Lajme nga vendi
QMK: Nëntë zjarre janë aktive, nën kontroll katër
“Aktive janë nëntë zjarre në ambient të hapur deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 gjatë ditës së djeshme”, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Nën kontroll janë katër zjarre, një është lokalizuar, ndërsa 49 janë shuar.
Nëntë zjarre janë aktive në zona të hapura që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 dje, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Katër zjarre janë nën kontroll, një është lokalizuar dhe 49 janë shuar.
QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Çuçer Sandevë – Bllacë, ku është kapluar bimësi e ulët, në fshatin Vizbeg në Shuto Orizare ku po digjet një deponi, në Prilep – fshati Beshishtë, një vend i quajtur “Beshishki rid”, pyll i përzier. Në zjarret në Makedonski Brod, është kapluar pylli dhe shkurret, midis fshatrave Creshnevë dhe Lokvica, bimësi e ulët nga një zjarr i përhapur nga fabrika “Samokov” në fshatin Ramne, si dhe pyll i përzier në fshatrat Sllatinë dhe Kovçë. Gjithashtu në komunën e Çashkës, nën “Sollunska Glava”, pranë vendit të quajtur “Burimet e Babunës” dhe “Babina Dupka”, ka tym në pjesën shkëmbore, ndërsa po digjet edhe pylli me kërcell të ulët në fshatin Nikoliq në Dojran.
Është lokalizuar zjarri në Koçav, në një vend të quajtur Babishte, ndërmjet fshatrave Jastrebnik dhe Polaki, ku janë kapuar bimësi e ulët dhe pyll i përzier.
Sipas QMK-së, nën kontroll janë zjarret në Dellçevë në Deponinë e qytetit “Ostrec”, në Vinicë – fshati Dragobrashtë (bimësi e ulët), në Kriva Pallankë – fshati Gradec dhe fshati Lozakovë dhe në Zhelinë – fshati Larce – lokacion ndryshe (pyll i përzier).
LAMM sot në mëngjes kumtoi se komunikacioni nga qarkorja Orman deri në qarkoren Mirkovc është lëshuar për komunikacion të rregullt, gjithashtu edhe prej Shkup – GJP për VK Bllacë dhe në të dy drejtimet e rrugës eksprese Rankovcë-Kriva Pallankë. Komunikacioni në këto rrugë ishte në ndërprerje për shkak të zjarrëve.
Për shkak të situatës me zjarret në Qeveri mbrëmë pati mbledhje Shtabi i Krizës, ndërsa është aktivizuar edhe mekanizmi evropian për ndihmë në përballje me zjarret.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi pas mbledhjes së Shtabit të Krizës se shkak për përhapjen, në masë të madhe ishin kushtet e pavolitshme të motit dhe era e fuqishme, por për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri afër kapaciteteve kyçe infrastrukturore, rrugëve, rajoneve dendësisht të banuara dhe objekteve private.
“Maksimalisht po vihen në funksion të gjitha kapacitetet e shtetit, me atë që duhet të theksoj se nga Greqia janë dhënë për ndihmë dy kanaderë, të cilët do të vihen në funksion, si dhe dy ekipe këmbësorike të cilat janë vënë në dispsozicion përmes mekanizmit të BE-së. Të gjitha institucionet qeveritare tërësisht janë mobilizuar dhe janë përfshirë aktivisht në terren. Në gjendje gatishmërie janë vënë 300 ushtarë, prej të cilëve rreth 150 aktivisht u përfshinë në terren, si dhe rreth 400 nëpunës policorë, të cilët u përfshinë aktivisht në terren”, deklaroi Toshkovski.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

