Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: 250 euro për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike nga shtatori

Published

on

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se Qeveria planifikon bursa për nxënësit për vitin e ardhshëm, ndërsa në lidhje me pyetjen gazetareske për njoftimin e Qeverisë për të ndihmuar studentët për blerjen e pajisjeve elektronike,  deklaroi:
“250 euro për pajisje elektronike. Këto para janë parashikuar në buxhet. Procedura në kuadër të Qeverisë, gjegjësisht Sekretariatit të Përgjithshëm, ka filluar. Kriteret  përcaktohen dhe është normale që po presim të fillojë viti i ri akademik sepse një nga kriteret është që studentët të kenë semestër të regjistruar.

Dhe i presim që këta studentë të vitit të parë që tani kur të regjistrohen për të verifikuar semestrin të mund të fitojnë ato 250 euro ndihmë nga shteti për blerjen e pajisjeve elektronike. Pra, që në shtator, jam i sigurt se kjo do të ndodhë.

Kështu që, të gjithë ata, parti politike që, në pauzë nga nekrofilia, reflektojnë dilema të këtij lloji në opinion, ja e shfrytëzoj këtë rast t’i bind dhe tu them të jenë të qetë. Ajo që premton VMRO dhe kjo Qeveri, në të cilën janë partitë politike VLEN, koalicioni VLEN, partia politike ZNAM dhe koalicioni ynë, atë që ne premtojmë, atë e realizojmë, por kuptohet në varësi të prioriteteve, sepse ka shumë prioritete, duhet të riparohen shumë boshllëqe dhe shumë gjëra të këqija nga e kaluara që i trashëguam. Pra, për këtë vit të kaluar mendoj se kemi arritur të riparojmë shumë nga ato gjëra të këqija, njëra prej të cilave është dhe ky objekt. Pra, mendoj se shifra përfundimtare në universitetet private dhe shtetërore është diku rreth 55 mijë student që me semestër të verifikuar, do të mund t’i shfrytëzojnë këto 250 euro për blerje të pajisjeve elektronike nga shtatori”.

Lajme nga vendi

Mexhiti: Kemi mbyllur 226 faqe që kanë ofruar shërbime për kazino online

Published

on

Zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti në një konferencë për media bëri të ditur se tashmë janë mbyllur 226 kazino online që kanë vepruar në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Mexhiti bëri të ditur se me këtë hap është ulur numri i kazinove online për 40%, ndërkaq bëri të ditur se së shpejti do të mbyllen edhe kazinot tjera online.

“Kazino nuk është ekonomi është krim. Në ditët e para të qeverisë u hoqën disa koncesione për kazino online. Ndërsa sot infromojmë për mbylljen e 226 faqeve që kanë dhënë shërbime online kazino në mënyrë joligjore, që kanë qenë rrezik potencial për gjeneratat e reja. Jemi në përfundim të ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili minimum do të jetë 50 deri 70 përqind më rigoroz, e i cili do të sjell mbyllje të 70 përqind të kazinove nëpër lagjet dhe qytetet tona, të cilat janë instaluar nga qeverisja e kaluar”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ai gjithashtu apeloi deri te të gjithë qytetarët që të paraqesin kazinot online qe me këtë edhe qeveria të marrë masat e duhura.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia po ndërtohet, rruga magjistrale Ohër – Shën Naum nga sot është lëshuar në përdorim

Published

on

Sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum me një gjatësi prej 24,3 kilometrash.

Vlera e projektit për rikonstruksionin e kësaj rruge ishte 11,7 milionë euro.

Kjo do të thotë se pas gati 4 dekadash, jo vetëm banorët e Ohrit, por edhe një numër i madh qytetarësh nga i gjithë shteti, si dhe turistë, do të mund të udhëtojnë nga Ohri deri te kompleksi manastiror i Shën Naumit, por edhe deri në Republikën fqinje të Shqipërisë, në aks rrugor të ri.

Këto projekte kapitale nuk e përmirësojnë vetëm turizmin, por edhe përparimin dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.

Qeveria punon dhe krijon vepra për prosperitetin e Maqedonisë.

Advertisement

Si Qeveri premtuam se do ta transformojmë Maqedoninë përpara. Këtë edhe po e bëjmë.

Shteti është në rrugën e ndryshimeve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“MPJ apel për kujdes: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Izrael dhe Iran të ndjekin udhëzimet lokale”

Published

on

Në lidhje me informacionet për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë mes Izraelit dhe Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon te të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit të ndjekin portalet kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve tanë të përmbahen nga çdo udhëtim drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

“Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin hapësira ajrore mbi Izraelin dhe Iranin është e mbyllur, ashtu si edhe aeroportet në Tel Aviv dhe Teheran, pa ndonjë njoftim konkret për rifillimin e trafikut ajror të rregullt”, thonë nga MPJ.

I kujtojmë qytetarët tanë se, në rast nevoje për ndihmë, mund të kontaktojnë në kontaktet e mëposhtme:

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv:

Tel: +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat