Lajme nga vendi
Bilall Kasami sot zyrtarisht shpall kandidaturën për mandatin e dytë në Komunën e Tetovës

Lajme nga vendi
Krerët e shtetit me urime për Ilindenin: Dita e Republikës është simbol i lirisë, unitetit dhe përgjegjësisë ndaj së ardhmes

Me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Ilindenit, krerët më të lartë të shtetit, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministri Hristijan Mickoski, u drejtuan me mesazhe urimi për qytetarët, duke theksuar rëndësinë historike dhe aktuale të kësaj dite.
Presidentja Siljanovska-Davkova tha se Ilindeni është më shumë se festë – është thelbi i historisë dhe shtetësisë.
“Republika nuk trashëgohet, por fitohet dhe meritohet. Ilindeni na obligon të ndërtojmë një shtet ku ia vlen të jetohet”, theksoi ajo, duke përkujtuar figurat historike si Dame Gruev dhe Goce Dellçev.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u shpreh se Ilindeni është simbol i luftës për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike.
“Le të jetë ky ditë frymëzim për më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim, pavarësisht dallimeve”, tha ai.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Ilindeni nuk është vetëm histori, por një identitet i gjallë dhe kujtesë për luftën për liri dhe drejtësi.
“Ajo përpjekje është arritur, por nuk ka përfunduar. Institucionet, veçanërisht Qeveria, duhet ta vazhdojnë këtë betejë me ndershmëri dhe rezultate konkrete”, tha ai.
Të tre krerët e shtetit bënë thirrje për unitet, vazhdim të rrugës drejt një të ardhmeje evropiane dhe forcim të shtetit mbi themele të qëndrueshme historike dhe demokratike.
Lajme nga vendi
Maqedonia e Veriut shënon 2 Gushtin, ditën e Kryengritjes së Ilindenit

Me një varg ngjarjesh e manifestimesh Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen (Guri i Ariut), ku fjalim do të mbajë presidentja Siljanovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski, të cilët do të vendosin edhe në varrin e Nikolla Karevit.
“Nën patronazhin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, më 2 gusht, do të mbahet kremtimi qendror i Ditës së Republikës në Gurin e Ariut “Meçkin Kamen” në Krushevë. Festimi i Ilindenit do të fillojë me vendosjen e luleve të freskëta te varri i Nikolla Karevit, pastaj te monumenti në lokalitetin “Sliva”, dhe do të vazhdojë me një shërbesë përkujtimore në kishën “Shën Nikolla”. Siljanovska-Davkova do të vendosë lule edhe te “Meçkin Kamen”, ku do të mbajë edhe fjalimin e saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Qeverua nga ana tjetër informoi gjithashtu se kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në kremtim dhe do të vendosë lule në disa lokacione. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të vendosjes së luleve të freskëta, Kryeministri, Hristijan Mickoski, do të japë deklaratë për mediat.
Me rastin e kësaj dite, Kuvendi gjithashtu njoftoi se kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, së bashku me një delegacion parlamentar të përbërë nga: Brane Petrushevski, Nikolla Konjanovski, Daniela Nikollova dhe Daniel Stojçevski, do të shënojnë 81-vjetorin e Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së, në Qendrën Memoriale KAÇKM në Pelincë:
Një delegacion shtetëror, i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, do të shënojë 2 Gushtin – Ilindenin, në Manastirin Prohor Pçinski.
Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari Antonijo Miloshoski, në përbërje: Beti Stamenkoska-Trajkoska, Sllavjanka Petrovska, Boban Karapejovski dhe Malisha Stankoviq, do të vendosë lule të freskëta në disa përmendore në Shkup.
Fillimin e kryengritjes së Ilindenit e shpallën kambanat në Krushevë në mesnatën përballë Ilindenit të vitit 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin dhe pas dy ditësh Nikolla Karev shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë president i saj. Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë.
Lajme nga vendi
ASH krahu i Arben Taravarit :Kredia hungareze, një diskriminim me vulë shtetërore

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, ka akuzuar qeverinë për mos transparencë në lidhje me ndarjen e mjeteve nga kredia Hungareze. Sipas Arben Halilit, në korrik të vitit të kaluar, qeveria e Maqedonisë së veriut nënshkroi një kredi prej 500 milionë eurosh me Hungarinë, një marrëveshje që u shit si shpëtim për ekonominë vendore. Sipas ASH-së, u premtua përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zhvillim rajonal dhe barazi në shpërndarjen e mjeteve.
“Sot, një vit më vonë, qytetarët po e shohin të vërtetën e hidhur: asnjë transparencë dhe zero llogaridhënie dhe përfitime vetëm për të afërmit e pushtetit, dhe vetëm për biznesin maqedonas. Nga 250 milionë euro të dedikuara për investime, deri më tani janë ndarë 125 milionë, por taksapaguesit nuk e dinë ku kanë shkuar këto mjete. Asnjë listë përfituesish, asnjë emër, vetëm numra abstraktë dhe fjalë boshe. E ndërsa qeveria flet për “zhvillim”, kompanitë shqiptare mbeten të përjashtuara. Kompanitë shqiptare nuk kanë përfituar as 10% të këtyre fondeve. Ky është diskriminim me vulë shtetërore. Një padrejtësi e planifikuar, e heshtur nga institucionet dhe e justifikuar me propagandë qeveritare” tha Arben Halili.
Nga kjo parti më theksojnë se nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë kësaj politike përjashtuese dhe kthimit në praktikat e të së kaluarës.
“ Ajo që shohim sot është një model i vjetër i diskriminimit, vetëm me fytyra të reja. Një qeveri që përdor kredinë hungareze për të forcuar klientelizmin dhe varësinë politike, ndërsa shqiptarët i konsideron të tepërt. Prandaj kërkojmë: – Publikimin urgjent të listës së plotë të përfituesve; – Sqarimin e qartë të kritereve të ndarjes së fondeve dhe projekteve të financuara; – Auditim të pavarur dhe publik të të gjithë procesit; Qeveria nuk mund të vazhdojë të luajë me dinjitetin e qytetarëve dhe të shesë propagandë me paratë e huazuara në emrin tonë. Nëse nuk keni çfarë të fshihni, atëherë publikoni në menyrë transparente listat. Kjo nuk është vetëm krizë ekonomike, është padrejtësi e institucionalizuar. Një borxh që shqiptarët nuk e morën, por do ta paguajnë. Dhe nëse sot heshtim, nesër do të jemi bashkëfajtorë me heshtjen tonë”
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve