Connect with us

Sport

RENDITJA  FIFA: NGRITEN MAQEDONIA DHE KOSOVA , SHQIPËRIA HUMBË DY POZICIONE 

Published

on

Në rënditjen e fundit  të publikuara  nga  FIFA,  reprezentacioni i Maqedonisë dhe ai i Kosovës  kanë  ngritje, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë ka humbë dy pozicione në krahasim me  renditjen e para  një muaji

FIFA ka publikuar rënditjen e re të kombëtareve, ku Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe tashmë mban vendin e 68-të.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka shënuar ngritje për disa pozicione në rang listën më të re të FIFA-s.  Reprezentacioni   ynë  me barazimin ndaj Belgjikës dhe fitoren në transfertën ndaj Kazakistanit, arritën që të ngjiten 5 pozicione më lartë në FIFA, ku tashmë nga vendi i 67-të, Maqedonia renditet e 62-ta. Ndërkohë Shqipëria ka pësuar rënie në këtë rang listë, duke humbur dy pozicione, që le kuqezinjtë në vendin e 68-të, teksa Kosova është në pozitën e 97-të.

Kosova në anën tjetër vijon të fitojë pozicione. Tashmë mban vendin e 95-të. Ky është edhe rekord i ri për “dardanët”, që më parë mbanin vendin e 97-të.

 Sa i përket kreut të listës, në mesin e 5 përfaqësueseve më të mira nuk ka ndryshime, ku Argjentina vazhdon të kryesoj renditjen, duke u ndjekur nga Spanja, Franca, Anglia dhe Brazili. Top 10-shja kompletohet me Portugalinë, Holandën, Belgjikën, Gjermaninë dhe Kroacinë.

Advertisement

 

 SHABAN  SINANI – TV KOHA

Sport

TENIS: SINNER – ALCARAZ NË FINALEN E WIMBLEDON 2025

Published

on

Në finale  të  grand slam të tenist  në barë Wimbledon 2025  në Londër  do të  përballen spanjolli Carlos Alcaraz  dhe  ai  Italian  Jannik Sinner  të dielën në ora  17:00

 Tenisti  spanjoll Carlos Alcaraz  dhe  ai  Italian Jannik Sinner do të përballen në  finalen e  madhe të grand slam-it të tenisit në barë Wimbledon  2025.

Në gjysmëfinale me një  lojë të  shkëlqyeshme spanjolli Carlos Alcaraz  mundi amerikanin Taylor Fritz me rezultatin 3-1  në  sete 6-4, 5-7, 6-3  dhe  7-6.  Kështu që tenisti spanjoll do të synojë të mbrojë   titullin e  fituar  në edicionin e vitit  2024.

Në gjysmëfinalen  tjetër tenisti italian Jannik Sinner shkatërroi  serbin Novak Djokoviq   duke  mundur 3-0 në sete 6-3, 6-4  dhe  6-4. Sinner  e dominoi  ndeshjen   në çdo  aspekt  dhe me merritë të madhe  sërish   kualifikohet  në  finalen e madhe të këtij  grand slam.  Sinner  dhe Alcaraz  përballen  sërish  në  finalen  enjë gran slam vetëm  një muaj  pas  duelit  të tyre  në Roland Garros  dhe me të drejt pritet  një  finale  spektakolare. Ndeshja finale  Carlos Alcaraz – Jannik Sinner luhet  nesër me  fillim në ora  17:00

SHABAN  SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

NESËR ZHVILLOHET FINALJA E KUPËS SË BOTËS PËR KLUBE.

Published

on

Të dielën në stadiumin ”MetLife” të Nju Jersey do të  zhvillohet  finalja e madhe  e Kupës së Botës për klube mes  fituesit të Championsit Paris Saint-Germain dhe    fituesit të UEFA  Konferencë  Ligës. Chellsea 

 Të dielën zhvillohet finalja e madhe  e  edicionit të parë Kupa e Botës për  klube  që mbahet  në Shtetet e  Bashkuara  të  Amerikës, ku  do të takohen kampioni në  fuqi i Evropës mes Paris Saint-Germain dhe  Chellsea që  do të luhet  të dielën me fillim në ora  21:oo në stadiumin ”MetLife” në New Jersey

Kjo  do të  jetë një  përballje  e   fituesit  të UEFA Liga e Kampionëve ekipi  francez Paris Saint-Germain  dhe  fituesi i fundit  në UEFA Konferencë Liga skuadra angleze Chelsea.

Në  këtë  finale  skuadra e  PSG  konsiderohet  favorite , kështu mendojnë edhe  analistë e tifozë të shumtë të futbollit edhe  pse    bëhet  fjalë  për  dy  skuadra  që  kanë  të  fituara  numër të madh  të trofeve  vendore  dhe ndërkombëtare ,

Kush  do të  shpallet   kampion  i Botës  për  klube   Paris Saint-Germain apo Chellsea do të mësohet nesër mbrëma me  fillim në ora  21:00. Drejtësinë  në  finale  do ta ndaj arbitri  ndërkombëtar i futbolli  IRANIANO-AUSTRALIAN   Alireza Faghani

Advertisement

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

TENIS: ANISIMOVA- SWIATEK NË FINALEN E MADHE TË WIMBLEDON

Published

on

Në  finalen e madhe  të  grand slam-it Wimbledon në kategorinë e femrave   përballen amerikania Amanda Anisimova dhe polakja Iga Swiatek. Finalja zhvillohet të shtunën në ora 17:00

 Tenistja amerikane Amanda Anisimova dhe ajo polake Iga Swiatek janë dy finalistet e grand slami-it i tenisit të Wimbledon, në kategorinë e  femrave , që është eventi më i rëndësishëm i fushave me bar, që po zhvillohet në Londër.

Iga Swiatek e cila  është  5 herë fituese në grand slam dhe ate  4 herë  në Roland Garros dhe 1 herë në US OPEN, ndërsa  për here të parë  arrin  në finale  të Wimbledon , në  gjysmëfinale mundi  zviceranen Belinda Bençiç me rezultatin  2-0 në sete  6-2 dhe 6-0.

Iga Swiatek në  finalen e madhe do të përballet me amerikanen Amanda Anisimova e cila në gjysmëfinale mundi bjellorusen Arina Sabalenka me rezultatin 2-1  në sete 6-4, 4-6  dhe  6-4

 Ndeshja finale në kategorinë e femrave  mes polakes Iga Swiaek dhe amerikanes Amanda Anisimova do të zhvillohet të  shtunën me fillim në ora  17:00

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat