Lajme nga vendi
Mendi Qyra deponon dorëheqjen, Ushtrues Detyre Kryetar i OEMVP-së emërohet Nuhi Aliu
Kryetari i deritanishëm i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra ka deponuar dorëheqjen dhe në vend të tij Ushtrues Detyre është emëruar Nuhi Aliu, informon Telegrafi Maqedoni.
Dorëheqja e Qyrës vjen pasi i njejti ka shpallur kandidaturë të pavarur për zgjedhjet lokale për qytetin e Strugës.
Qyra në fjalimin e tij tha se pavarësisht largimit të tij, OEMVP ngelet në duar të sigurta.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Mendi Qyra deponon dorëheqjen, emërohet Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit z. Nuhi Aliu. Mbahet mbledhja e IV-t e Këshillit Drejtues të OEMVP!
Shkup, 25 Korrik 2025 – Sot, në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u mbajt mbledhja e IV-të e Këshillit Drejtues, e thirrur nga Kryetari z. Mendi Qyra, me prani të Drejtori Ekzekutiv z. Durim Zekiri si dhe përfaqësues të Këshillit Mbikëqyrës.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shqyrtimi i ecurisë së aktiviteteve të planifikuara të gjashtëmujorit të dytë, sipas planit vjetor të OEMVP, me fokus të veçantë në aktivitetet e parapara në kuadër të jubileut të 20 vjetorit të themelimit të Odës, si dhe përgatitjet për ngjarjen tradicionale “TOP 100”, e cila këtë vit organizohet për herë të 16-të.
Në këtë mbledhje Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra, në pikën e fundit të rendit të ditës, deponoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryetarit të OEMVP-së.
“Duke qenë se unë kam paralajmëruar kandidaturën time për zgjedhjet lokale, ku do jem kandidat I pavarur për kryetar komune në qytetin e Strugës, vlerësoj se dorëheqja ime së pari është akt i ndërgjegjes duke e ditur që OEMVP-në po e lë në duar të sigurta të njerëzve shumë kompetent dhe relevant. Por gjithashtu, dorëheqja ime është edhe akt juridik, sepse pa anshmëria dhe pavarësia e OEMVP-së është vlera më e madhe e saj, dhe assesi se ne duhet ta shkelim, andaj dorëheqja ime respekton edhe aktin më të lartë të OEMVP-së, statutin e saj”, tha ndër tjerash Mendi Qyra.
Ai gjithashtu, falënderoi Stafit Ekzekutiv, këshillin drejtues dhe të gjitha organet udhëheqëse për mbështetjen të cilën ia dhanë gjatë angazhimit të tij tre vjeçar në OEMVP si Kryetar.
“U siguroj se do të mbetem gjithmonë pranë OEMVP-së, në çdo formë që do të mund të ndihmoj dhe kontribuoj, pavarësisht pozicionit tim në të ardhmen”, shtoi z. Mendi Qyra
Më pas, Këshilli drejtues me konsensus të plotë, nga nënkryetarët zgjodhi z. Nuhi Aliun për ushtrues detyre të Kryetarit të OEMVP-së për të vazhduar me mbarëvajtjen e punës së OEMVP-së deri në përfundim të mandatit.
“Ju siguroj se do jem bashkëpunues dhe se çdo vendim do e marrim së bashku në të mirë të OEMVP-së. E rëndësishme është mirëqenia e odës andaj zotohem për angazhim të denjë dhe të plotë në realizimin e objektivave të institucionit tonë të pavarur”.
OEMVP, edhe njëherë vazhdon të dëshmojë pjekurinë institucionale në këtë 20 vjetor të saj, duke dëshmuar se sistemi i implementuar funksionon dhe siguron vazhdimësinë e punës së saj.
Kujtojmë se javë më parë Mendi Qyra u deklarua si kandidat i pavarur për Strugën, teksa deri më tani i njejti ka siguruar dhe përkrahjen e koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale të tetorit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

