Lajme nga vendi
Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri 5 %
Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri në pesë për qind tek tregtarët me pakicë, ndërsa tregtarët e shitjeve me shumicë kanë kthyer çmimet që kanë pasur para vendimit për kufizimin e marzhave dhe ngrirjen e çmimeve që përfunduan me 30 prill të këtij viti. Këto gjetje janë nga inspektimet e kryera në mbi 1.000 pika të shitjeve, ndërsa për këtë është informuar edhe Ministria e Ekonomisë.
“Ka rritje të caktuara prej 3 deri në 5 për qind tek produkte bazë që janë produkte me qarkullim të lartë, ndërsa tek ato me qarkullim të ulët, produkte higjienike, pelena dhe ushqime për foshnja, rritjet lëvizin prej 10 deri mbi 20 për qind. Dua ta përmend se janë vërejtur ulje prej 20 deri 100 për qind tek perimet dhe pemët”, tha Vllatko Stojkoski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut .
Në shtatë muajt e fundit Inspektorati i Tregut gjithashtu ka kryera mbi 2 mijë inspektime në objekte hotelierike ku ka gjobitur 879 objekte dhe janë lëshuar 79 vendime për ndalim të përkohshëm për kryerjen e aktiviteteve.
“Në përgjithësi vërejtjet janë për mos pasjen e licencave për punë, kushte jo të duhura apo mos plotësimin e kushteve minimale teknike në çfarëdo konteksti, kalimi i orarit të punës, disiplinë jo e duhur dhe respektim të ligjit të veprimtarisë hotelierike, apo për respektimin e orarit të punës”, shtoi ai.
Në lidhje me respektimin e ligjit për ndalim të duhanit në ambiente të mbyllura, nga 1104 inspektime janë gjobitur 151 objekte./Alsat.mk
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

