Lajme nga vendi
ASH: Hartimi i Librave të Historisë për shkollat e mesme dhe fillore fyese dhe Skandaloze për Shqiptarët!
Aleanca për Shqiptarët, shpreh indinjatë të thellë dhe kundërshtim të vendosur ndaj mënyrës joprofesionale, tendencioze dhe diskriminuese me të cilën është përpiluar programi i ri mësimor për lëndën e historisë në arsimin fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse në parim e mbështesim nevojën për një reformë të kurrikulave, nuk mund të heshtim përballë një deformimi kaq flagrant të së vërtetës historike, përjashtimit të ekspertëve shqiptarë nga procesi i hartimit të programeve dhe përpjekjeve të qarta për të zbehur, relativizuar apo përçudnuar identitetin historik të shqiptarëve në këto troje.
A ka përfshirje të historianëve shqiptarë? Në një shtet që quhet multietnik, përjashtimi i historianëve shqiptarë nga grupet punuese për hartimin e kurrikulave është një skandal institucional dhe një ofendim i drejtpërdrejtë ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Mungesa e tyre ka prodhuar përmbajtje jo vetëm të pasakta, por edhe thellësisht të rrezikshme për formimin historik të nxënësve.
Shembuj flagrantë të falsifikimit dhe amatorizmit: Titulli “Ilirët dhe dardanët” është absurd dhe joshkencor, pasi dardanët janë pjesë e pandashme e trungut ilir.
Në mesjetë, shqiptarët njiheshin si “arbër” dhe vendi i tyre si “Arbëri”. Ky fakt elementar historik nuk mund të fshihet apo deformohet me arrogancë burokratike!
Zbehje sistematike e historisë shqiptare: Krahasuar me programet e mëparshme, përmbajtjet që trajtojnë historinë e popullit shqiptar janë përgjysmuar apo zhdukur krejtësisht, duke i dhënë përparësi historisë së popujve të tjerë në rajon. Kjo përbën një zvogëlim të qëllimshëm të kontributit të shqiptarëve në historinë ballkanike dhe evropiane, si dhe një përpjekje për të relativizuar ekzistencën e tyre në këto troje.
Kaos kronologjik dhe strukturor: Programet vuajnë nga mungesa e rendit logjik dhe kronologjik, ndërkohë që ngjarjet dhe proceset historike shqiptare janë trajtuar në mënyrë fragmentare, të cunguara dhe shpesh të paqarta, gjë që rrezikon të deformojë njohuritë historike të brezave të rinj.
Fyerje ndaj karakterit multietnik të shtetit: Një qasje që nuk reflekton realitetin multietnik të vendit dhe anashkalon historinë e njërit prej popujve themelues të RMV-së, është e papranueshme dhe shkon përtej një neglizhencë të thjeshtë – është diskriminim institucional!
KOHA PËR VEPRIM!
Aleanca për Shqiptarët kërkon me urgjencë që Ministria e Arsimit të ndalojë miratimin e teksteve mësimore që bazohen në këto programe problematike. Ka ende kohë për të reflektuar dhe për të përfshirë historianët shqiptarë në mënyrë të barabartë dhe profesionale, ashtu që programet të reflektojnë realitetin historik dhe kulturor të të gjithë qytetarëve të vendit.
Ky nuk është një apel i zakonshëm, por një thirrje e fuqishme për drejtësi, barazi dhe dinjitet në trajtimin e të kaluarës sonë të përbashkët.
Nëse historia shkruhet gabim sot – e ardhmja do të ndërtohet mbi gënjeshtra nesër.
Aleanca për Shqiptarët
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

