Connect with us

Sport

BARAZIMI EPILOGU REAL I NDESHJES TNS  –SHKËNDIJA 0-0

Published

on

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në  futboll, Shkëndija e Tetovës barazoi ndaj TNS-së,  duke luajtur pa gola 0-0 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që  do të luhet në Shkup pas një jave.

Shkëndija e Tetovës në ndeshjen e parë  të raundit kualifikues  për  Ligën e Kampionëve barazoi në transfertë me  ekipin TNS duke luajtur  pa  gola  o-o.  Gjatë  90 minutave  lojë  interesante dhe me  raste  nga  të  dyja  palët me rrjetat mbetën të paprekura në  Pavarësisht disa rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Pas  përfundimit të ndeshjes  trajneri  Jeton Beqiri  u  shprehë  se  rezultati i barabartë  është i pranueshëm  pas  gjithë  atyre  arsteve  që nuk  i shfrytëzuan  ekipet

‘’Mendoj  se ishte një ndeshje në disa momente u  dominua  nga  ne, kishim edhe më shumë raste  se  kundërshtari  flasim gjithmonë për raste të pastërta. Me  një  situatë  ku ne  gabuam  në mbrojtje që edhe portieri jonë na shpëtoi në një situatë të qindpërqindtë për kundërshtarin. Nëpër gjithësi  duke marrë para  sysh pengesat në të  cilët  hasëm  si  fusha  sintetike, si mungesa e dy futbollistëve  shumë të rëndësishëm  d.m.th në fazën përgatitore në Slloveni  siç  ishte mungesa  për shkak të  dëmtimit e Besart Ibraimit  po edhe  Alhasanit për shkak të mungesës  së vizës besoj  se  është  një rezultat i pranueshëm . Ne  do të jemi me këmbë në tokë dhe duhet të mundohemi që të menaxhojmë situatën dhe të dalim  fitues  në dy ndeshjet e përgjithshme’’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Me  barazimin  në  ndeshjen e parë   ekipi  që  do të  kualifikohet më tej  do vendoset  në ndeshjen  kthyese  ku  trajneri  Beqiri shpresoj  se    gjatë  javës  që ka në disponim  Besart Ibraimi do të  kthehet  në  formën maksimale  dhe  në Shkup  do  kemi  përkrahjen e  tifozëve  që  është një garanci  për të dal  fitues.

‘’Besoj se jemi favoritë në bazë të  cilësisë që kemi në  skuadër jemi favoritë,  do kemi përparësi  edhe për një javë  punë, gjithsesi duke  u  futur akoma në  ritëm  futbollistët të  cilët i përmenda  për shkak  se  duhet ta potencoj se  Besarti ishte  i gatshëm  vetëm për  45 minuta dhe ne në bashkëpunim  në  bisedë me stafin dhe me futbollistin  vendosëm që të  aktivizohet  në pjesën e dytë . Dhe  besoj  që edhe një javë plus ai dhe  disa  futbollist  tjerë të  cilët nuk e kanë formën  maksimale  do  përfitojnë nga  kjo  dhe  besoj  se ndeshjen  kthyese në Shkup ,  duke  dhënë maksimumin duke  qenë  gjithmonë me  këmbë në tokë , duke menaxhuar  situatat që  do na paraqiten me ndihmën e publikut dhe  gjithçka tjetër besoj  dhe  shpresoj  se do  të jemi ne  skuadra e cila  do të gëzohemi  dhe  do  kualifikohemi më tutje’’  tha  trajneri Beqiri

Advertisement
Takimi i dytë ndërmjet TNS-së dhe Shkëndijës do të luhet më  datë  15 korrik   me  fillim në ora  21Ë00  në Shkup, ku edhe do të përcaktohet skuadra që kalon në fazën tjetër.  Kampioni  Shqipërisë Egnatia  mbrëmë mundi ekipin nga Islanda Breidablik 1-0  ndërsa kampioni i Kosovës  Drita e  Gjilanit me të njëjtin rezultat mundi ekipin Differdange të Luksemburgut,
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe  të dielën me  katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.

Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e  javës së 10-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi,  AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.

Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes  KF Kamjani dhe KF Teteksi.

Advertisement

Aktualisht  dy skuadrat gjenden  në mesin e  tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet  Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Published

on

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik  për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor  në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.

 Nga  data 6  deri 8-të  nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të  26-të me  radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të  Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë  si  dhe nikoqirit Turqisë.

 Drejtori  sportiv i  reprezentacionit  në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind  Huseini  për TV koha  tha se pas  sukseseve në kampionatin botërorë, pret  suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet  në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet  me 75 garues.

‘’Pas një  rezultati shumë të madh  në Kampionatin Botërorë  për  kadet, junior  dhe U-21 që u  zhvillua  në Bielsko-Biała , pa po  kthemi  një eventi tjetër  po ashtu  i madh  ku ekspedita e Maqedonisë, në fakt reprezentacioni i Maqedonisë  do të udhëtoj me 75 garues  në kategoritë  kadet, junior  dhe U-21 në kate  individuale dhe  ekipore.  Edhe  këtu presim  rezultate të  shkëlqyeshme  nga të gjithë garuesit që janë të përzgjedhur  janë  tepër mirë të përgatitur  presim  rezultate  të shkëlqyeshme.  Pos kësaj normal që na  pret edhe kampionati shtetërorë për  kadet, junior dhe  U-21,  ku  do të jetë edhe  përzgjedhës për kampionatin e ardhshëm Evropian që do të mbahet në Armeni  në vitin 2027. Është shumë i rëndësishëm ky kampionat shtetërorë për shkak se është edhe përzgjedhës,andaj koncentrimi ndoshta është më i madh se kur  ‘’  dekaroi ARLIND HUSEINI – Drejtor sportiv i reprezentacionit

 Ndër aktivitetet e rëndësishme  që  do të  mbahet gjatë këtij  viti  gjithsesi  se është  edhe  Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me  rastin e  Ditës së Flamurit  kombëtar 28 Nëntorit.

 ‘’Turneu  mbarëkombëtarë për  ditën e Flamurit  28 Nëntorit,  do të zhvillohet  përsëri në Tiranë me  datën  28  dhe  29  nëntor, ku edhe ku  edhe vendet  pjesëmarrëse  në fakt klubet shqiptare do të marrin  pjesë  nga  i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva  normal edhe  klubet  nga Maqedonia ‘’  tha  Arlind  Huseini

Advertisement

Nga këto aktivitete  të reprezentacionit të karatesë  krahas pjesëmarrjes  dhe  padyshim edhe sukseseve,  pritet edhe mbajtja në kontinuitet  e  formës së garuesve  për  garat e  ardhshme ndërkombëtare  që  do të mbahen  edhe në vitin 2027.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat