Connect with us

Sport

WIMBLEDON: ALCARAZ E SABALENKA KUALIFIKOHEN  NË RAUNDIN E TRETË

Published

on

Kanë nisur ndeshjet e raundit të dytë në grand slam-in e Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Numri 2 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Oliver Tarvet.

Një biletë për më tej siguron edhe rusi Andrey Rublev, që mundi 3-1 Lloyd Harris, amerikani Taylor Fritz eliminoi Gabriel Diallo, pas fitores 3-2. Më tej shkojnë edhe Cameron Norrie, Karen Khachanov e Adrian Mannarino.

Vijojnë surprizat te femrat, pasi nga gara u eliminua numri 4 në botë, tenistja italiane Jasmine Paolini, që u mund 2-1 nga Kamilla Rakhimova. Kualifikohet më tej numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 Marie Bouzkova.

Në raundin e tretë shkon edhe tenistja amerikane Madison Keys, belgia Elise Martens, japonezja Naomi Osaka, britanikja Emma Raducanu, rusja Anastasia Pavluchenkova dhe ukrainsja Eliona Svitolina.

Sport

BOTËRORI I KLUBEVE: MË 5 KORRIK LUHEN NDESHJET ÇEREKFINALE

Published

on

Me  përfundimin e fazës  së  1/8  së  finaleve   tanimë   dihen të  edhe  ekipet çerekfinaliste të Kampionatin Botërorë për  klube që  do të zhvillohen më  5 korrik të shtunën, ndërsa  në Londër zhvillohen  ndeshjet e raundit të dytë të

grand slam-it në Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar në Tenis.  

 Nga  tetë ekipe të mbetura në garë për trofeun e parë të edicionit të zgjeruar të Kupës së Botës për Klube dhe ato e dinë se cilat do të jenë pengesat në rrugën e tyre drejt triumfit përfundimtar në turne.

Al Hilal, Borussia Dortmund, Chelsea, Bayern Munich, Fluminense, Palmeiras, PSG dhe Real Madrid janë ende në garë për trofeun.

Fluminense – Al Hilal do të jetë çerekfinalja e parë, e cila zhvillohet më 4 korrik, ora 21:00. Fituesi i këtij çifti përballet me fituesin e Palmeiras – Chelsea.

Advertisement

Dueli anglo-brazilian zhvillohet disa orë më vonë, duke filluar nga ora 03:00  më  5 korrik.

PSG-ja do të përballet me Bayern Munih  gjithashtu më 5 korrik, duke filluar nga ora 18:00. Fituesi do të ndeshet me fituesin e Real Madrid – Borussia Dortmund.

Spanjollët dhe gjermanët do të jenë dueli i fundit i fazës çerekfinale. Ata përballen më 5 korrik, me fillim nga ora 22:00.

Në ndeshjet çerekfinale të  shtunën takohen:Fluminense – Al Hilal, Palmeiras – Chelsea, PSG – Bayern Munich, dhe Real Madrid – Borussia Dortmund.

Advertisement
Continue Reading

Sport

Ka ndërruar jetë futbollisti  Diego Jota

Published

on

Portugezi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 28-vjeçare.

Sipas “Marca” bëhet me dije se një aksident automobilistik është bërë shkak i kësaj ngjarjeje.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A-52 pranë Komunës së “Palacios de Sanabria” në provincën e Zamorës.

Diogo udhëtonte së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili gjithashtu ishte një futbollist profesionist. Fatkeqësisht të dy kanë ndërruar jetë, pasi makina u përfshi nga flakët.

Kujtomë se Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për 44.7 milionë euro. Ai ka bërë 182 paraqitje për “The Reds”, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 26 asiste.

Advertisement

Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre trofe me Reds: një titull të Ligës Premier (2024-25), një FA Cup n; seyonin 2021-2022 dhe një League Cup n; seyonin 2021-2022..

Continue Reading

Sport

KF SHKËNDIJA E GATSHME PËR GARAT EUROPIANE

Published

on

Dje në orët e  pasdites në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija dhe  Dinamo Sity  zhvilluan  kontrolluesen e  fundit  gjeneral  pas  ndeshjeve  të raundit të parë në garat e Evropiane.Ndeshje me ritëm e fair play mes dy skuadrave përfundoi me  fitoren e Shkëndijës  2-1. 

 Një miqësore luksi u zhvillua të martën pasdite në stadiumin e Qytetit në Tetovë, aty ku Shkëndija priti Dinamo Cityn nga Tirana në një duel përmbyllës të fazës përgatitore. Pas  90 minutave  lojë  cilësore  ndeshja  përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Autor të golave në këtë takim ishin Krasniqi dhe Jakupi për ekipin e Shkëndijës, ndërsa Itodo për ekipin Dinamo Sity nga Tirana .  Trajneri Jeton Beqiri pas  kësaj ndeshje  tha se e rëndësishme është që asnjë  futbollist nuk u  dëmtua  gjatë ndeshjes dhe pozitive  si kontroll edhe  si intensiteti  siç çdo gjë tjetër ndërsa për kundërshtarin në garat  evropiane  shpreson se do ja  dalin me  sukses

 Patjetër duhet të  besojmë shumë , të investojmë shumë. Ne kemi disa  futbollist të  cilët janë me pengesa të  vogla  siç është Kapiteni Besart Ibraimi, janë edhe  dy-tre futbollist tjerë të cilët kanë pasur shqetësime  për fat të mirë ato sot nuk çfaqën probleme . U  dhamë mundësinë të  gjithë  futbollistëve që mos  rrezikonim dëmtimet. Dhe unë besoj  se duhet të besojmë  shumë . TNS është ekip  i  cili  vitin e kaluar  ka qenë në grupe  por asgjë nuk është e pamundur. Unë besoj se me një paraqitje të mençur, me një lojë kolektive , dhe normalisht që me  pas me vete edhe  fatin sportiv, edhe dinakërinë sportive besoj që mund të dalim me  rezultat pozitiv  në ndeshjen e parë‘’ tha trajneri Jeton Beqiri

 Trajneri i Dinamo Sity  Ilir  Daja  tha se se të  luash me  Shkëndijë  gjithmonë është mirë  në  aspektin  sportiv e duke  qenë  se luan me një nga  ekipet më të mira të mbarë shqiptarisë dhe uroj  që ekipi  kuqezi  denjësisht të përfaqësoj të  gjithë shqiptarët në garat  evropiane.’

 ’Sigurisht  që unë  pash edhe një Shkëndijë që  përtej  lojtarëve  cilësorë  që ka , pash edhe  dorën e Jetonit, pra të  stafit teknik dhe  që beso  se do jetë një pjesë shumë e rëndësishme  në këtë  rrugëtim në Evropë, sepse  gjithmonë përplasesh me  ekipe  relativisht të forta. Dhe uroj  që edhe  Shkëndija e Jetonit të  shkoni  sa më lartë të jetë e mundur sepse në  fund fare përfaqëson jo vetëm  futbollin e Maqedonisë së Veriut, por për çdo arritje të çdo ekipi Shqiptar  siç është edhe  Shkëndija, neve  gjithmonë na  bëhet qejfi  si për  ekipet që janë në Super Ligën  tonën , qoftë edhe të Kosovës’’   deklaroi pos tjerash Ilir  Daja trajner i KF Dinamo Sity

Advertisement

 Garat eliminatore  për Ligën e Kampionëve  fillojnë më  8 korrik me ndeshjet e  para, ndërsa ato  kthyese më 15 korrik.  Shkëndija ndeshjen e parë  e  luanë në transfertë  ndërsa atë kthyese më 15 korrik në Shkup.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat