Connect with us

Lajme nga vendi

Vala e të nxehtit, Qeveria e RMV-së miratoi rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë të cilat hyjnë në fuqi prej sot deri më 8 korrik

Published

on

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se në përputhje me parashikimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të Nxehtë në Shëndetin e Popullsisë 2025–2030, duke filluar nga sot (e premte, 4 korrik), aktivizohet faza 3, e cila do të zgjasë deri më 8 korrik 2025.

Me propozim të Ministrisë, Qeveria miratoi  rekomandimet e mëposhtme:

  • Përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Ky rekomandim nuk vlen për punonjësit në infrastrukturën kritike (shëndetësi, polici, ushtri, transport, energji, kompani publike).
  • Shtyrje e procesit të punës gjatë orarit kritik (11:00–17:00) për punonjësit e ekspozuar ndaj nxehtësisë direkte;
  • Punë në distancë, orar pune fleksibël ose i dyfishtë, aty ku është e realizueshme;
  • Punëdhënësit të sigurojnë kushte pune mikroklimatike në përputhje me planin e veprimit: dhoma me temperaturë deri në 25°C, përveç rasteve kur natyra e procesit të punës kërkon ndryshe;

“Aktivizimi i planeve të emergjencës, të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe institucionet arsimore të veprojnë në përputhje me protokollet e brendshme të krizave. Masat synojnë të sigurojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe efikase të shëndetit të popullatës përmes veprimeve parandaluese dhe përgatitjes së duhur institucionale. Ministria e Shëndetësisë, së bashku me të gjitha institucionet kompetente, do të vazhdojë me informimin e rregullt dhe zbatimin e masave, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se vala e të nxehtit ka kapluar gjithë Evropën. Paralajmërime për nxehtësi ekstreme janë në fuqi në pjesë të Portugalisë, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, ndërsa Franca, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Maqedonia, Serbia, Sllovenia dhe Zvicra po përballen gjithashtu me temperatura jashtëzakonisht të larta. Serbia regjistroi temperaturën e saj më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin e 19-të, ndërsa Sllovenia të shtunën regjistroi ditën e saj më të nxehtë të qershorit ndonjëherë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat