Lajme nga vendi
Valbon Limani bën homazhe për dëshmorët e 9 Korrikut: “Janë ndërgjegje që nuk duhet të harrohen kurrë”
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka bërë sot homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të 9 Korrikut 1997, duke nderuar kujtimin e atyre që u flijuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
“Në këtë vend të shenjtë, ne nuk përulemi vetëm para varreve të dëshmorëve, por para vetë ndërgjegjes sonë kolektive. Dëshmorët janë ndërgjegje që nuk duhet të harrohen kurrë,” u shpreh Limani gjatë fjalës së tij.
Lavdi për Dëshmorët e Flamurit Dr. Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti. Ata ranë, tha Limani, për të mos vdekur kurrë – për një ideal që vazhdon të jetojë në zemrat e gjeneratave,
9 Korriku i vitit 1997 është një datë historike dhe sublime për shqiptarët e Gostivarit dhe gjithë Maqedonisë së Veriut – një ditë që përfaqëson përplasjen dramatike midis vullnetit demokratik të shqiptarëve për të afirmuar identitetin e tyre kombëtar dhe dhunës brutale të një shteti që i trajtoi si të huaj në vendin e tyre.
Në qendër të kësaj dite qëndron një simbol – flamuri shqiptar – i cili u ngrit me vendim të ligjshëm, por u rrëzua me forcë, me gjak dhe me dhunë.Tre dëshmorët – Nazmi Saliu, Shpend Iseini dhe Milaim Dauti – nuk u flijuan thjesht për një copë pëlhurë, por për të drejtën e një populli për të jetuar me dinjitet, për të qenë i barabartë dhe për të mos u mohuar më kurrë.

“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik