Connect with us

Lajme nga vendi

Ibrahimi u përgjigjet kritikëve të Ligjit për përfaqësim: Për 22 vjet nuk miratuan asnjë ligj, numrat i përdorën për të përfituar milionat

Published

on

Kryetari i Alternativës, në një postim në rrjetin social ka komentuar kritikat që po vijnë lidhur me ligjin për përfaqësimin e drejtë.

“Sa herë që do të thonë se Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i mungon një presje, se një Ë-je i mungojnë dy pikat ose se është përdorur viza ndërlidhëse në vend të vizës ndarëse, veç kujtojuni se për 22 vjet përfaqësimin etnik e kanë pa ligj. Dhe, këtë nuk e kanë bërë sepse nuk i kanë pasur numrat politikë, por sepse me numra i kanë llogaritur milionat e kazinove, të qendrave tregtare e të “maxhartelekomave”. Prandaj, më duhet ta përsëris se vërtet demokracia është çështje numrash, por përfaqësimi politik nuk është vetëm numër, por edhe ide, edhe këmbëngulje, edhe qëndrueshmëri, edhe vizion Prandaj ia VLEN”, ka shkruar Ibrahimi.

Lajme nga vendi

VLEN: Maqedonia e Veriut angazhohet për paqe

Published

on

VLEN ka dalë me reagim pas bombardimeve amerikane në objektet bërthamore të Iranit, duke thënë se janë kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore, si dhe kundër çdo kërcënimi bërthamor.

Si pjesë e qeverisë, VLEN thekson mbështetjen për veprimet e vendosura dhe diplomacinë e partnerëve strategjikë si SHBA, NATO dhe BE.

“Maqedonia e Veriut gjithmonë angazhohet për paqe! Shteti ynë, VLEN mbështesin përpjekjet e partnerëve strategjikë për mbrojtjen e sigurisë globale. Si subjekt politik serioz pjesë e pushtetit, jemi kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore si dhe kundër kërcënimeve bërthamore, dhe në këtë drejtim japin mbështetje për veprimet e fuqishme dhe të vendosura si dhe diplomacinë e partnerëve tanë drejt arritjes së këtij qëllimi”.

“Maqedonia e Veriut është partnere e përkushtuar e ShBA-së, NATO-s dhe BE-së. Ne kemi nevojë për një botë ku siguria dhe dialogu janë vlera që askush nuk guxon t’i rrënojë”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH: Me këtë ligj, pa mekanizma detyrues, shqiptarëve u hiqet e drejta kushtetuese për përfaqësim

Published

on

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim për përmbajtjen e propozimligjit të sjellë nga Qeveria, i cili synon të zëvendësojë mekanizmin ekzistues të balancuesit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve në institucionet shtetërore.

Ky propozim përfaqëson një hap prapa në respektimin e një prej parimeve themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut: përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve.

Mungesa e mekanizmave detyrues për zbatim, konkretisht mospërfshirja e një kalkulatori proporcional bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë, është një mangësi thelbësore e këtij propozimligji. Gjithashtu, mungojnë dispozita që kërkojnë që çdo konkurs pune në sektorin publik të kalojë përmes këtij kalkulimi, si dhe masa ndëshkuese për institucionet që nuk e zbatojnë ligjin, gjë që e bën këtë iniciativë joefektive dhe jofunksionale në praktikë.

Delegimi i kompetencave tek një “trup koordinues” pa mandat ekzekutiv, pa pavarësi institucionale dhe pa mjetet e nevojshme për mbikëqyrje dhe zbatim të ligjit, nuk garanton avancimin e përfaqësimit të drejtë. Përkundrazi, ky trup do të ketë më shumë rol simbolik dhe deklarativ, pa kapacitet për të ndikuar realisht në proceset e punësimit dhe përfaqësimit institucional.

Zëvendësimi i mekanizmit të balancuesit me një strukturë formale pa fuqi reale është kthim në të kaluarën dhe vë në rrezik karakterin multietnik dhe demokratik të shtetit.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët kërkon rikthimin e kalkulatorit proporcional si mekanizëm të detyrueshëm për çdo institucion publik në proceset e punësimit, në përputhje me të dhënat zyrtare të regjistrimit dhe me Kushtetutën. Gjithashtu, kërkojmë vendosjen e masave konkrete ligjore ndaj institucioneve që nuk zbatojnë përfaqësimin e drejtë, përfshirë ndalimin e punësimeve të reja, si dhe përgjegjësi administrative dhe penale për drejtuesit përkatës.

Theksojmë se një ligj që nuk përmban mekanizma zbatimi nuk mund të konsiderohet reformë. Pa mjetet e duhura për kontroll dhe pa ndëshkime për moszbatim, ky ligj nuk është zgjidhje, por një fasadë politike që nuk përmbush detyrimet kushtetuese dhe nuk garanton barazi reale për shqiptarët dhe komunitetet e tjera.

Aleanca për Shqiptarët do të angazhohet me të gjitha mjetet politike dhe institucionale për të ndaluar kalimin e këtij ligji në formën aktuale, i cili cenon rëndë të drejtat e shqiptarëve dhe parimin e përfaqësimit të drejtë në shtet.

Aleanca për Shqiptarët

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Zeqiri: “Në pak muaj punë bëmë atë që nuk u bë për 8 vite – ujë i sigurt për Tetovën”

Published

on

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” ka njoftuar përfundimin me sukses të projektit për servisimin dhe rikonstruktimin e plotë të stacionit të filtrimit në fshatin Lisec – një objekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të Tetovës, veçanërisht gjatë dimrit.

Punimet kanë zgjatur një vit dhe kanë përfshirë ndërhyrje të thella teknike, përkatësisht:

  1. Ndërrimin e të gjitha rrjeteve teknike,

  2. Servisimin e plotë të të gjithë filtrave,

  3. Vënien në funksion të plotë të njësive të filtrimit,

  4. Ndërrimin e të gjitha valvulave (shiberave) në sistemin e filtrimit.

Falë këtyre përmirësimeve, kapaciteti i filtrimit është rritur nga 80 litra në sekondë në 200 litra në sekondë – një shtim i ndjeshëm që përmirëson furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tetovës gjatë periudhave më kritike të vitit.

Vlera e projektit është 1.5 milion denarë dhe është financuar tërësisht nga buxheti vetanak i ndërmarrjes.

“Përkushtimi ynë për shërbime cilësore do të vazhdojë me projekte të reja dhe investime konkrete. Punojmë me përkushtim sot për garanci të nesërmen”, ka deklaruar drejtori i Ndërmarrjes “Sharri”, Valon Zeqiri.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat