Lajme nga vendi
Ibrahimi: Tetova në festë me gjallërinë e mërgatës dhe mikpritjen e Komunës

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka përshkruar atmosferën festive që mbizotëron në Tetovë gjatë verës, falë kthimit të mërgimtarëve dhe angazhimit të Komunës për të gjallëruar qytetin.
“Tetova n’festë! Vera është ndryshe, në mesin e tetovarëve, vëllezërve dhe motrave tanë të ardhur nga mërgimi, që i dhuruan gjallëri qytetit,” shkruan Ibrahimi në statusin e tij.
Ai vlerësoi kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për përkushtimin në organizimin e aktiviteteve kulturore e muzikore çdo natë, duke u ofruar argëtim qytetarëve të të gjitha grupmoshave.
“Po, me të vërtetë është në festë!” përfundon mesazhin e tij Ibrahimi, duke e përshkruar atmosferën si një reflektim të gjallë të dashurisë për vendlindjen dhe respektit për ata që jetojnë jashtë.
Lajme nga vendi
Zv/ministri Aliu: Themelimi i Sh.F. “Azem Marana” në fshatin Moranë, një hap i ri për arsimin në Komunën e Studeniçanit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit qeveritar u miratua Propozim-Vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Marana” në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit. Kjo njësi e re arsimore do të funksionojë si subjekt i veçantë shkollor, duke sjellë mundësi të reja për nxënësit e zonës.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, përmes një njoftimi publik, shprehu urimet e tij për këtë vendim, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe suksesin e nxënësve.
“Uroj që ky vendim të kontribuojë në rritjen e cilësisë dhe sukseseve të nxënësve që do të ndjekin mësimet në këtë shkollë e të bëjnë krenar veten e tyre, prindërit dhe çdo shqiptar e qytetar, ashtu siç krenohemi me figurën e patriotit dhe atdhetarit Azem Marana”, theksoi Aliu.
Shkolla e re mban emrin e një figure të njohur të historisë kombëtare, duke e lidhur misionin edukativ me trashëgiminë patriotike.
Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rrjetit arsimor në zonat rurale dhe një nxitje për përkushtimin ndaj arsimit cilësor në gjuhën shqipe.
Lajme nga vendi
Fetai: Shumë pak shfrytëzohet kapaciteti i mërgatës për zhvillimin e vendit dhe rajonit

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për TV News tha se mërgata ka kapacitete të jashtëzakonshme që shumë pak shfrytëzohen për të mirën e vendit dhe rajonit.
“Mërgata jonë është integruar mjaftueshëm, njohë dhe kam miq të shumtë që punojnë në Komsionin Evorpian, janë nënkryetar të partive politike, janë deputetë, ka biznesmenë të suksesshëm, rrjete të ndryshme. Që për fatin tonë të keq shumë pak po shfrytëzohet këto kapacitet për zhvillimin e vendit dhe rajonit në tërësi”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Lajme nga vendi
Mickoski: Është rinovuar Klinika për vesh, hundë dhe fyt, kushte evropiane me pajisje që janë të rralla në rajon

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vizitoi Klinikën e rinovuar për vesh, hundë dhe fyt në Shkup.
Në vazhdim, ju dërgojmë deklaratën e plotë të Kryeministrit:
“Mirëdita edhe nga unë.
Unë nuk kam asgjë për të shtuar në atë që thanë drejtori dhe ministri, dëshiroj vetëm që punonjësit të kenë më pak punë, që të përqendrohemi më shumë në parandalim, por kur pacientët përdorin këto ambiente, shërbimet e klinikës atëherë të kenë kushte të mira, siç i kemi këtu tani, falë drejtorit, falë Fondit, ministrit, Ministrisë, punonjësve të klinikës, mund të shihni disa do të thoshin kushte evropiane me pajisje që janë unike në vendin tonë, por pajisje që janë të rralla në rajon.
Pra, dua t’i përgëzoj vërtet dhe t’u uroj që të ecin në atë drejtim dhe të vazhdojnë të punojnë në atë drejtim.
Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveçse të pajtohem me gjithçka që thanë drejtori dhe ministri.”
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve