjatë tenderimit, furnizimit, unë besoj se ata shpejtë do të tejkalohen dhe ajo shkollë do të përfundohet dhe do të jetë ndër projektet e radhës që do ta promovojmë si një objekt të ri shkollor.”

Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska  aq që e kishte idenë se si qëndron problemi  me këtë shkollë por tha se qeveria për një vit aq ka mundur të bëjë.

VESNA JANESVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

Advertisement

“Për fat të keq  në kohën që lamë pas qeveria e kaluar nuk ka treguar shumë mirëkuptim për temat e nxehta, vazhdimisht  investohet siç edhe vet e shihni me ardhjen e qeverisë së re e këndej  dhe me ardhjen e  qeverisjes së re lokale e kënde investohet në infrastrukturë dhe unë vazhdimisht e them se është me rëndësi ta dini, se për një vit aq mund të bëhet dhe kështu  me radhë.”

Në Sellcë një objekt u fillua në vitin 2000 ndërsa i njëjti u ndërpre për shkak se i njëjti rrezikonte të shembej  nga rrëshitja e dheut. Ndërsa objekti që po ndërtohet u fillua në vitin 2023, por i njëjti akoma nuk është përfunduar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Është gati Ligji për Lojërat e Fatit! Pres që të ulet numri i klub automatëve

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri të ditur se është gati Ligji për Lojërat e Fatit, përcjell TV21. Mickoski nuk dha detaje se çfarë parasheh ligji i ri, por theksoi se me zgjidhjen e re ligjore, pret që në mënyrë të natyrshme të bie numri i të ashtuquajturve klub automate.

“Ligji për Lojëra të Fatit, pas punës për disa muaj, dhe harmonizimit të tij, është gati. Pres që këtë muaj ta kalojë procedurën qeverisëse, më pas të hyjë në Kuvend. Do të ketë shumë risi, shumë ndryshime, dhe pres numri i atij lloji të klub automatëve, pas miratimit të këtij ligji, në mënyrë të natyrshme të ulet”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Forcimi i Tregut të Punës: Takim i Nivelit të Lartë mes Ministrit të Ekonomisë dhe Drejtorit të ILO-së

Published

on

Në një takim me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), z. Gilbert Houngbo.

Ky takim i nivelit të lartë u zhvillua në selinë e ILO-së në Gjenevë dhe kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare.

Ne po punojmë për një treg pune modern dhe gjithëpërfshirës. Bashkëpunimi me ILO-n është çelësi për politika të qëndrueshme punësimi dhe standarde të drejta pune“, u shpreh ministri pas takimit.

Nga ana e tij, z. Houngbo vlerësoi progresin e Maqedonisë së Veriut dhe konfirmoi gatishmërinë e ILO-së për të intensifikuar mbështetjen në zbatimin e reformave strukturore që garantojnë punë dinjitoze dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Continue Reading

Më të lexuarat