Connect with us

Lajme nga vendi

Deshi t’ua blinte veturën Audi, Shkupjani thotë se u mashtruar nga dy tetovarë

Published

on

Një 33-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në Policinë e Tetovës se është mashtruar gjatë blerjes së një veture Audi A6 nga një 36-vjeçar nga Tetova, përcjell TV21. Sipas raportimit, pasi shkupjani kishte paguar shumën e parave, të njëjtit i ishte refuzuar që ta merrte veturën mbi vete në noter.

“Më 06.08.2025 në ora 15:30 në SPB Tetovë, një 33-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se ishte mashtruar nga S.A. dhe E.B.(36), të dy nga Tetova. Sipas raportit, një ditë më parë ata ishin marrë vesh që ai të blinte një automjet “audi a6″ nga E.B. për një shumë prej 24,080 eurosh, dhe pasi i kishte paguar paratë në një këmbimore, shkuan te noteri për t’ia transferuar automjetin në emrin e tij. Siç është raportuar, pastaj E.B. refuzonte t’ia transferonte automjetin derisa paratë të transferoheshin në llogarinë e tij si kriptovaluta dhe thoshte se nuk e njihte personin S.A. për të cilin më parë kishte thënë se ishte nipi i tij dhe i njëjti ishte larguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lajme nga vendi

Revizion, u keqpërdorën 2 milionë euro – s’dihet se ku u tretën për rregullimin e sallës për Samitin e OSBE në vitin 2023

Published

on

Sipas raportit të fundit të punës së Entit Shtetërorë për Revizion për Qendrën Sportive-Rekreative “Boris Trajkovski”, është konstatuar se nuk ekziston asnjë evidencë se si qendra për sport dhe rekreacion ka përfituar nga tenderët e Ministrisë së Punëve të Jashtme për përmirësimin e ambientit të jashtëm në funksion të pritjes së delegacioneve gjatë Presidencës së OSBE-së në Shkup në vitin 2023.

Gjatë presidencës së RMV me OSBE-në (30 nëntor – 1 dhjetor 2023), sipas udhëzimit të Qeverisë, Qendra për sport dhe rekreacion iu ofrua Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’u ndihmuar dhe për të bërë adaptime dhe rregullime të jashtme për nevojat e eventit. Më pas, MPJ pagoi për disa kontrata të furnizimit publik në vlerë 124.234 mijë denarë. Sipas revizionit, nuk u paraqitën raporte zyrtare nga MPJ që të konfirmonin punimet e realizuara dhe mjetet e instaluara që tani janë në posedim të Qendrës për sport dhe rekreacion. Gjithashtu, nuk janë zbatuar dispozitat e marrëveshjes së bashkëpunimit: punimet dhe pajisjet e instaluara ende nuk janë marrë në përdorim nga Qendra për sport dhe rekreacion.

Raporti gjithashtu evidenton mosfunksionimin e sistemit të ngrohjes së pishinës brenda objektit:

Revizioni vë në dukje pasiguri për funksionimin e ardhshëm të “sistemit diellor” (solare) – që përfshin panele diellore dhe pompa ngrohëse për pishinë. Ministria ka paguar për këtë sistem 25.945 mijë denarë, por sipas dokumenteve financiare të Qendrës për sport dhe rekreacion, vlera aktuale e tij është 2.856 mijë denarë. Sistemi u vendos në përdorim në vitin 2014 dhe ka funksionuar me ndërprerje deri në vitin 2023, por për shkak të defekteve teknike në panelet, ai tashmë nuk funksionon. Nuk është propozuar ndonjë zgjidhje alternative për riparim ose zëvendësim.

Një shqetësim tjetër i rëndësishëm është mbyllja e akua-parkut brenda Qendrës:

Advertisement

Në vitin 2024, akua-parku u mbyll për arsye ekonomike dhe për shkak të skadimit të periudhës së garantimit – 10 vjet për pajisjet dhe instalimet. Gjatë kësaj periudhe, kontraktuesit garantojnë cilësinë e punimeve.

Në përfundim, Enti Shtetërorë për Revizion thekson se ka edhe të tjera mangësi dhe mos-përputhje, dhe kërkon që autoritetet përgjegjëse të ndërmarrin hapa për t’i adresuar.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjoba ndaj 46 vozitësve të trotinetëve elektrikë në RMV

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 698 gjoba në komunikacion.

Sipas MPB-së, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar dënime për 46 vozitës të trotinetëve elektrikë.

“Dje janë shqiptuar gjoba për 27 pjesëmarrës në trafik për mosvendosje të rripit të sigurisë, 24 drejtues automjetesh janë sanksionuar për përdorim të telefonit celular gjatë ngasjes, ndërsa janë marrë 49 masa ndaj drejtuesve të motoçikletave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.

Shtesë, janë evidentuar gjashtë raste të kalimit në semafor të kuq, si dhe janë shqiptuar madje 46 urdhërpagesa për drejtues të trotinetëve elektrikë për shkelje të trafikut dhe janë përballur me gjobat e parashikuara me ligj”, thonë mes tjerash nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

Published

on

Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës:

-në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A.  L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje.

Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Më të lexuarat