Connect with us

Lajme nga vendi

NË DURRËS PËRFUNDOI TURNEU JUBILAR ‘’VLLAZNIMI CUP 2025’’

Published

on

Turneu tradicional i 20-ti me radhë ‘’Vllaznimi Cup 2025’’ ku morën  pjesë mbi  60  ekipe të grupmoshave  nga U-9 deri në U-15 nga rajoni. Organizatori të  gjitha ekipet pjesëmarrëse u nderuan me  mirënjohje  në  shenjë respekti ndërsa  ekipet  fituese  u shpërblyen me Kupa medalje dhe mirënjohje .

 Turneu ndërkombëtar  i futbollit për fëmijë nga mosha 9-15 vjeç dhe vajza pas  pesë ditëve garimi, dje në  stadiumi ‘Niko Dovana’  në Durrës me ceremoninë e shpalljeve  të më të mirëve zyrtarisht përfundoi  edicioni  jubilar  i  20-ti me  radhë ‘’Vllaznimi Cup 2025’’ ku  të pranishëm  krahas  ekipeve  pjesëmarrëse  ishin përfaqësues  të Federatës së Futbollit Shqiptar, përfaqësues  të  kompanive që kamë përkrahur  këtë event tradicional në një ceremoni u ndajtën  trofetë  për ekipet fituese në të  gjitha  grup-

 Kryetari i Shoqatës  Vllaznimi, Idriz  Gashi falënderoi të gjitha ekipet  pjesëmarrëse nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës , Greqia dhe Shqipëria,  tha se  më e rëndësishme  është që fëmijët janë të kënaqur nga aktiviteti ajo që është më e rëndësishme  kishte ekipe  nga të gjitha vendet shqip folëse dhe  se 

 ’E veçanta e Turneut  si çdo vit kemi ekipe të ndryshme kemi ekipe  nga  shtete të ndryshme,  sivjet  kishim  nga  Greqia kemi kaluar  shumë mirë  me ata  janë një ekip shumë i mirë  i përgatitur’’ .  deklaroi  organizatori Idriz Gashi

 Sa  i  përket motos  ë  këtij  turneu  ndërkombëtar si gjithmonë edhe kësaj radhe  ishte ‘’Të ndryshëm por të barabartë’’. Këtë e pohoi edhe ideatori i këtij eventi.

Advertisement

‘’ Të ndryshëm por të barabartë’’ sepse në fushë kjo është kënaqësia se nuk  dallohen  kush  janë  shqiptarë  nga Greqia, Nga Maqedonia, nga  Presheva , nga  Bujanoci  janë  të  gjithë një lloj. Sot  fëmijët kanë një përparësi  pasi nëpërmjet  telefonave  kanë mësuar edhe anglishten dhe gjithë komunikojnë anglisht është gjëja më e mirë që ne  nuk e kishim mundësinë ata e kanë mësuar. Kështu që kënaqësia  jonë është që fëmijët janë shoqëruar, kanë luajtur bashkë dhe  do të kenë një njohje edhe më të gjatë mes këtij aktiviteti’’ tha organizatori Idriz Gashi.

Nga  rajoni i Pollogu në kºtë  turne tradicional ‘’Vllaznimi Cup 2025’’ ishin ekipe nga  shkolla  fillore  e Istikballit me  koordinatorin Habil Livoreka dhe trajnerët  Meriton Halili me grup-moshat U-13  që e fituan vendin e dytë dhe  trajneri  Hakan Mustafa me krup moshat U-11 që e  fituan vendin e tretë. Ashtu  si edhe   Drita e Bogovinë me dy ekipe të grupmoshave  të reja që patën paraqitje të kënaqshme Futbollisti Leard Salihu i ekipit të Istikballit me 16  gola të shënuar   ishte  golashënuesi më i mirë i turneut dhe nga organizatori u nderua me një kupa speciale.  Organizatori  me  një dhuratë  speciale  nderoi edhe  gazetarin e TV Koha  Shabani Sinani  i  cili ishte  i pranishëm në  ceremoninë mbyllëse të këtij turneu ndërkombëtar  të futbollit për grup moshat e reja me  Kupa  speciale  nderoi  të  gjitha donatorët  ata  që  kishin përkrahur  Turneun Jubilar

SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve

Published

on

Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.

“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.

Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.

“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.

