Connect with us

Lajme nga vendi

Bujar Bauta; Letër të hapur Mickoskit, thirrje për reformë konkrete në gjyqësor dhe jo vetëm retorikë

Published

on

LETER E HAPUR PËR KRYEMINISTRIN HRISTIJAN MICKOSKI

I nderuar Kryeministër Mickoski,

Deklarata juaj e fundit – “Koha kur kriminelët dhe klanet ishin të paprekshëm ka përfunduar” – e publikuar në Sloboden Pečat, paraqet një vizion për një kapitull të ri të qeverisjes në Maqedoni, bazuar në rend dhe përgjegjësi. Si një qytetar që ka ngritur vazhdimisht shqetësime mbi korrupsionin e rrënjosur në institucionet tona, e mirëpres këtë qëndrim. Por le të jemi të qartë: fjalët nuk mjaftojnë pa veprime të menjëhershme dhe konkrete – veçanërisht në drejtësi.

Populli është lodhur nga premtimet boshe. Korrupsioni është bërë pjesë e sistemit – jo vetëm në politikë, por edhe në gjyqësor – ku gjykatësit gëzojnë imunitet të pakufizuar, pavarësisht abuzimeve. Rasti i fundit i Gjykatësit të Lartë Naqe Gjorgjiev, që dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 10.000 eurosh, është vetëm maja e ajsbergut. Vendimi i Këshillit Gjyqësor, i marrë natën dhe pas dyerve të mbyllura, është dëshmi se mentaliteti i vjetër vazhdon.

Ky nuk është një incident i izoluar. Unë personalisht kam paraqitur ankesa dhe kam ofruar dokumentacion kundër gjyqtarëve të Strugës për korrupsion sistemik dhe abuzim me pushtetin, ja disa shembuj të tjerë:

Advertisement
  • Gjykatësja Tatjana Mihajlova – e njohur për vendime të ndikuara politikisht.
  • Gjykatësi Vladimir Pançevski – i pezulluar për manipulim të sistemit AKMIS, por i mbrojtur për vite me radhë.
  • Ish-shefja e PSP-së Katica Janeva – e dënuar për zhvatje, duke treguar që edhe institucionet anti-korrupsion ishin të korruptuara.
  • Prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, të cilët kanë injoruar kallëzime me prova të qarta ndaj zyrtarëve të lidhur me pushtetin.

Po ashtu, Neni 100 i Kushtetutës dhe Neni 65 i Ligjit për Gjykatat, që ofrojnë imunitet të plotë për gjykatësit “në opinion dhe vendimmarrje”, duhet të ndryshohen ose shfuqizohen menjëherë. Askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin.

Ju flisni për tenderë transparentë dhe zhvillim ekonomik. Por pa drejtësi, nuk ka zhvillim. Asnjë investitor nuk do të besojë në një shtet ku drejtësia blihet.

Ftoj qeverinë tuaj të ndërmarrë menjëherë këto hapa konkrete:

  1. Deklarim publik për reformë kushtetuese mbi imunitetin e gjykatësve.
  2. Hetim i pavarur për rastet ekzistuese dhe të mëparshme të korrupsionit në gjyqësor.
  3. Transparencë e plotë në punën dhe vendimet e Këshillit Gjyqësor.
  4. Qasje për qytetarët në ankesat e dorëzuara dhe përfundimet e tyre.

Z. Kryeministër, tani është koha për vepra. Nëse me të vërtetë mendoni se epoka e klaneve dhe kriminelëve ka përfunduar – dëshmojeni. Filloni me pastrimin e gjyqësorit.

Me respekt,
Bujar Bauta
Qytetar dhe aktivist për reforma në drejtësi
bauta@aol.com

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat