Lajme nga vendi
ASH-Taravari: Azir Aliu propozoi heqjen e Balancuesit, gjatë mandatit të tij si ministër në vitin 2023
Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravari, thonë se tashmë ministri i Shëndetësisë, Azir Ali, në periudhën kur ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kishte propozuar heqjen e Balancuesit, që tashmë e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese. Nga ASH-Taravari pyesin përfaqësuesit e qeverisë se deri ku ka mbetur procedura për miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
“Azir Aliu – gjatë mandatit të tij si Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë – ka propozuar heqjen e sistemit të balancuesit, një mjet kyç për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën publike. Sipas dokumentit zyrtar të datës 11 korrik 2023, Qeveria e asaj kohe miratoi Strategjinë për Reformën e Administratës Publike 2023–2030 dhe Planin e Veprimit 2023–2026, ku thuhet qartë se “tejkalohet nevoja e aplikimit të mjetit balancuesit, i cili në praktikë shkakton keqpërdorime të shumta.” Ky propozim u bë pikërisht nga Ministria që drejtohej nga Azir Aliu. Në dokumentin zyrtar të Strategjisë theksohet: Parimi i qasjes së barabartë në çdo vend pune, parimi i ekspertizës dhe kompetencës dhe parimi i barazisë gjinore duhet të jenë parësor, ndërsa në fazën para marrjes së vendimit të përzgjedhjes, duhet të merret parasysh parimi i përfaqësimit adekuat, në këtë mënyrë tejkalohet nevoja e përdorimit të mjetit të quajtur ‘balancues’.” Pra, pikërisht Azir Aliu ka qenë nismëtar i këtij ndryshimi, duke propozuar zyrtarisht përjashtimin e balancuesit nga praktika institucionale. Deklaratat e tij nga ajo kohë e konfirmojnë këtë drejtim politik: “Sipas meje, gjatë kësaj periudhe tranzitore, sistemi i meritës duhet të jetë në vend të parë… Ne duhet të ecim në atë drejtim, për hir të vetes, ne jetojmë këtu”. Në të njëjtën linjë, heqja e balancuesit u përfshi më vonë edhe në Programin “Platforma 1198” të VMRO-DPMNE-së, e cila e bëri heqjen e balancerit një kusht për partneritet qeveritar. Dhe nëse sërish nuk e thonë të vërtetën para shqiptarëve, po e themi ne: VMRO-DPMNE është faktori real që po stagnon ligjin për përfaqësim të drejtë. “, thonë nga ASh-Taravari.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