Advertisement

Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën

Published

on

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, figura të larta shtetërore e politike kanë përcjellë urime për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se si vende mike kultivojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
“Urime për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira për stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe punojmë për realizimin e vizionit të përbashkët për integrim evropian të rajonit. Shpresoj të thellojmë dhe forcojmë partneritetin në interes të qytetarëve të të dy vendeve.”, ka shkruar presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, uroi pavarësinë e Kosovës duke kujtuar sakrificën dhe përkushtimin për liri.
“Kjo festë është një moment reflektimi dhe krenarie kombëtare, që mishëron sakrificën, përkushtimin dhe vizionin për liri e shtetndërtim. Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të orientuar drejt së ardhmes evropiane.”, shkroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Edhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë.
“17 shkurti është një datë që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe flijimin për liri e pavarësitë popullit të Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve. Pavarësia e saj u ngrit mbi gjakun dhe guximin e dëshmorëve, si dhe mbi veprën e pavdekshme të Adem Jasharit dhe familjes së tij, që përjetësisht do të mbeten simbol i sakrificës dhe i qëndresës kombëtare. Në emër të Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim shpreh urimet më të përzemërta për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.”, shkroi zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.
Urime janë përcjellë edhe nga ShBA-ja dhe BE-ja. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, në një letër dërguar presidentes Vjosa Osmani, ka theksuar se ShBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhëniet tona vazhdojnë të thellohen, ne presim me padurim ta zgjerojmë partneritetin tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që nxisin prosperitetin e përbashkët.”, thuhet në letrën e Trampit.
Udhëheqës të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si presidenti i Francës dhe presidenti i Gjermanisë, kanë uruar pavarësinë e Kosovë, duke theksuar mbështetjen e tyre për vendin dhe perspektivën e saj evropiane.
ARMEND MURSELI
Continue Reading

Lajme nga vendi

Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

Published

on

Gjykata Kushtetuese nuk është organ politik. Kështu u përgjigj kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski lidhur me kërkesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për implementimin e parimit të Badinterit gjatë marrjes së vendimeve në Gjykatën Kushtetuese. Badinteri, sipas tij, është shumë i rëndësishëm në organin politik, ku miratohen ligjet, ndërsa nuk ka vend në asnjë Gjykatë Kushtetuese.
“Parimi i Badinterit është shumë i rëndësishëm për organe politike, siç është Kuvendi ku miratohen, plotësohen dhe ndryshohen ligjet. Gjykata Kushtetuese nuk është organ politik. Nëse zbatohet Badinteri në Gjykatën Kushtetuese, ajo do të nënkuptojë se jo gjykimet juridike, por të tjera do të vendosin për kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit. Një gjë e tillë nuk ekziston askund në botë dhe për këtë arsye isha më i ashpër në kuptimin e asaj se nëse një gjë e tillë ndodhë është më mirë që këtij institucioni t’i vihet dryni dhe nuk ka nevojë për ekzistimin e saj.”, – deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.
Ligji për përdorimin e gjuhëve do të shqyrtohet pas kompletimit të përbërjes
Sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve që prej kohësh ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, Kostadinovski tha se me kompletimin e Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojnë të punojnë për të gjitha lëndët. Ai tha se në çdo paraqitje të tij ka apeluar që qytetarët të mos bien pre e manipulimeve politike.
“E dini qëndrimin tim, nuk ka lëndë të ndjeshme, më pak apo më shumë të ndjeshme. Ndjeshmëria nuk humbet me kalimin e kohës, për cilën do lëndë. Nëse sot është i ndjeshëm, do të jetë edhe në vitin 2035 apo 2050. Puna jonë është ta kthejmë besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe shtetit juridik, do të veprohet për secilën lëndë. Pres që shumë shpejt të kompletohet Gjykata Kushtetuese dhe menjëherë pas kësaj në takimin e parë të punës do të hapët çështja, natyrshëm. Ne kemi vendim se duhet të mbahet seancë përgatitore dhe kjo nuk ka ndryshuar.”, – theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.
Sa i përket kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe dhe nëse kjo është në pajtueshmëri me Kushtetutën, Kostadinovski tha se do të përmbahet nga komentimi dhe prejudikimi, pasi që para tyre në procedurë të kushtetutshmërisë është Ligji për përdorimin e gjuhëve.FLORIJE KAMBERI
Continue Reading

Më të lexuarat