Connect with us

Lajme nga vendi

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë raste të izoluara të paqëndrueshmërisë me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të ketë erëra të moderuara, herë pas here të forta nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 35 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Në disa pjesë të luginës do të ketë erëra të moderuara, herë pas here të forta nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 33 gradë.

Lajme nga vendi

FILIPÇE: MASA TË VONUARA – QYTETARËT TASHMË PAGUAJNË ÇMIMIN!

Published

on

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë dhe Kryeministrin Mickoski për implementimin e ngadaltë të masave ekonomike që do ta lehtësonin situatën financiare të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët tashmë po ndjejnë spiralen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë ushqimore.

“Çmimi i naftës tek ne është rritur për 34,5%, pra nga 71 në 95,5 denarë. Nga transporti dhe bizneset e kompanive, deri te ajo që qytetarët e ndjejnë më së shumti: shtrenjtimi i produkteve bazë ushqimore.

Para krizës, buka e bardhë prej 500 gramësh kushtonte 34 denarë, ndërsa tani në disa markete shkon në 47,5 denarë. Vaji nga 77,5 në 110 denarë. Vezët nga 220 në 290 denarë. Mielli nga 40 në 52,5 denarë, ndërsa qumështi me 3,2% yndyrë nga 67,5 në 82,5 denarë. Rritje drastike ka edhe te perimet dhe frutat: domatet nga 130 në 235 denarë, ndërsa mollët vendase nga 45 në 70 denarë.

Kjo është dëshmi se qytetarët janë lënë të përballen vetë me situatën. Se as kryeministri dhe as kushdo tjetër në qeveri nuk kanë vullnet – e jam i bindur se nuk kanë as kapacitet – për t’i ndihmuar qytetarët, për të hartuar dhe zbatuar masa që do t’i zbusnin këto goditje të çmimeve.

Ka pasur një rritje të pagës minimale prej 1.667 denarësh. Me këtë nuk arrihet asgjë. Shporta e konsumit ka arritur pothuajse në 68.000 denarë. Duke pasur parasysh se më parë është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe i ngrohjes qendrore, kjo rritje nuk sjell ndonjë përmirësim real – qytetarët nuk e ndjejnë atë në jetën e përditshme” – tha në një press-konferencë, lideri socialdemokrat Venko Filipçe.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KRYQËZIME PA SEMAFORË, RREZIK PËR VOZITËSIT DHE KËMBËSORËT

Published

on

Mungesa e semaforëve në kryqëzimet e bulevardit Vidoe Smilevski Bato po shkaktojnë aksidentë të shumëta në udhëkryqet që me rrugën tek kontrolli i vjetër teknik dhe tek rruga e kazermës së qytetit. Përveç mungesës së semaforëve, problem në vete del të jetë edhe mungesa e shenjave të komunikacionit të cilat janë dëmtuar nga aksidentet dhe më nuk janë zavendësuar. Qytetarët që banojnë dhe punojnë në këtë rajon thanë se janë dëshmitar të aksidenteve të shpeshta. Ata thonë se deri në vendosjen e semaforëve, aksidentet në këto dy pika nuk do të pakësohen pasi që edhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë është lartë.

Vozitësit ndërka thonë se vendosja e semaforëve në këto dy udhëkryqe do të thotë rritje e sigurisë edhe për ngasësit e veturave por edhe për këmbësorët.

Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të vetëdijshëm se pas depërtimit të bulevardit VS BATO deri në fshatin Poroj, dukshëm është rritur lëvizja e veturave në këtë pjesë. Nënkryetari Albi Qamili premton se për një periudhë të shpejtë kohore do të vendosen semaforët dhe me këtë ai pret që të zgjidhet ky problem.

Aksidente të shumëta kanë ndodhur në këto dy udhëkryqe që nga lëshimi në përdorim i bulevardit VS Bato, sidoms pas asfaltimit deri rrugën rajonale që lidh Tetovën me Jazhincën.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“MINUTAT” SHKAKTOJNË KAOS NË TRAFIKUN E QYTETIT TË TETOVËS

Published

on

Vetëm 1 minut apo 2 minuta. Kështu bllokohen rrugët në Tetovë. Parkingu paralel po del të jetë faktori më ngulfatës i trafikut në Qytetin e Tetovës. Këto pamje që i shihni janë përditshmëri në qendër të qytetit. Në vendin ku trafiku duhet të lëviz lirshëm, kur gjinden shumica e institucioneve, veturat ngecin për kohë të gjatë. Probelm në vete del të jetë edhe për ata që paguajn parking në vendet e dedikuara dhe më pas nuk mund të dalin nga parkingu për shkak të shoferëve të papërgjegjshëm që parkojnë veturat paralelisht.

Nga Komuna e Tetovës, përveç apeleve për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe shtim të kontrolleve të policisë së trafikut, thonë se po tentojnë të gjejnë edhe zgjidhje permanente për këtë dukuri negative në qytetin e Tetovës.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se është krijuar një komision që do të punojë për deketimin e hapësirave të reja për paking me çka pritet të 4 fishohet numri i vendeve për parking.

Ai shpreson që me këtë projekt, të zgjidhet problemi edhe me parkingun paralel.

Komisioni i formuar për këtë çështje pritet që të vendos edhe për rrugët më problematike në qytetet, në ndryshimin e regjimit të komunikacionit dhe vendosjen e rregullave të reja të qarkullimit në Tetovë. Vendimet e këtij komisioni pritet që të publikohen javën e ardhshme, pasi që i njëjti është gati por është derguar për përkthim thonë nga Komuna e Tetovës.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat