Connect with us

Lajme nga vendi

Lajm i mirë veçanërisht për mërgimtarët! Prej sot, vetëm një pikë kontrolli në “Tabanoc”

Published

on

Në vendkalimin kufitar me Serbinë “Tabanoc” – “Preshevë”, sot do të lëshohet në përdorim Sistemi “One Stop” për kontroll të integruar të përbashkët, në një pikë kufitare.

Vendosja e këtij sistemi, siç deklaroi së fundmi ministri Toshkovski do të mundësojë fluks shumë më të shpejtë të qytetarëve në “Tabanoc”-“Preshevë”, që për momentin është vendkalimi kufitar më i frekuentuar në vend.

Mënyra e re e kontrollit duhet të lehtësojë mbingarkesën në kufij, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur qarkullimi është në rritje, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

Sistemi “One Stop” është vendosur tashmë me Kosovën në vendkalimet kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, një rrjedhë janë bisedimet me Shqipërinë për të vendosur dy vendkalime kufitare, ndërsa me Bullgarinë dhe Greqinë si anëtarë të BE-së dhe zonës Shengen, do të ketë vetëm përmirësime organizative.

Lajme nga vendi

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Published

on

Nga Drejtoria e Doganës njoftojnë se kanë parandaluar kontrabandimin e 11 monedhave të arit në pikën kufitare “Bogorodicë”. Monedhat janë gjetur te një shtetase e Maqedonisë e cila po udhëtonte me autobus në linjën Stamboll-Tetovë.

“Në pikën kufitare Bogorodicë është parandaluar kontrabanda e 11 monedhave të arit me peshë totale 71 gram dhe vlerë totale prej 567 mijë denarësh. Drejtoria për Hetime ndaj një personi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë”, e ndëshkueshme sipas Kodit Penal. E dyshuara, shtetase e Maqedonisë, udhëtonte me autobus në linjën Stamboll – Tetovë. Monedhat e arit i kishte fshehur në një çantë të verdhë brenda çantës së saj, me qëllim që të shmangte kontrollin doganor dhe të evitonte pagesën e detyrimeve ndaj shtetit në shumën prej 149 mijë denarë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Është rritur ndjeshëm numri i personave që kërkojnë ndihmë psikologjike dhe psikiatrike

Published

on

Gjatë viteve të fundit është vërejtur rritje e vazhdueshme e numrit të personave që kërkojnë ndihmë psikologjike apo psikiatrike, nga ana e të rriturve, por edhe të rinjve. Sipas drejtoreshës së Psikiatrisë ngjarjet e rënda kolektive, si tragjedia e Koçanit, kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe ka shtuar numrin e atyre që i drejtohen profesionistëve për mbështetje emocionale dhe trajtim të specializuar.

“Sfidat më të shpeshta janë ankthet tek popullata e re, por më të tmerrshmet janë ose ndaj atyre që duhet më tepër të kemi kujdes janë depresionet që të çojnë drejt rrezikut për vetëlëndim apo vetëvrasje, që për fat të keq nuk është i përjashtuar tek popullata e re”, tha Sllavica Arsova, drejtoreshë në Klinikën e Psikiatrisë.

Viteve të fundit është rritur edhe sëmundja e demencës. Sipas profesorit Antonio Novotin, të dhënat e OBSH-së tregojnë se deri në vitin 2050  mbi 70 për qind e rasteve të demencës do të paraqiten në vendet me zhvillim të ulët.

“Gjithnjë e më shumë duhet të mendojmë dhe të flasim për ndikimin e jashtëm, për paraqitjen e më shpeshtë të demencës. Këtu ndikon edhe ajri i ndotur, ndikon edhe stresi, depresioni, ndikojnë edhe shumë faktorë, si kushtet sociale ekonomike, pabarazitë. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se deri në vitin 2050, 70 për qind e rasteve të demencës do të paraqiten në vendet tona me zhvillim të ulët”, u shpreh Antonio Novotin, profesorë i psikiatrisë.

Këto komente u bënë gjatë shënimit të ditës botërore të Shëndetit Mendor, ku gjithashtu u theksua se familja si institucion, shoqëria dhe profesionistët duhet të jenë më të qasshëm ndaj personave që janë të prekur nga sëmundje të ndryshme të shëndetit mendor, sepse dëgjimi dhe ndihma ndaj njerëzve që janë në krizë është një faktor që mund të kontribuojë në kapërcimin e krizës./Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Bilall Kasami: Tetova, shembull i bashkëjetesës dhe i përfshirjes

Published

on

Sot në kopshtin IPKKF “Rinia” shënuam një moment domethënës për qytetin tonë. Hapëm grupin e parë heterogjen në objektin “Rilindja”, ku tashmë do të përfshihen edhe fëmijë nga komuniteti turk.

Së bashku me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy dhe zëvendësministrin e Kulturës, z. Sedat Sulejmani, përcollëm nga afër këtë hap të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Kjo është dëshmi konkrete se Tetova po ecën drejt një arsimi të hapur, gjithëpërfshirës dhe me respekt për të gjitha komunitetet.

Faleminderit stafit të institucionit dhe të gjithë atyre që me përkushtim po e ndërtojnë këtë rrugë të përbashkët drejt një shoqërie të barabartë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat